Tabela e Pėrmbajtjes
Master Plani
pėr Programin e E-Shkollave nė Shqipėri
Teknologjitė e Infromacionit dhe Komunikimit dhe Arsimi
Ministria e
Arsimit dhe Shkencės
Partnerėt qė
nuk janė tė fushės sė TIK
Mbėshtetja e
Partnerėve tė Zhvillimit
Plani dhe
strategjia e pėrgjithshme
Laboratorėt e
Kompjuterave dhe Pajisjet
Rrjetet dhe
Lidhja me Internetin
Programet Trajnimesh tė Mėsuesve dhe Nxėnėsve
Financimi i shpenzimeve kapitale: programi
adopto-njė-shkollė
Financimi i shpenzimeve operacionale: kapaciteti i
gjenerimit tė tė ardhurave
Plani i Punės,
njė pėrqasje me etapa
Fushata e Marrėdhėnieve me Publikun
|
CTA |
- Kėshilltar Teknik Ndėrkombėtar |
|
ECDL |
- Patenta Evropiane e Kompjuterit |
|
QSH |
- Qeveria Shqiptare |
|
ICDL |
- Patenta Ndėrkombėtare e Kompjuterit |
|
- Teknologjia e
Informacionit dhe Komunikimit |
|
|
TIKZH |
- Teknologjia e
Informacionit dhe Komunikimit pėr Zhvillim |
|
ISP |
- Ofrues i Shėrbimit tė Internetit |
|
TI |
- Teknologjia e Informacionit |
|
MASH |
- Ministria e
Arsimit dhe Shkencės |
|
MM |
- Memorandum Mirėkuptimi |
|
KM |
- Kryeministri |
|
PPP |
- Partnerite Publiko-Private |
|
TF |
- Task Forca |
|
PNUD |
- Programi pėr Zhvillim i Kombeve tė Bashkuara |
|
UNICEF |
- Fondi pėr
Fėmijėt i Kombeve tė Bashkuara |
|
UPS |
- Furnizues i Perkohshėm Energjie |
|
USAID |
- Agjencia e Shteteve tė Bashkuara pėr Zhvillim Ndėrkombėtar |
|
BB |
- Banka Botėrore |
|
GP |
- Grupi i Punės |
|
|
|
Zyra e
Kryeministrit tė Qeverisė Shqiptare, Kėshilli i Ministrave dhe Ministria e
Arsimit dhe Shkencės janė pėrkushtuar pėr tė ofruar standarte tė cilėsisė sė
lartė dhe mundėsi mė tė mėdha nė fushėn e arsimimit pėr nxėnėsit
shqiptarė. Arsimi konsiderohet nė mbarė
botėn si ēelėsi pėr nxitjen e rritjes ekonomike dhe lehtėsimin e varfėrisė si
nė nivel vendor ashtu edhe nė nivel kombėtar. Teknologjitė e Informacionit dhe
Komunikimt janė veēanėrisht tė rėndėsishme nė shtetet ku segmente tė popullsisė
kanė disavantazhe nė arsimim apo jetojnė nė zona rurale, siē ėshtė edhe rasti i
Shqipėrisė. Pėr tė rinjtė arsimimi rrit
mundėsitė e punėsimit dhe pėrmirėson kushtet e tyre sociale-ekonomike. Nė njė botė qė sa vjen e mė shumė po
orientohet drejt teknologjisė dhe globalizimit, kuptimi, pėrdorimi dhe krijimi
i kulturės sė Teknologjive tė Informacionit dhe Komunikimit (TIK) ėshtė bėrė
njė faktor shumė i rėndėsishėm qė mundėson arsimimin e nxėnėsve me njė edukim
mė bashkohor dhe realist, ēka nga ana tjetėr siguron forca pune me aftėsi tė
pėrvetėsuara tė gatshme pėr tu pėrballur me sfidat e zhvillimit.
Qėllimi kryesor
i Programit tė E-shkollave ėshtė tė mundėsojė lidhjen me Internetin tė tė
gjitha shkollave publike nėntė vjeēare dhe tė mesme, ti pajisė ato me
laboratorė kompjuterash, si dhe tė trajnojė mėsuesit pėr ti menaxhuar ato dhe
pėr tė dhėnė mėsim me njė kurrikulum bashkohor.
Ky Program adreson nė mėnyrė tė drejpėrdrejtė hendekun nė marrjen e
informacionit nė arsimin nėntė vjeēar dhe atė tė mesėm, si dhe mbėshtet
nxėnėsit e sotėm, qytetarėt e tė nesėrmes pėr tė pėrvetėsuar aftėsitė
bashkohore tė teknologjive tė informacionit dhe komunikimit. Gjithashtu ky program krijon njė mjedis
nėpėrmjet tė cilit nxėnėsit, pavarėsisht nga
vendndodhja e tyre nė zona rurale apo urbane, mund tė kenė akeses nė
TIK, si edhe ofron mbėshtetje pėr kurrikulat kombėtare tė shkollave nėpėrmjet
trajnimeve nė aftėsitė e kėrkuara nga tregu aktual i punės. Pėr tė mbėshtetur kėtė program ėshtė
nėnshkruar njė Memorandum Mirekuptimi me Programin e Zhvillimit tė Kombeve tė
Bashkuara pėr tė asistuar nė menaxhimin teknik tė tij.
