Main pagePress Releases

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, zoti Myqerem Tafaj, homazhe në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan

22-05-2012

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, zoti Myqerem Tafaj, ishte sot në qytetin e Elbasanit, ku bëri homazhe në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në nderim të studenteve që humbën jetën në aksidentin tragjik të ditës së djeshme, ndodhur  në Qafën e Vishës, në aksin Vlorë-Himarë.
Ministri Tafaj, duke ndarë dhimbjen e thellë me të pranishmit në këtë ceremoni, shprehu ngushëllimet e tij dhe vendosi kurora me lule në mjediset e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, studente të të cilit ishin edhe vajzat që humbën jetën në këtë aksident.
Ministri Tafaj, i përcolli ngushëllimet e rastit edhe studentëve, stafit pedagogjik të këtij universiteti. Në përfundim të homazheve të tij në mjesdiset e universitetit, ministri Tafaj, la një mesazh në librin e ngushëllimeve
 

Main pagePress Releases