Takim me ministrin e Diasporës së Republikës së Kosovës, z. Ibrahim Makollli
17-09-2012Ministri i Arsimit dhe Shkencës, zoti Myqerem Tafaj, priti në një takim ministrin e Diasporës së Republikës së Kosovës z. Ibrahim Makolli. Ministri Tafaj informoi delegacionin në lidhje me projektet dhe përpjekjet që MASh bën në mbështetje të arsimimit të nxënësve shqiptarë në diasporë. Ministri Tafaj, duke vlerësuar realizimin e projektit të Abetares së përbashkët Shqipëri-Kosovë, hodhi idenë e përgatitjes së programeve dhe teksteve të përbashkëta për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë, standardizimin e dokumentacionit të këtyre shkollave, çertifikimin e mësuesve si dhe krijimin e një platforme të përbashkët e-leraning për mësimin në distancë dhe online.
Ministri Makolli falenderoi ministrin Tafaj për mikpritjen dhe shprehu mbështetjen për propozimet dhe vazhdimin e bashkëpunimit në këtë fushë. Ministri Makolli paraqiti projektin e realizimit të një Konference Mbarëkombëtare me teme “Institucionalizimi i arsimit në diasporë” që do të mbahet së afërmi.Të dy ministrat siguruan për mbështetjen dhe bashkëpuinimin për realizimin e kësaj konference dhe përpjekjeve të tjera për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë.







