Main pagePress Releases

Ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Myqerem Tafaj takohet me përfaqësues të Luginës së Preshevës

15-06-2012

Sot, Ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Myqerem Tafaj priti në një takim pune Deputetin e Luginës së Preshevës në Parlamentin e Republikës së Serbisë, z. Riza Halimi dhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar z. Galip Beqiri.
Ministri Tafaj dhe përfaqësuesit nga Lugina e Preshevës diskutuan rreth vijimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e arsimit, kryesisht mbi kuotat e pranimeve në institucionet publike të arsimit të lartë për vitin akademik 2012-2013 për Luginën e Preshevës, tekstet mësimore të arsimit parauniversitar si dhe mbi trajnimin e mësuesve.
Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës shprehën mirënjohjen e tyre për mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria shqiptare i ka dhënë dhe i jep Luginës së Preshevës në fushën e arsimit. 

 

Main pagePress Releases