Faqja e parëNjoftime për Shtyp

Ministri Tafaj merr pjesë në aktivitetin ministerial të Zonës Europiane të Arsimit të Lartë dhe në Forumin e Tretë të Politikës së Bolonjës të organizuar në Bukuresht, Rumani

27-04-2012
Ministri Tafaj në ceremoninë e nënshkrimit të Deklaratës të Përbashkët të Forumit të Politikës së Bolonjës

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Myqerem Tafaj mori pjesë në aktivitetin ministerial të Zonës Europiane të Arsimit të Lartë “Ministerial Conference of European Higher Education Area – EHEA” dhe në Forumin e Tretë të Politikës së Bolonjës “Third Bologna Policy Forum” të organizuar në datat 26-27 Prill 2012 në Bukuresht, me ftesë të Ministrit të Arsimit, Kërkimit, Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Rumanisë.
Ky aktivitet me karakter global dy-ditor u organizua nga presidenca e Danimarkës dhe Azerbaxhanit për Procesin të Bolonjës, në bashkëpunim me Sekretariatin Teknik të Bolonjës nën kujdesin e Ministrisë së Arsimit, Kërkimit, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Rumanisë. Në të morën pjesë ministrat e arsimit të rreth 47 vendeve të Europës, drejtuesit e institucioneve europiane të cilat mbështesin dhe monitorojnë zhvillimet arsimore të zonës europiane.
Arritjet dhe sfidat e vendeve anëtare të Deklaratës së Bolonjës dhe parashtrimi i axhendës së punës për vitet e ardhshme zunë pjesën kryesore në sesionet e këtij aktiviteti.
Gjatë sesionit plenar me temë “Përtej Procesit të Bolonjës: duke krijuar dhe lidhur hapësirat kombëtare, rajonale dhe globale të arsimit të lartë”, Ministri Tafaj, mbajti fjalën e tij të rastit duke vënë theksin në përmbushjen e detyrimeve të vendit tonë në kuadër të zbatimit të procesit të Bolonjës. Qeveria Shqiptare i ka vendosur reformat në arsim, veçanërisht në arsimin e lartë, si një nga prioritet e saj kryesore. Duke përmendur arritjet e arsimit shqiptar, Ministri Tafaj vuri në pah rritjen e aksesit në arsimin e lartë për të rinjtë shqiptarë gjatë dekadës së fundit, modernizimin e infrastrukturës universitare, si dhe rritjen e kapaciteteve akademike me synimin prioritar - rritjen e cilësisë në arsim, si sfidë afatgjatë. Një nga shtyllat me të rëndësishmë të reformimit të arsimit shqiptar mbetet reforma financiare në arsimin e lartë, e cila ridmensionon mekanizmat financiare me fokus studentin dhe cilësinë në arsim si dhe mirë administrimon të të gjitha burimet financiare për asimin. Në përfundim të fjalës së tij, Ministri Tafaj shprehu angazhimin e qeversisë dhe institucioneve shqiptare për integrimin e arsimit shqiptar në zonën europianë të arsimit si pjesë e qënësishme e procesit të integrimit europian të vendit.
Ministri Tafaj mori pjesë gjithashtu në sesionin e diskutimeve të Forumit të Tretë të Politikës së Bolonjës lidhur e cila trajtoi kontributin dhe rolin e reformave të arsimit të lartë në rritjen punësimit të të diplomuarve universitarë. Në ndërhyrjen e tij, Ministri Tafaj theksoi masat e marra nga qeveria shqiptare në orientimin e programeve të studimeve univeristare të të gjitha nivelet, drejt tregut kombëtar dhe rajonal të punës. Vendosja e parnershipit mes sektorëve të arsimit dhe sektorëve të biznesit mbetet pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të grupeve të interesit për të siguruar rritjen e punësimit dhe përfshirjen sociale të të diplomuarve.
Më tej, Ministri Tafaj mori pjesë në sesionin plenar ministerial për përshtatjen e Komunikatës Ministeriale “Ministerial Communiqué” nga anëtarët e zonës europianë të arsimit të lartë e cila u pasua nga ceremonia e firmosjes së Deklaratës së Forumit të Politikës së Bolonjës e finalizuar në takimin Bukureshtit.

Foto-Galeri

Faqja e parëNjoftime për Shtyp