Faqja e parëNjoftime për Shtyp

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Myqerem Tafaj takon zyrtarë të lartë të forumit Forumit “Bashkëpunimi Akademik për Paqe dhe Mirëqënie në Rajonin e Mesdheut dhe Detit të Zi

18-05-2012

Në kuadër të organizimit të Forumit “Bashkëpunimi Akademik për Paqe dhe Mirëqënie në Rajonin e Mesdheut dhe Detit të Zi” i cili zhvillon punimet në datat 16-19 Maj 2012, në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës, Ministri Tafaj priti sot në një takim pune, dy nga drejtuesit e lartë të këtij Forumi, Prof. Dr. Eden Mamut, Drejtor i Rrjetit të Universiteteve të Detit të Zi dhe z. Maher Nasser, Drejtor i Seksionit të Bashkëpunimit pranë Departamentit të Informimit Publik të Kombeve të Bashkuara të shoqëruar edhe nga Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT), Akademik Jorgaq Kaçani. 
Ministri Tafaj përgëzoi iniciativën e univeristeteve shqiptare për të qënë pjesë e rrjeteve universitare ndërkombëtare si mënyra më e mirë e përfshirjes së institucioneve të arsimit të lartë në promovimin e zhvillimeve të qëndrueshme në rajonet respektive, forcimit të bashkëpunimit, shkëmbimit të eksperiencave të sukseshme si dhe mobilitetit akademik të stafit dhe të studëntëve, drejt harmonizimit të arritjeve në fushën e arsimit të lartë dhe të kërkimit shkencor. Ministri Tafaj falënderoi organizatorët për zhvillimin e aktiviteteve të tilla në Shqipëri, si dhe përgëzoi zgjedhjen e Rektorit, Akademikut Jorkaq Kaçani, në postin e Presidentit të Rrjetit të Universiteteve të Detit të Zi duke siguruar angazhimin e plotë dhe mbështetjen institucionale për të përmbushur me sukses të gjitha nismat e përcaktuara në Deklaratën e Tiranës, e cila është firmosur nga përfaqësitë e rrjeteve universitare pjesëmarrëse në këtë forum.

Foto-Galeri

Faqja e parëNjoftime për Shtyp