Main pagePress Releases

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, zoti Myqerem Tafaj dhe Ambasadori delegacionit të BE në Tiranë, zoti Ettore Sequi, inspektojnë punimet e ndërtimit të shkollës së re profesionale në Kamëz

17-07-2012

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, zoti Myqerem Tafaj dhe Ambasadori delegacionit të BE në Tiranë, zoti Ettore Sequi, inspektuan punimet për ndërtimin e shkollës së re profesionale në Kamëz, në kuadër të programit IPA. Godina ka kapacitet 800 nxënës dhe është një investim prej 960 mijë Euro nga porgrami IPA dhe 140 mijë euro nga buxheti i shtetit.
Ministri Tafaj, theksoi se kjo shkollë e re e arsimit profesional në Kamëz, është një ndër 5 shkollat që përfundojnë së shpejti. Shkollat e reja mundësojnë regjistrimin e një numri më të madh nxënësish (rreth 3500 nxënës) në sistemin e arsimit profesional. 
Ministri Tafaj theksoi se shkolla është e një standardi mjaft të lartë dhe në këtë shkollë do të kenë mundësi të studiojnë në arsimin professional edhe 800 nxënës të tjerë nga Bashkia Kamëz, Komunat Paskuqan dhe komunat përreth. Shkolla ekzistuese dhe ajo e re, do të jenë pjesë e qendrës shumëfunksionale të arsimit dhe formimit profesional, e cila do ti shërbejë jo vetëm nxënësve (rreth 1500 nxënës), por dhe trajnimit të të rriturve që dëshirojnë të mësojnë profesione të reja. Kjo qendër do të ofrojë arsmin dhe formim profesional në shërbimet e transportit, teknologjinë e informacionit, shërbimin social, hoteleri turizëm, përpunimin agroushqimor dhe disa degë të tjera që i shërbejnë tregut të punës.

Main pagePress Releases