Duke iu
pėrgjigjur nevojave tė komunitetit dhe aspiratave kombėtare, programi
gjithashtu hap dyert pėr mundėsi tė tjera zhvillimi qė TIK i ofron
komuniteteve, duke i lidhur ata me sektorin privat, shėrbimet sociale si dhe
tregjet, ndėrkohė qė i ofron dhe pėrforcon informacionin rreth njė sėrė
ēėshtjesh tė lidhura me zhvillimin e vendit.
Pėr kėtė arsye, Programi i E-shkollave do tė mobilizojnė partneritetet
dhe burimet duke ndjekur njė model i cili do tė krijojė tė ardhura dhe
kapacitet drejtues nė mbėshtetje tė laboratorėve nėpėr shkolla.
Pėr rrjedhojė,
Programi i E-shkollat ka nė qendėr zhvillimin dhe do tė mbėshtesi
drejtpėrsėdrejti aspiratat e Shqipėrisė pėr integrimin nė Bashkimin Evropian,
jo vetėm duke siguruar standarte tė larta arsimore por gjithashtu edhe
nėpėrmjet mundėsive qė teknologjitė e komunikimit si p.sh. Interneti ju ofrojne
individėve, si pėr shėmbull mėsuesve, nxėnėsve dhe pjesės tjetėr tė
popullėsisė, si dhe ti ofrojė atyre njohuri dhe mundėsi sociale e ekonomike
pėrtej asaj qė ėshtė e disponueshme nė mjediset e tyre. E-shkollat do tė mundėsojė pėrvetėsimin e
aftėsive shumė tė nevojshme pėr sektorė tė ndryshėm qė nga korporatat e deri nė
qeveri, qė nga tregtia e deri nė investime, etj. Ky moment pėrbėn thelbin i krijimit tė njė
Shoqėrie tė Infromacionit e parashikuar nė Strategjinė Kombėtare tė TIK, tashmė
e formuluar nga qeveria.
Nė Shqipėri,
Ministria e Arsimit dhe Shkencės ka nen juridiksion mbi 2,125 shkollat
ekzistuese, ndėrkohė qė pushteti lokal ka jurudiksion nė menaxhimin e secilės
shkollė. Sistemi shkollor ndahet nė 1749 shkolla nėntė vjeēare dhe 376 shkolla
tė mesme. Shkollat e mesme ndahen nė disa kategori funksionale, pėrfshi kėtu
Shkollat e Mesme te Pėrgjithshme, Shkollat e Mesme Teknike, Shkollat e Mesme
Sociale Kulturore, etj. Nė disa shkolla, sistemi nėntė vjeēar dhe ai i mesėm
janė tė kombinuar nė njė godinė tė vetme.
Janė afėrsisht
138,428 nxėnės dhe 7,780 mėsues nė sistemin e shkollave tė mesme, si dhe
450,582 nxėnės e 25,556 mėsues nė sistemin nėntė vjeēar. Qytetet me mė shumė shkolla janė Tirana,
Shkodra, Elbasani, Vlora dhe Fieri. Parė
nga kėndvėshtrimi arsimor, vetėm mė pak sė njė e treta e shkollave tė mesme nė
Shqipėri kanė nisur procesin e kompjuterizimit. Falė pėrpjekjeve tė Ministrisė
sė Arsimit dhe Shkencės dhe Cooperazione Italiana rreth 110 shkolla tė mesme
janė llogaritur tė pajisen me kompjutera deri nė fund tė semestrit tė dytė tė
2006. Zyra e Cooperazione Italiana nė
Shqipėri ka financuar pajisje kompjuterike dhe shėrbim Interneti pėr 30 shkolla
tė mesme nė tė gjithė vendin pėr laboratorėt e kompjuterave pėr fazėn e parė. Si
pjesė e kėtij programi, nė fazėn e dytė pritet qė dhe 30-50 shkolla tė tjera tė
mesme tė pajisen me laboratorė kompjuterash dhe shėrbim Interneti gjatė vitit
2006. Ka filluar trajnimi i 140 mėsuesve
tė informatikės dhe nė fazėn e dytė do tė ofrohet trajnim pėr mėsuesit e
informatikės nė kėto shkolla. Sistemi i
trajnimit do tė kryhet nė formė kaskade ku pritet tė trajnohen rreth 1200
mėsues. Pėrveē kėsaj, edhe 34 shkolla tė
tė mesme tė pėrgjithshme dhe profesionale, janė plotėsuar me laboratorė
kompjuterash, kjo si pjesė e investimit tė bėrė nga vetė Ministria e Arsimit
dhe Shkencės. Me buxhetin e parashikuar,
gjatė vitit 2006, pritet tė pajisen dhe 30 50 shkolla tė tjera tė mesme.
