Ministri i Arsimit dhe Shkencës, zoti Myqerem Tafaj, priti Ambasadorin e Republikës së Malit te Zi në Shqipëri, zotin Ferhat Dinosha
22-06-2012
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, zoti Myqerem Tafaj, priti në një takim kortezie ambasadorin e Republikës së Malit te Zi në Shqipëri, zotin Ferhat Dinosha. Në takim u nënvizua niveli i shkëlqyer i marëdhënieve mes dy vendeve dhe u bisedua për forcimin e mëtejshëm të tyre, konkretisht në fushën e arsimit dhe shkencës në kuadër të bashkëpunimit dypalësh dhe atij rajonal.
Ministri Tafaj, e informoi ambasadorin Dinosha, për ecurinë e procesit të përgatitjes dhe firmosjes së marrëveshjeve dy palëshe të bashkëpunimit në fushën arsimit dhe njohjen reciproke të diplomave, si dhe për kuotat e studentëve që do të studiojnë në Shqipëri.
Nga ana e tij, Ambasadori Dinosha, falënderoi ministrin Tafaj për pritjen dhe shprehu gadishmërinë e tij për të nxitur bashkëpunimin me interes reciprok mes dy vendeve në fushën e arsimit dhe shkencës.







