Faqja e parëNjoftime për Shtyp

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, zoti Myqerem Tafaj, inspekton punimet e ndërtimit të shkollave profesionale në Shkodër dhe Bushat

18-07-2012

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, inspekton punimet e ndërtimit të shkollave profesionale në Shkodër dhe Bushat. Ai shoqërohej nga Francois Begeot, drejtori projekteve të investimeve në delegacionin e BE.
Ministri Tafaj theksoi se kemi ardhur së bashku me drejtorin e projektit të BE-së për të parë progresin e punimeve në një nga 5 shkollat  e arsimit profesional që janë në përfundim e sipër.
Tafaj nënvizoi se ky është një investim prej 1 milion euro në kuadër të projektit IPA, ndërsa nga buxheti i shtetit do të investohet një shumë prej 250 mijë euro për pajisjet dhe laboratorët e kësaj shkolle. Shkodra është një nga qytetet me zhvillimin më të mirë të arsimit profesional  në Shqipëri dhe me numrin më të madh të nxënësve aktualisht, ku Shkodra ka rreth 1800 nxënës dhe me dy shkollat e reja që vihen në funksion të nxënëve në vitin e ri shkollor ka mundësi të dyfishojë numrin e nxënëve në arsimin profesional.
Ministri Tafaj ftoj nxënësit dhe prindërit e nxënësve të konsiderojnë me seriozitet regjistrimin e nxënësve në shkollat profesionale sepse e para kanë shansin të mësojnë një profesion dhe ti drejtohen tregut të punës, ndërkohë nuk e humbasin shansin që duke përfunduar një vit më shumë pra 4 vjet për të mbaruar maturën profesionale dhe të shkojnë edhe në arsimin e lartë.

Faqja e parëNjoftime për Shtyp