Gjithsesi,
kapaciteti arsimor i shkollave nė Shqipėri mbetet i ulėt duke qenė se pak
mėsues janė trajnuar pėr tė dhėnė mėsim pėr kompjuterin dhe deri mė sot nuk ka
akoma njė kurrikula tė plotė pėr TIK. Sistemi
shkollor nėntė vjeēar nuk kryen mėsime kompjuteri dhe pėr rrjedhojė nuk ka
mėsues tė trajnuar pėr ta bėrė kėtė. Nė Shqipėri, kompjuteri mėsohet zakonisht
nėpėrmjet qendrave mėsimore tė kompanive private. Nxėnėsit kur largohen nga sistemi shkollor
nuk kanė pėrfituar nga teknologjia dhe aplikimet kompjuterike, duke humbur
kėshtu shumė vite tė cmuara nė edukimin dhe formimin e aftėsive tė tyre tė
cilat janė kaq tė rėndėsishme pėr tė garantuar njė punė tė mirė nė jetė. Ky program adreson kėtė hendek arsimor duke
krijuar mjedisin e TIK, pasi Shqipėria duhet tė trajnojė qytetarėt e saj tė sė
ardhmes.
Ka dy probleme
tė tjera tė rėndėsishme qė lidhen me efektivitetin e pėrdorimit tė TIK nė
proceset mėsimore nė shkolla, por qė nuk mbulohen nga ky Master Plan. E para lidhet me krijimin e njė pėrmbajtjeje
dixhitale tė pėrshtatshme nė gjithė formatet e mundshme duke filluar me direktoritė
e thjeshta me lidhje faqesh elektronike shkencore-edukative nė Internet. E dyta ka tė bėj me krijimin e Rrjetit
Shqiptarė pėr Edukim dhe Kėrkim qė do ndėrlidhte gjithė universitetet dhe
qėndrat kėrkimore.
Pėrkushtimi mė
i madh ndaj zhvillimit ka me vete edhe pėrgjegjshmėrinė e rėndėsishme tė
vendim-marrėsve pėr tė siguruar qė burimet e pėrcaktuara dhe pėrpjekjet e bėra
tė kenė njė efekt sa mė tė madh. Nė
Shqipėri ky pėrkushtim i nivelit tė lartė si dhe vullneti politik ekzistojnė
pėr tė siguruar sukses dhe vetė Kryeministri drejton kėtė pėrpjekje tė
rėndėsishme. Dhe nė kėtė pikė,
pėrkushtimi i nivelit mė tė lartė ėshtė cka siguron sukses. Nė rastin e arsimit kjo ėshtė edhe mė e
theksuar. Arsimi ėshtė njė investim afatgjatė nė kapacitetin e nxėnėve nė
mėnyrė qė ata tė bėhėn qytetarė produktivė nė jetėn e tyre tė mėvonshme.
Ndėrkohė qė sot TIK ėshtė celėsi kryesor pėr tė hapur dyert e vlerave tė
shtuara nė produktivitetin e njė individi, investimi nė arsim rekuperohet nė mėnyrė
jo tė drejperdrejtė dhe nė njė hark kohor nga pesė deri nė dhjetė vjet. Pėr
rrjedhojė, lidershipi dhe vizioni afatgjatė duhet tė jenė prezentė pėr njė kohė
tė gjatė pėrgjatė njė analize strategjike rreth mėnyrave se si nxėnėsit qė kanė
pėrvetėsuar TIK mund tė integrohen mė vonė nė punė. Kjo pėrfshin mundėsitė e tregut dhe njė
mjedis me politika sociale e mundėsuese qė pėrfiton plotėsisht nga njė krah
pune mė shumė i shkolluar.
Qeveria
Shqiptare (QSH) ka pėrcaktuar si njė nga prioritetet kryesore te saj
pėrmirėsimin e sistemit shkollor nė vend. QSH synon tė modernizojė sistemin
arsimor dhe ta bėjė atė mė efikas dhe produktiv pėr tregun dhe pėr vendin. Njė
pjesė shumė e rėndėsishme e programit tė Qeverisė pėr sistemin arsimor ėshtė kompjuterizimi
i tė gjithė shkollave nėntė vjeēare dhe tė mesme nė vend. Zyra e Kryeministrit ka marrė njė rol
kryesues qė nė ditėt e para nė nisjen, nxitjen dhe fillimin e kėtij programi.
Vetė Kryeministri ėshtė pėrfshirė nė disa diskutime me aktorėt kombėtarė dhe
ndėrkombėtarė pėr mobilizimin e mbėshtetjes sė nevojshme pėr realizimin e
programit. Kryeministri ka lėshuar gjatė
gjysmės sė parė tė muajit nėntor njė urdhėr pėr Krijimin e njė Grupi Pune ndėr
Institucional pėr Pėrgatitjen e Master Planit pėr Zgjerimin e TIK nė tė gjithė
Sistemin Shkollor. Ky Grup Pune
pėrbėhėt nga 14 ekspertė nga ministritė kryesore, ekspertė nga organizata
ndėrkombėtare, shoqėria civile dhe akademikė. Ky grup pune kryesohet nga Zėvendės
Ministri i Arsimit dhe Shkencės dhe mblidhet rregullisht pėr pėrgatitjen e
versionit final tė Master Planit dhe pėr tė kėshilluar dhe mbikqyrur zbatimin e
tij.
