REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

 

PRESIDENTI

 

DEKRET


Nė mbėshtetje tė nenit 2, pika 3, tė ligjit nr. 8401, datė 9.9.1998 "Pėr disa ndryshime nė ligjin nr. 7893, datė 22.12.1994 "Pėr shkencėn dhe zhvillimin teknologjik", me propozim tė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė

PĖR MIRATIMIN E STATUTIT TĖ AKADEMISĖ SĖ SHKENCAVE TĖ SHQIPĖRISĖ

DEKRETOJ:

 

Neni 1



Miratohet Statuti i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė sipas tekstit bashkangjitur kėtij dekreti.

Neni 2



Ky dekret hyn ne fuqi menjėherė.


Tiranė, mė 22.10.1998
Nr. dekretit 2242

PRESIDENTI I REPUBLIKĖS

 

REXHEP MEJDANI





HYRJE



Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė miraton kėtė Statut tė Akademisė sė Shkencave pėr t'i siguruar asaj pavarėsi nga pushteti ekzekutiv dhe shmangien e ndėrhyrjeve politike.

I

 

DISPOZITA TĖ PĖRGJITHĖSHME

 

Neni 1



Akademia e Shkencave e Shqipėrisė (mė tej Akademia) ėshtė institution i lartė shkencor i Republikės sė Shqipėrisė qė bashkon si anėtarė tė vet shkencėtarė nga mė tė shquarit e vendit, qė mbajnė titullin "Akademik" dhe pėrfshin nė sistemin e saj institute, qendra e organizma tė tjerė shkencorė.

Neni 2



Akademia vepron nė bazė tė ligjeve tė Republikės sė Shqipėrisė dhe tė statutit tė vet, duke e mbėshtetur organizimin dhe drejtimin e saj nė parimet demokratike.

Akademia ėshtė autonome nė veprimtarinė e saj, udhėhiqet nga e vėrteta shkencore dhe interesat kombėtare, jashtė ndikimeve partiake dhe siguron shprehjen e lirė tė mendimit shkencor. Ajo financohet me emėrtim tė veēantė nga buxheti i shtetit, nė bazė tė programeve tė problemeve kryesore shkencore tė paraqitura prej saj. Akademia synon tė vendosė njė raport tė drejtė ndėnnjet lirisė sė kėrkimit shkencor dhe domosdoshmėrisė sė pėrfitimit sa mė tė madh nga financimi i dhėnė.

Arritjet e veprimtarisė kėrkimore shkencore tė Akademisė vihen nė shėrbim tė shoqėrisė dhe shtetit, sipas legjislacionit pėr tė drejtėn e autorit dhe tė legjislacionit tjetėr pėrkatės.

II

 

KOMPETENCAT E AKADEMISĖ SĖ SHKENCAVE

 

Neni 3



Akademia:

- kryen kėrkime dhe studime me karakter teorik dhe aplikativ nė fusha tė ndryshme tė shkencave albanologjike, shoqėrore, natyrore dhe teknike, si edhe ndihmon pėr zbatimin e kėtyre studimeve;

- kujdeset pėr tė hapur fusha tė reja kėrkimesh e studimesh shkencore, nė pėrputhje me nevojat e zhvillimit tė vendit;

- kujdeset pėr organizimin dhe mirėmbajtjen e teteve nė shkalle vendi qė funksionojnė nėpėrmjet institucioneve tė saj;

- bashkėpunon me institucione dhe qendra tė tjera shkencore;

- pėrkrah dhe nxit pjesėmarrjen aktive tė shoqatave dhe tė fondacioneve shkencore dhe tė bashkėpunėtorėve tė jashtėm nė veprimtarinė shkencore;

- kujdeset pėr tė pėrhapur dhe thelluar njohuritė shkencore;

- kujdeset pėr tė drejtat e anėtarėve tė vet dhe tė punonjėsve tė tjerė shkencorė tė saj, pėr krijimin e kushteve tė pėrshtatshme jetėsore e materiale qė ata tė merren me veprimtari shkencore;

- organizon nė bazė tė dispozitave ligjore veprimtarinė pėr mbrojtjen dhe fitimin e gradave dhe titujve shkencorė nė institucionet e saj;

- krijon, nė rast nevoje dhe nė bazė tė dispozitave ligjore, shkolla tė larta dhe kurse kualifikimi pasuniversitare nė fusha tė caktuara.

Neni 4



Akademia bashkėpunon me universitetet dhe shkollat e tjera tė larta, duke synuar pėr njė integrim sa mė efektiv tė punės kėrkimore me atė mėsimore.

Ky bashkėpunim kryhet nė mėnyrė tė institucionalizuar, nė bazė tė marrėveshjeve ndėrmjet Akademisė dhe universiteteve, ndėrmjet instituteve dhe fakulteteve pėrkatėse, pėr tė realizuar pjesėmarrjen e punonjėsve shkencorė nė procesin mėsimor si pjesė pėrbėrėse e detyrave tė tyre shkencore, pėrfshirjen e punonjėsve shkencorė dhe tė pedagogėve nė projekte e programe tė pėrbashkėta kėrkimore-shkencore dhe shfrytėzimin e ndėrsjellė tė laboratorėve dhe pajisjeve shkencore. Nė kėto marrėveshje pėrcaktohen tė drejtat dhe detyrimet e ndėrsjella tė punonjėsve shkencorė dhe tė pedagogėve nė departamentet e fakulteteve dhe instituteve pėrkatėse.

