Faqja e parëNjoftime për Shtyp

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, zoti Myqerem Tafaj, ngushëlloi sot familje të studenteve në Elbasan dhe Krujë

22-05-2012

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, zoti Myqerem Tafaj, ishte sot për ngushëllim në disa familje të studenteve në Elbasan dhe Krujë, të cilat humbën jetën në aksidentin tragjik të Himarës. Në qytetin e Elbasanit, ministri Tafaj ishte për vizitë ngushëlluese në shtëpitë e studenteve Eriola Xhoi dhe Eranda Baloshi. Ministri Tafaj shprehu ngushëllimet e thella dhe pikëllimin për këtë humbje të jetëve në aksident. Në këtë vizitë, ministri Tafaj, shoqërohej nga deputeti i qytetit të Elbasanit, Luçiano Boçi, dhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Ardian Tana. Po sot, ministri Tafaj ishe për vizitë ngushëllimi në shtëpinë e studentes Fabiola Shehi në Bërxull të Tiranës. Gjithashtu Tafaj ngushëlloi familjarët e studentes Dorina Stafa në Krujë së bashku me deputetin Ylli Lamaj. Ai  ngushëlloi familjen dhe të afërmit për humbjen e madhe, ndau dhimbjen dhe pikëllimin me ta.
Ndërkohë zyrtarë të ministrisë së Arsimit dhe Shkencës kanë marrë pjesë në të gjitha ceremonitë mortore të zhvilluara në familjet që humbën fëmijët në këtë aksident të rëndë.

 

Faqja e parëNjoftime për Shtyp