Minsitria e
Arsimit dhe Shkencės, duke qenė se ka peshėn kryesore nė kėtė nismė, ėshtė
pėrcaktuar pėr tė drejtuar programin dhe pėr tė asistuar aktivitetet e tij nė
aspektet teknike e financiare. Minsitria tashmė ka krijuar:
Pėrfshirja e
Ministrisė pėr kompjuterizimin e tė gjitha shkollave shprehet gjithashtu nė
terma financiarė duke alokuar njė shumė tė konsiderueshme pėr kėtė iniciativė. Ministria
ka plane konkrete pėr reformimin e institucioneve tė saj tė trajnimit dhe pėr
vėnien e tyre nė punė nė mėnyrė mė efikase pėr tė trajnuar mėsuesit pėr
teknologjitė kompjuterike.
Ministritė e
tjera qė do tė pėrfitojnė nė mėnyrė indirekte nga rezultatet e kėtij programi
dhe qė duhet gjithashtu tė pėrfshihen nė tė pėr njė zbatim tė sukesshėm janė:
Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjisė, Ministria e Turizmit, Kulturės,
Rinisė dhe Sporteve, Ministria e Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit,
Ministria e Punė, Cėshtjeve Sociale dhe Mundėsive tė Barabarta dhe Ministria e
Brendėshme. Bashkėpunimi dhe konsultimi i ministrive tė sipėr pėrmendura janė
shumė tė rėndėsishme pėr suksesin e programit.
Roli i pushtetit vendor ėshtė i njė rėndėsie shumė tė madhe nė procesin e
zbatimit dhe vecanėrisht nė krijimin e njė mjedisi mbėshtetės dhe tė
qėndrueshėm pėr tė ardhmen pėr gjithė investimin qė do tė bėhet nė shkollat
nėntė vjeēare dhe tė mesme. Eshtė e
nevojshme qė gjatė cdo hapi tė zbatitmit tė kėtij programi tė ketė njė
bashkėpunim dhe partneritet tė ngushtė me Ministrinė e Brėndshme, nėn tė cilėn
qėndron dhe ish Ministria e Pushtetit Vendor. Njė pėrfaqėsues i kėsaj Ministrie
merr pjesė nė Grupin e Punės dhe ofron asistencėn e tij si dhe vė qėllimet e
kėsaj nisme nė njė linjė me ato tė ministrisė.
Pėrfshirja dhe angazhimi i sektorit privat ėshtė njė pikė kyce nė
realizimin dhe qėndrueshmėrinė e programit.
Nga takime dhe bisedime paraprake qė janė bėrė me pjesė tė ndryshme tė
sektorit privat ėshtė siguruar mbėshtetje nė forma tė ndryshme. Kompanitė mė tė mėdha nė vend nė tregun e
pajisve kompjuterike kanė ofruar cmime tė reduktura pėr kėtė program pėr
pajisjet qė tregtojnė. E rėndėsishme ėshtė edhe gadishmėria qė kanė treguar
ISP-te (kompani qė ofrojnė shėrbim Interneti) kryesore nė vend pėr tė kontribuar me infrastrukturėn dhe
ekspertizėn e tyre.
Menaxheret e
Internet kafeve dhe pronarėt e tyre mund tė bėhen partnerė aktivė tė biznesit
pėr mirėmbajtjen dhe funksionimin e laboratorėve tė kompjuterave pėr nevoja tė
komunitetit pas pėrfundimit tė mėsimit.
Ata kanė ekspertizėn e mbledhur gjatė kėtyre viteve pėr tė drejtuar laboratorė
tė tillė dhe pėr tė gjeneruar tė ardhura nga to. Nga njė studim i shpejtė i
bėrė me Internet Kafetė nė Tiranė, ėshtė parė njė dėshirė e madhe pėr tė
mbėshtetur programin si dhe shumė interes pėr tu pėrfshirė nė funskionimin e
laboratorėve tė kompjuterave pas pėrfundimit tė mėsimit. Ky lloj partneriteti mund tė konsiderohet si
njė mekanizėm shumė i fuqishėm pėr qėndrueshmėrinė e investimit tė bėrė nga
programi.
Bankat kanė
shprehur interes tė madh pėr tu bėrė partnerė tė kėtij programi. Madje ka banka qė kanė shprehur gadishmėri nė
bashkėpunim mė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės pėr tė financuar laboratorė
kompjuterash pėr disa shkolla tė ndryshme tė vendit.
