Faqja e parëNjoftime për Shtyp

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, zoti Myqerem Tafaj, mori pjesë në nënshkrimin marrëveshjes, me rastin e fillimit të programit master ndërdisiplinor profesional “Admnistrim i institucioneve sociale në sistemin e drejtësisë” në Universitetin e Tiranës

30-04-2012


Ministri i Arsimit dhe Shkencës, zoti Myqerem Tafaj, mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me rastin e fillimit të programit master ndërdisiplinor profesional “Admnistrim i institucioneve sociale në sistemin e drejtësisë” në Universitetin e Tiranës.
Në fjalën e tij në këtë ceremoni, ministri Tafaj, falënderoi ambasadorin e prezencës së OSCE në TIranë, z. Eugen Wollfart, ministrin e drejtësisë, z. Euart Halimi, zv/ministren e integrimit znj. Grida Duma, rektorin e universitetit të Tiranës, pedagogë dhe studentë.
Ministri Tafaj theksoi rendësinë e këtij cikli studimi, që i përgjigjet drejtpërdrejt nevojave të vendit tonë, si një kontribut për përgatitjen e burimeve njerëzore për implementimin e një reforme shumë të rëndësishme në sistemin e drejtësisë e cila lidhet me institucionet sociale të drejtësisë.
Ministri Tafaj, u shpreh se në këtë master do të kenë akses punonjësit dhe drejtuesit e institucioneve sociale të drejtësisë, të cilët do të kenë një shans të ri për tu aftësuar dhe kualifikuar më tej, pranë një institucioni elitar, siç është UT në Shqipëri.
Ministri Tafaj, theksoi se bashkëpunimi ndërfakultetor që vihet re në këtë master, është i një rëndësie të veçantë, pasi ka plot fusha të tjera që nevojitet një bashkëpunim i tillë. Me këtë model të masterit, të dy fakultetet, si dy fakultetet lider në fushat që përfaqësojnë, duhet ta shfrytëzojnë për të hapur dhe veprimtari të tjera.

Foto-Galeri

Faqja e parëNjoftime për Shtyp