Faqja e parëNjoftime për Shtyp
Reagim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës
04-05-2012
Lidhur me lajmin e publikuar në media, për diplomimin e qytetarit italian Renzo Bossi, në isntitucionin e arsimit të lartë privat “Kristal”, Ministria Arsimit dhe Shkencës, bën të ditur se ka kërkuar menjëherë informacion të hollësishëm nga Institucioni i Arsimit të Lartë “Kristal” dhe ka ngritur një grup pune për të inspektuar rastin në fjalë.
Ndërkohë një grup monitorimi i MASH, dhe Agjencisë së Akreditimit të Arsimit të Lartë po vazhdon inspektimin në të gjithë Institucionet e Arsimit të Lartë privat, për zbatimin e ligjshmërisë dhe standardeve, sipas një kalendari të miratuar kohë më parë.
Faqja e parëNjoftime për Shtyp