Interesi i
shprehur nga bankat lidhet me faktin qė laboratorėt e kompjuterave mund ti
shėrbejnė komunitetit dhe bankave pėrmes rrjetit tė shkollave nė tė gjithė
vendin mund tė zgjerojnė sherbimin e veprimeve bankare elektronike tė cilat
mund tė aksesohen nga mė shumė klientė. Bankat janė tė gatshme tė mbėshtesin
aktivitetet komunikuese dhe ndėrgjegjėsuese si dhe tė kontribuojė pėr botimin e
manualeve dhe materialeve promocionale.
Mbėshtetja e partnerėve tė zhvillimit pėr
sektorin e arsimit ka qėnė prezente nė Shqipėri menjėherė pas ndryshimeve
sociale e politike nė vitin 1990. Pėrsa
i pėrket ēėshtjeve qė kanė lidhje me TIK, pothuajse asnjė projekt/ndėrhyrje nuk
i ka vendosur ato si objektiva kryesore. Ēėshtje tė tilla janė adresuar
zakonisht si elementė tė projekteve tė ndryshme.
Disa organizata ndėrkombėtare janė pėrfshirė edhe
mė parė nė programe pėr trajnimet e mėsuesve dhe zhvillimin e pėrmirėsimin e
kurrikulave bashkėkohore. Organizatat
ndėrkombėtare, agjencitė e ndryshme tė zhvillitmit dhe organizata tė tjera
jo-qeveritare zotėrojnė pėrvoja tė ndryshme nė mbėshtetjen e sektorit arsimor
nė tė kaluarėn dhe pėrfshirja e tyre do tė kėtė shumė peshė nė suksesin e kėtij
programi.
Nėpėrmjet njė pėrqasje tė integruar menaxhimi efikas dhe transparent tė
prokurimeve dhe kapaciteteve, programi do tė fillojnė menjėherė tė pajisi
shkollat me laboratorė kompjuterash dhe lidhje me Internetin. Si hap i parė qė pėrfshin periudhėn deri nė
fund tė 2006, pritet rreth 65% -75% nxėnės tė shkollave
tė mesme dhe 5% -10% nxėnės tė shkollave nėntė vjeēare tė kenė mundėsi pėr tė
ndėrvepruar me TIK. Pėrqindja e nxėnėsve qė do tė kenė akses nė TIK do tė
rritet nė sė paku 90% nė shkollat e mesme dhe 40% - 50% nė shkollat nėntė
vjeēare gjatė vitit 2007, dhe pjesa e mbetur do tė kompletohet deri nė fund tė
vitit 2008. Qė kjo tė bėhet realitet do
tė pėrdoret master plani i mėposhtėm i dhėnė nė vija tė pėrgjithshme:
Nė mėnyrė qė
E-shkollat tė bėhen realitet duhet tė hartohen politika dhe udhėzime (akte,
urdhėra, dekrete, etj) qeveritare tė cilat krijojnė njė mjedis tė qėndrueshėm
brenda sistemeve arsimore nė mėnyrė qė shkollat tė vetė-financohen. Qeveria do tė shikojė mundėsinė pėr tė
inkurajuar dhe lehtėsuar biznesin privat pėr tu bėrė pjesė e kėtij
programi. Kėto udhėzues do tė vihen nė
zbatim nėpėrmjet njė Task Force (shih mė poshtė nė kėtė dokument):
A) Vendosja e objektivave arsimore tė TIK nė
shkolla;
B) Vendosja e marrėdhėnieve me partnerėt e
zhvillimit pėr tė mbėshtetur objektivat e MASH;
C) Vendosja e pėrgjegjėsive dhe marrėdhėnieve
nė ministritė e linjės tė cilat janė tė angazhuara me programin, duke pėrfshirė
kėtu mbėshtetjen, subvencionet, etj;
D) Mbėshtetja e menaxhimi i laboratorėve
kompjuterik nga shkollat apo ndėrmarrjet lokale, gjenerimi i tė ardhurave, etj;
E) Vendosja e standarteve pėr pajisjet,
rrjetat dhe aplikimet;
F) Vendosja e pikave tė referimit dhe
treguesve pėr monitorimin dhe rivendosjen nė linjė tė programit;
G) Vendosja e prioriteteve financiare dhe
shpenzimeve tė buxhetit.
Ministria e
Arsimit dhe Shkencės, nėpėrmjet partnerėve tė saj, do tė pėrgatisė dhe
pėrmirėsojė modelin bazė pėr pajisjen e shkollave me kompjutera. Kjo do tė pėrfshijė njė numėr kompjuterash
pėr ēdo shkollė tė mesme dhe nėntė vjecare, tė
organizuar nė njė laborator kompjuterash me rrjet dhe lidhje Interneti. Madhėsia e laboratorėve do tė jetė nė varėsi
tė numrit tė nxėnėsve pėr cdo shkollė.
Ky plan nuk do tė merret me specifikimet dhe standartet teknike, por do
tė tregohet kujdes qė pajisjet e instaluara nė shkolla tė jenė tė pėrdorshme
dhe tė pėrmirėsueshme nė linjė me standarted aktuale ndėrkombėtare. Ngritja e
laboratorėve nė shkolla duhet tė favorizojė kompjuterat dhe pjesėt e tjera me
konsum tė ulėt elektrik pėr tė siguruar qė ngarkesa totale elektrike ėshtė e
pėrshtatshme pėr vendin ku do tė instalohen laboratorėt. Atje ku do tė jetė e nevojshme, duhet tė
konsiderohen laptopėt apo monitorė LCD.
