Faqja e parëNjoftime për Shtyp

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, zoti Myqerem Tafaj, inspekton punimet për ndërtimin e shkollës së re profesionale në Elbasan

25-07-2012

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, zoti Myqerem Tafaj, së bashku me Francois Begeot, drejtor i projekteve të investimeve në delegacionin e BE në Tiranë,  inspektuan punimet për ndërtimin e shkollës së re profesionale në Elbasan, investim në kuadër të projektit IPA të BE-së si dhe buxhetit të shtetit.
Ministri Tafaj, theksoi se kjo është një shkollë që financohet në vlerën 900 mijë euro nga programi IPA dhe në vlerën 120 mijë euro nga qeveria shqiptare për pajisjet e shkollës. Ajo do të përfundojë së shpejti dhe në fillim të vitit të ri shkollor do të jetë në shërbim të nxënësve.
Ministri Tafaj, u shpreh se Elbasani është një nga qytetet me traditën më të mirë në arsimin profesional, megjithatë numri i nxënësve të regjistruar në arsimin profesional është ende i ulët.
Minsitri Tafaj, u bëri thirrje prindërve dhe nxënësve të vlerësojnë këtë mundësi jashtëzakonisht të mirë për të studiuar në shkollat e mesme profesionale të Elbasani. Kjo shkollë e re sjell standade krejt të reja në mjedise, infranstrukturë dhe padiskutim në përmbajtje me degë të reja që kërkon tregu i punë. Kemi mundësi që në shkollat profesionale të Elbasanit të përballojmë një numër dy herë më të madh nxënësish se numri që kemi tani.
Ministri Tafaj, nënvizoi se arsimi profesional jo vetëm mëson një profesion dhe ju mundëson të rinjve që në moshën 18-19 vjeçare të dalin në tregun e punës, por edhe të vijojnë shkollën e lartë, ndaj në të dy rastet nxënësit janë të fituar. Ne kemi bursa për nxënësit konviktorë të dy konvikteve në Elbasan, e së bashku me autoritetet lokale, Drejtorinë Arsimore të Qarkut, do të përpiqemi të rrisim regjistrimet në arsimin e mesëm professional, pasi ky është qëllimi dhe prioriteti ynë kryesor.

Foto-Galeri

Faqja e parëNjoftime për Shtyp