Main pagePress Releases

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Myqerem Tafaj, dhe Ambasadori BE, z. Ettore Sequi, në një konferencë të organizuar për ekosistemet detare dhe bregdetare

25-04-2012
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Myqerem Tafaj

 


Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Myqerem Tafaj, dhe ambasadori BE, z. Ettore Sequi, morën pjesë sot në një konferencë të organizuar për ekosistemet detare dhe bregdetare.
Në fjalën e tij ministri Tafaj, falënderoi organizatorët, studiuesit dhe kërkuesit, ambasadorin e BE, Sequi dhe theksoi se ky shkëmbim idesh në këtë konferencë për ruajtjen e qëndrueshme dhe menaxhimin e ekosistemeve detare dhe bregdetare, paraqet një rëndësi të veçantë, së pari për shkak të problematikëns së gjërë, sepse ato përbëjnë një pasuri të jashtzakonshme për vendin tone, me ndikim shumë të madh në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.
Ministri Tafaj, tha se konferenca do të ndihmojë studiuesit dhe kërkuesit e vendit tone, që të forcojnë lidhjet dhe bashkëpunimin me kolegët e vendeve të tjera dhe do të shfrytëzojnë diskutimet dhe shkëmbimin e ideve dhe rezultateve të kësaj konference, në funksion të zhvillimit të projekt-ideve të reja, për projekte kërkimore. Ekosistemet detare dhe bregdetare, ofrojnë një hapësirë të gjerë për projekte të reja kërkimore dhe zhvillimore.
Ministri Tafaj, theksoi se Shqipëria gëzon statusin e vendit të asociuar në Programin 7 të BE-së, brenda të cilit një nga prioritetet kryesore është ai që lidhet me mjedisin dhe biodiversitetin. Tafaj, tha se “diskutimet e kësaj konfenerence, shkembimi i ideve midis kërkuesve që marrin pjesë në të do të nxisë projekte të reja, që mundet të jenë pjesë e aplikimeve të reja edhe në kuadër të Programit 7 të, të BE-së ashtu si dhe në programe të tjera të BE-së që prekin në mënyrë të veçantë fushën e mjedisit.
Ministri Tafaj, ftoi studiuesit të ecnin më shpejt në krijimin e shoqatave mbarëkombëtare shkencore, sipas fushave të shkencës, në mënyrë që të rritet cilësisa e kërkimit shkencor dhe në mënyrë të veçantë e botimeve periodike shkencore.

Foto-Galeri

 

 

 

 

 

 

Main pagePress Releases