Lidhja me Internetin sė bashku me mirėmbajtjen e kompjuterave pėrbėn njė
prej kostove operacionale mė tė larta tė programit. Pėr kėtė arsye, lidhja me Internetin do tė
vlerėsohet me kujdes ose si njė blerje nė sasi tė mėdha nga njė apo mė shumė ofrues, ose, nėse ėshtė e pėrshtatshme
financiarisht, si zbatimi i njė rrjeti tė dedikuar tė njė sistemi
shkollor. Lidhja me Internetin mund tė
ofrohet nėpėrmjet lidhjeve fikse ose ato pa tel. Nė zonat ku kjo nuk ėshtė e
mundur duhet tė konsiderohen lidhjet nėpėrmjet telefonit, ose nėse kostot ulen
nga volumi i blerjeve, nėpėrmjet lidhjeve satelitore.
Pėr shkak tė
kufizimeve aktulale tė energjisė nė disa zona nė Shqipėri, do tė tregohet
kujdes pėr tė siguruar sisteme mbėshtetėse tė bazuara nė Furnizues tė
Pandėrprerė tė Energjisė (UPS) apo bateri e inverter. Do tė konsiderohet sipas
nevojės edhe pajisja me gjeneratorė.
Ēdo rrjet nė
shkollė do tė pajiset me aplikacione open source (aplikacione falas) ose
komerciale, pėrfshi kėtu programet pėr pėrpunimin e tekstit, aplikimet e
vizatimit, etj, si dhe aplikimet e Internetit pėrfshi kėtu browser-at dhe
postėn elektronike.
Programi
mėsimor i ECDL apo certifikimeve tė tjera pėr trajnimet bazė, tė avancuara dhe
specifike pėr trajnimin e mėsuesve jepen nė njė dokument tė veēantė.
Ndėrmarrja e njė fushatė efektive tė mbledhjes sė burimeve pėr tė siguruar
mbėshtetje pėr shpenzimet kapitale pėr zgjerimin e laboratorėve pėr shkolla
shtesė pėrtej periudhės fillestare tė zbatimin ėshtė tepėr e rėndėsishme. Fushata e mbledhjes sė burimeve do tė
bashkojė mbėshtetės nga komuniteti i donatorėve, qeveria, sektori privat,
institucionet financiare dhe shoqėria civile. Kjo mbėshtetje do tė synojė tė
bashkė-financojė shpenzimet qė lidhen me zgjerimin e laboratorėve tė
kompjuterave.
Nė mėnyrė pėr tė siguruar fonde pėr buxhetin e mėsipėrm, partnerėt e
zhvillimit, donatorėt, kompanitė dhe indviditėt ftohen qė tė adoptojnė njė ose
mė shumė shkolla. Paketat e adoptimit do tė bazohen mbi tipin e shkollės sė
mbėshtetur dhe do tė pėrfshijnė kostot administrative deri nė masėn 6%. Paketat do tė pėrfshijnė pajisjet, lidhjen
dhe mirėmbajtjen pėr tre vjet, trajnimin e trajnerėve, furnizimin me energji,
etj. Paketa bazė e adoptimit tė
shkollės do tė jetė:
Pėr Laboratorėt me 15 kompjutera afėrsisht: $ 15,000
Pėr Laboratorėt me 7 kompjutera afėrsisht: $
8,000
Paketa mund tw adoptohet edhe e pjesshme.
Pritet qė donatorėve tė mėdhenj si ata publik ashtu edhe privat tė
kontribuojnė nė njė masė thelbėsore pėr kėtė program, emrat dhe kontribuimi i
tyre bujar do tė shpalosen nė secilin kompjuter nėse ata dėshirojnė
kėshtu. Mbėshtetėsit e programit mund
gjithashtu tė zgjedhin shkolla nė zona gjeografike specifike dhe do tė ftohen
qė ti vizitojnė ato.
Shpenzimet operacionale tė nėnvijėzuara nė buxhet janė detyrimet financiare
afatgjata tė programit. Duke qėnė se ato
do tė mbėshteten pėr njė periudhė tė gjatė kohe, praktikisht pėrgjithmonė, ato
duhet tė trajtohen nė njė mėnyrė tė pėrshtatshme. Duke marrė mėsime nga eksperiencat e
suksesshme nė vende tė tjera, ėshtė parė se hapja e laboratorėve tė shkollave
pėr publikun pas orarit tė shkollės dhe gjatė fundjavave kur shkolla nuk ėshtė
hapur, ka potencialin pėr tė gjeneruar tė ardhura tė mjaftueshėm pėr tė
mbėshtetur funksionimin e laboratorėve. Kjo mundėsi do tė ketė nevojė pėr disa
ndryshime nė politikat dhe rregulloret e shkollės duke pėrfshirė:
i. Menaxhimin e operimit tė laboratorėve tė shkollave: Orėt e veprimtarisė, ēmimet maksimale, faqet dhe aplikimet e lejuara;
ii. Mirėmbajtjen e sistemit, pėrfshirė mirėmbajtjen rutinė, pėrditėsimet e sistemit, pėrditėsimin e aplikimeve, mirėmbajtjen e rrjeteve, etj.
