Ministri i Arsimit dhe Shkencës, zoti Myqerem Tafaj, takon Ambasadorin e shtetit të Katarit, Yousef Hassan Al-Saai
19-06-2012Ministri i Arsimit dhe Shkencës, zoti Myqerem Tafaj, priti sot në një takim kortezie, Ambasadorin e shtetit te Katarit në Republikën e Shqipërisë, Sh. T. Yousef Hassan Al-Saai, me kërkesën e këtij të fundit. Në takim u bisedua për zhvillimet e fundit në fushën e arsimit dhe shkencës dhe mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Ministri Tafaj e njoftoi ambasadorin Yousef Hassan Al-Saai, për prioritetet e qeverisë shqiptare në fushën e arsimit dhe shkencës, si arsimi profesional, futja e internetit në çdo klasë dhe ndërtimi i korpuseve për kërkimin shkencor. Nga ana e tij, ambasadori i shtetit të Katarit falënderoi ministrin Tafaj për pritjen dhe e njoftoi se shteti i Katarit mund të kontribuojë në projektet konkrete në fushat e mësipërme. Gjatë takimit, gjithashtu u bisedua dhe për mundësinë e një vizite të ministrit Tafaj në shtetin e Katarit për të nisur një bashkëpunim konkret në fushën e arsimit dhe shkencës, në bazë të projekteve të paraqitura nga pala shqiptare. Ai, gjithashtu vuri në dukje se një vizitë e mundëshme e ministrit Tafaj në shtetin e Katarit i shërben nxitjes së bashkëpunimit dhe zbatimit të projekteve të prezantuara nga pala shqiptare.







