Main pagePress Releases

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Myqerem Tafaj, shpreh mesazh ngushëllimi për familjarët e studentëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Himarë

21-05-2012

Të dashur prindër, familjarë dhe të afërm të studentëve që humbën jetën në aksidentin e Himarës,

Në këtë moment tragjik ju shpreh ngushëllimet prindërore për humbjen e parakohshme të jetëve të fëmijëve  tuaj në këtë aksident.

Ky moment i dhimbshëm, kur të gjithë ne, kemi mbajtur frymën nga kjo ngjarje e rëndë, është gjithashtu një moment solidariteti me të gjithë Ju, me shpresën se do të mundim të lehtësojmë sadopak fatkeqësinë Tuaj.

Ndonëse është e vështirë të gjenden fjalët e duhura që do të mund të ngushëllojnë të gjithë ju familjarë për humbjen e madhe, besojmë se të gjithë bashkë do të  mund të gjejmë kurajon dhe forcën për të përballuar këtë dhimbje të madhe.

Gjej rastin t’Ju shpreh studentëve të aksidentuar se unë dhe institucioni që përfaqësoj do të jemi pranë jush me ndihmën dhe lutjen për një shërim sa më të shpejtë.

Me dhimbje të thellë,

Myqerem Tafaj


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Main pagePress Releases