iii. Pagesėn e shpenzimeve operacionale nė lidhje mė tė mėsipėrmet dhe duke pėrfshirė lidhjen me Internetin;
iv. Pagesėn e kuotave shkollore pėr pėrdorimin komercial tė laboratorėve tė shkollės, nėse kjo ėshtė e aplikueshme;
v. Trajnimi dhe tė ardhurat nga kurset e ofruara publikut, duke pėrfshirė pėrgatitjen pėr ICDL dhe programe tė tjera certifikimi.
vi. Pėrdorimi i tė ardhurave nga shėrbime tė tjera, si psh. pėrdorimi i aksesorėve periferikė (printera, skanera), dhe shėrbimeve tė komunikimit (faks, telefon), etj;
vii. Modalitetet pėr tu kualifikuar si njė Qendėr e Shpėrndarjes sė Internetit. Procesi i kualifikimit dhe seleksionimit.
Task Forca
Programi Shqiptar i E-shkollės do tė zbatohet nėpėrmjet Master Planit tė tij, i cili do tė mbulojė tre vjetė gjatė periudhės 2006-2008. Plani do tė rishikohet cdo vit dhe do tė pėrditėsohet nėpėrmjet planeve tė punės.
Ministria e Arsimit dhe Shkencės (MASH) do tė jetė njėsia e ngarkuar nga qeveria me pėrgjegjėsinė pėr zbatimin e planit duke pėrfshirė marrėdhėniet me qytetarėt, botėn akademike, sektorin privat, dhe komunitetin ndėrkombėtar rreth ēėshtjeve qė dalin prej kėtij plani. Njė faqe Internet do tė krijohet pėr tė informuar publikun e gjerė rreth zbatimit tė planit.
PNUD-i do tė paraqesė asistencėn teknike dhe burimet njerėzore tė nevojshme pėr zbatimin e planit. PNUD do tė mbėshtesė gjithashtu me kapacitete logjistike sipas nevojave.
Ndėrsa qeveria e pėrfaqėsuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės do tė jetė plotėsisht pėrgjegjėse pėr zbatimin e planit dhe do tė angazhojė dhe bashkėpunojė me gjithė tė interesuarit kryesorė pėr tė siguruar transparencė dhe pėrgjegjshmėri. Pėr tė pasur kontroll tė plotė pėr natyrėn shumė-sektoriale dhe shumė-dimensionale tė iniciativės, do tė krijohet njė task force pėr
(a) tė mbikqyrur progresin e pėrgjithshėm tė zbatimit, dhe
(b) pėr tė paraqitur njė platformė pėr konsultimin me shoqėrinė.
Termat e Referencės sė kėsaj Task Force mund tė pėrfshijnė sa mė poshtė:
Task Forca do tė kryesohet nga Ministri/Zėvendėsministri i MASH. Antarėt e Task-Forcės do tė zgjidhen nga agjensitė qeveritare, organizatat publike dhe private, duke pėrfshirė OJF-tė, shoqatat e profesionistėve, kompanitė e sektorit privat, organizatat ndėrkombėtare, donatorėt bilateralė etj. Individėt e shquar, lokalė dhe tė huaj, mundet gjithashtu tė jenė anėtarė tė Task-Forcės sipas vendimit tė MASH. Task-Forca do tė mblidhet ēdo katėr muaj ose kur tė jetė e nevojshme.
Siē u pėrmend mė lart, Task Forca do tė krijojė njė platformė tė pėrbashkėt partneriteti pėr tė gjithė tė interesuarit nėn lidershipin dhe drejtimin e qeverisė. Gjatė tre viteve tė para tė operimit do tė mbėshtetet nga PNUD dhe tė tjerė partnerė zhvillimi pėr tė pėrmbushur qėllimin e vet parėsor pėr tė lidhur shkollat me Internetin, pėr ta pėrdorur efektivisht atė dhe tė tjera mjete dixhitale nė proceset e mėsimdhėnies dhe mėsimnxėnies, si dhe pėr ta zgjeruar lidhjen me Internetin drejt komunitetit tė gjerė nėpėrmjet partneriteteve tė biznesit.
