
REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ
KĖSHILLI I MINISTRAVE
PROJEKTVENDIM
NR. 144, DATĖ 8.3.2006
Nė mbėshtetje tė
nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė neneve 9, 56, 63 tė ligjit 7952 datė 21.06.1995
Pėr sistemin arsimor parauniversitar, tė ndryshuar, me propozim tė ministrit
tė Arsimit dhe Shkencės, Kėshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1.
Ministria e Arsimit dhe Shkencės miraton tekste shkollore
alternative pėr arsimin parauniversitar, tė cilat konkurojnė nė kushtet e
barazisė sė plotė me pėrzgjedhje nga pėrdoruesit. Kriteret dhe procedurat pėr
kėtė proces pėrcaktohen me udhėzim tė ministrit.
2.
Ministria Arsimit dhe Shkencės nuk ushtron mė funksione
botimi, shtypjeje dhe shpėrndarjeje tė librit
shkollor, si dhe pėrdorim tė fondeve tė subvencionit drejtpėrdrejt nė procesin
e prodhimit tė teksteve shkollore.
3.
Procesi i botimit, shtypjes dhe shpėrndarjes sė teksteve
shkollore tė arsimit parauniversitar do tė bėhet nga shtėpitė botuese.
4.
Vlerat e pėrcaktuara si subvencion nuk do tė pėrdoren
drejtpėrdrejt pėr uljen e ēmimeve tė teksteve, por nga pėrdoruesi, me qėllim qė
ai tė pėrballojė diferencėn e ēmimit tė shitjes.
5.
Nė rastet e subvencionimit tė teksteve shkollore, fondet e
miratuara pėr kėtė qėllim, Ministria e Arsimit dhe Shencės i kalon nė pėrdorim
tė drejtpėrdrejtė tė shkollės/pėrdoruesit.
6.
Pėr shkollat e arsimit bazė dhe shkollat e mesme, nė qendėr bashkie dhe
nė qendėr komune ose, sipas rastit, pėr ēdo
shkollė ose grup shkollash, tė ēelen numra llogarie pranė degėve tė thesarit nė
rrethe.
7.
Pėr tė gjitha shkollat e tjera, 9-vjeēare dhe tė mesme, qė
nuk ndodhen nė qendėr bashkie ose nė qendėr komune, si dhe shkollat e tjera, qė
nuk kanė standardet dhe infrastrukturėn e nevojshme pėr tu mundėsuar ēelja e
llogarive buxhetore, ky proces do tė realizohet pėrmes llogarisė buxhretore tė
zyrės arsimore rreth.
8.
Masa e subvencionit, do tė likuidohet nga pėrdoruesi, nė
llogarinė e shtėpisė botuese, pas dorėzimit tė teksteve tė porositura.
9.
Procedurat e pėrdorimit tė fondeve buxhetore, tė miratuara
pėr subvencion, pėr blerjen e teksteve shkollore, pėrcaktohen me Udhėzim tė
pėrbashkėt tė ministrit tė Arsimit dhe Shkencės dhe ministrit tė Financave.
10.
Ngarkohet Ministria e
Arsimit dhe Shkencės pėr zbatimin e kėtij vendimi.
11.
Pika 1 e VKM nr.136, datė
7.3.2003 Pėr shpėrndarjen e teksteve shkollore tė arsimit parauniversitar dhe
pika 1, e vendimit nr.237, datė 23.04.2004, tw Kwshillit tw Ministrave, Pėr
shtypjen dhe shpėrndarjen e teksteve shkollore tė arsimit parauniversitar pėr
vitin shkollor 2004-2005, si dhe tė gjitha aktet nėnligjore, tė cilat bien nė
kundėrshtim me kėtė vendim, shfuqizohen.
Ky
vendim hyn nė fuqi pas botimit nė Fletoren Zyrtare.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
MINISTRI I ARSIMIT DHE
SHKENCES
GENC
POLLO