Po ashtu, njė tjetėr objektiv i rėndėsishėm i Task-Forcės do tė jetė zhvillimi i njė modeli tė qėndrueshėm operacional dhe organizativ qė do tė jetė nė gjendje tė vazhdojė punėn kur mbėshtetja e jashtme tė pėrfundojė apo tė ulet ndjeshėm. Qėndrueshmėria mund tė sigurohet:
- Duke adresuar nevojat dhe kėrkesat vazhdimisht nė rritje qė shkollat dhe komunitetet lokale kanė pėr pėrdorimin e Teknologjive tė Informacionit dhe Komunikimit (TIK) pėr mėsim e zhvillim;
- Duke aplikuar njė model tė mundshėm dhe tėrheqės pėr tė gjitha partneritetet e biznesit, si psh. adoptimet e shkollave individuale apo tė grupeve tė shkollave;
- Duke rritur aktivitetet pėrtej lidhjes me Internet dhe pajisjeve, gjeografikisht dhe tematikisht; dhe
- Duke zhvilluar dhe testuar modele organizativė qeverisjeje efektive, transparente, dhe tė pėrgjegjshme tė programit tė E-shkollės nė njė perspektivė afatgjatė.
Eksperienca e vendeve tė avancuara nė Teknologjinė e Informacionit dhe Komunikimit demonstron se iniciativa tė tilla tė E-shkollės tentojnė tė vazhdojnė dhe zakonisht duke zgjeruar objektivat dhe afatet kohore tė vendosura nė fillim. Sidoqoftė, kjo kėrkon nivel tė caktuar institucionalizimi tė programit pėrtej komponentėve tė pronėsisė dhe menaxhimit qeveritar.
Ndėrsa roli i qeverisė nė pėrkufizimin e politikave kombėtare do tė ngelet i pazėvendėsueshėm, praktikat e menaxhimit tė brendshėm dhe arranxhimet qė rregullojnė procesin e zbatimit nėpėrmjet partneriteteve bashkėpunuese mund tė delegohen vazhdimisht tek vetė tė interesuarit tė cilėt do tė bien dakort pėr njė formė tė caktuar institucionalizimi organizativ.
Nė kėtė aspekt Task Forca nė tre vitet e para do tė eksplorojė dhe gjejė modelin mė tė mirė tė punės qė ėshtė i aftė tė japi rezultatet e dėshiruara dhe nė tė njėjtėn kohė tė jetė nė gjendje nga ana organizative dhe manaxheriale pėr tė mbajtur veten.
Do tė jetė e pritshme qė, nė fund, Task Forca tė mund tė transformohet nė njė institucion qė do tė ketė statusin ligjor mė tė pėrshtatshėm tė momentit (pėr shembull, atė tė njė organizate tė tipit jo fitimprurės apo tė njė ndėrmarrjeje sociale) pėr tė vazhduar misionin e E-shkollės nėn drejtimin e vazhdueshėm tė qeverisė.
Njė nga objektivat e PNUD-it dhe partnerėve tė tjerė me kėtė qėllim do tė jetė ndihmesa pėr tė ndėrtuar kompetenca tė reja dhe praktika menaxhimi bashkėpunues tė cilat do tė mbėshtesin punėn efektive tė Task-Forcės dhe do ta kthejnė atė nė njė institucion tė mirė-menaxhuar, misioni i tė cilit do tė jetė mbėshtetja dhe promovimi i njė Shoqėrie Shqiptare tė Informimit pėr tė gjithė.
Parashikohet qė programi tė ketė filluar nė muajt e parė tė vitit
2006. Pėr kėtė do tė jenė tė nevojshėm
hapat e mėposhtėm:
Treguesit pėr kėtė program do tė jetė:
Njė lanēim zyrtar i programit pritet tė bėhet nė 19 Dhjetor 2005. Nė lanēimin, qė do tė mbahet bashkarisht nga MASH
dhe PNUD, do tė ftohen pėrfaqėsuesit e qeverisė, komunitetit ndėrkombėtar,
akademisė, sektorit privat, OJF-ve dhe shoqėrisė civile. Programi do tė hapet
nga Kryeministri i Shqipėrisė dhe fjalime tė rėndėsishme pritet tė mbahen nga
partnerėt zbatues. Lanēimi do tė
pėrshkruaj programin nė detaj nėpėrmjet njė prezantimi. Nė lanēim do tė bėhet
njė apel pėr mbėshtetje dhe do tė shpėrndahet informacion nė lidhje me shkollat
qė do tė adoptohen. Pėr mė tepėr,
lanēimi do ti bėjė njė apel sektorit privat dhe biznesmenėve dhe do pėrshkruaj
oportunitetet qė do ti ofrohet tė dy palėve.
Ky plan dhe kjo thirrje pėr ndihmė synon tė adresojė ēėshtjet kryesore qė
lidhen me programin. Detajet operacionale dhe institucionale, politikat dhe
udhėzimet, standartet dhe kontratat janė jashtė qėllimit tė kėtij dokumenti dhe
do tė trajtohen veēan nga Task-Forca. Njė
Aneks i veēantė me dokumentat mbėshtetės, si psh. eksperienca nė vende tė
tjera, modele tė tė ardhurave, etj. do tė pėrgatitet pėr Grupin e Punės dhe eventualisht
pėr Task Forcėn. Ky dokument do tė pėrgatitet nė Shqip dhe Anglisht pėr
komunitetin ndėkombėtar dhe partnerėt kombėtar.