Akademia dhe universitetet mund tė pėrfshihen bashkėrisht nė projekte a programe ndėrkombėtare.

Neni 5



Akademia e zhvillon veprimtarinė nė bazė tė programeve shkencore vjetore e shumėvjeēare.

Neni 6



Akademia vendos pėr krijimin e instituteve, tė qendrave kėrkimore dhe tė organizmave tė tjerė shkencorė tė sistemit tė saj, sipas proēedurės sė parashikuar me ligj; financon programe tė veēanta tė kėrkimit shkencor tė ndėrmaarra me nismėn e njė ose disa shkencėtarėve; formon komisione e grupe pune tė pėrhershme a tė pėrkohshme pėr organizimin e studimeve ndėrdisiplinore me pjesėmarrjen e punonjėsve shkencorė brenda dhe jashtė Akademisė; organizon kongrese e konferenca nė shkallė kombėtare e ndėrkombėtare dhe konsulta shkencore e mbledhje tė tjera me qėllim qė tė shqyrtohen dhe tė trajtohen ēėshtje tė caktuara, boton rezultatet e punės shkencore tė saj, organe periodike dhe vepra tė tjera me vlerė shkencore, nė veēanti trashigiminė kulturore tė popullit shqiptar, organizon konkurse dhe dhėnie ēmimesh shkencore.

Neni 7



Akademia vendos e zhvillon marrėdhėnie bashkėpunimi me institucionet shkencore tė vendeve tė tjera. Ajo ndihmon nė bashkėrendimin e veprimtarisė sė organizmave tė ndryshėm shkencorė qė funksionojnė pranė saj nė organizata shkencore ndėrkombėtare, me qėllim qė tė arrihet njė integrim sa mė i frytshėm i saj nė shkencėn botėrore.

Neni 8



Puna kėrkimore shkencore e Akademisė kryhet nė institutet, qendrat dhe nė organizmat e tjera qė bėjnė pjesė nė sistemin e saj.

Neni 9



Akademia e Shkencave ka nė gjirin e vet anėtarė tė cilėt janė shtetas tė Republikės sė Shqipėrisė. Ajo mund tė ketė edhe anėtarė tė jashtėm dhe anėtarė tė nderit.

Neni 10



Anėtarė tė Akademisė (akademikė) zgjidhen shkencėtarė nga mė tė shquarit tė cilėt, nėpėrmjet punimesh origjinale e veprash pėrgjithėsuese tė njė niveli tė lartė shkencor, kanė zgjidhur nga ana teorike dhe praktike probleme tė njė rėndėsie tė veēantė nė fushėn e shkencės, tė ekonomisė a tė kulturės, kanė dhėnė ndihmesė tė shquar nė formimin shkencor universitar e pasuniversitar tė specialistėve e shkencėtarve tė rinj.

Anėtarėt e Akademisė formojnė Senatin Akademik (mė tej Senati), i cili ushtron kompetencat e parashikuara nė kėtė Statut.

Neni 11



Senati pėrbėhet nga jo mė shumė se 45 anėtarė. Ata zgjidhen nga radhet e shkencėtarėve qė kanė titullin "profesor" ose "drejtues kėrkimesh".

Nė raste tė veēanta mund tė zgjidhen anėtarė tė Akademisė edhe personalitete qė kanė merita shumė tė shquara nė fushėn e krijimtarisė letrare dhe artistike.

Senati, si rregull ēdo katėr vjet, cakton numrin e anėtarėve tė rinj qė do tė pranohen deri sa tė plotėsohet numri prej 45 anėtarėsh. Pas plotėsimit te kėtij numuri, pranimi i anėtarėve tė rinj bėhet vetėm pėr vendet vakante, por jo detyrimisht nga fushat ku janė krijuar vendet vakante.

Neni 12



Anėtarė tė jashtėm mund tė jenė dijetarė tė shquar me shtetėsi joshqiptare, tė cilėt kanė dhėnė njė ndihmesė tė rėndėsishme nė fushėn e studimeve tė botės shqiptare.

Anėtarė tė jashtėm mund tė jenė edhe dijetarė me shtetėsi joshqiptare, por me kombėsi shqiptare, qė kanė dhėnė njė ndihmesė tė rėndėsishme nė shkencėn botėrore.

Neni 13



Anėtarė nderi tė Akademisė zgjidhen shkencėtarė tė shquar me shtetėsi joshqiptare, tė cilėt kanė treguar interes bashkėpunimi me institucionet shkencore shqiptare dhe kanė dhėnė njė ndihmesė tė rėndėsishme nė shkencėn botėrore.

Neni 14



Anėtarėt e Akademisė kanė kėto tė drejta dhe detyra kryesore:

- tė kontribuojnė drejtpėrdrejt me veprimtarinė e tyre vetjake ose me cilėsinė e tyre si drejtues grupesh a projektesh shkencore, brenda dhe jashtė sistemit tė Akademisė, nė studimin dhe zgjidhjen e problemeve tė rėndėsishme tė shkencės;

- tė referojnė periodikisht nė organizmat e fushės pėrkatėse shkencore pėr arritjet nė veprimtarinė e tyre;

- tė zgjedhin nė cilin seksion dhe kėshill shkencor do tė marrin pjesė;

- t'i parashtrojnė, sipas nevojės, seksionit, Senatit, ose Asamblesė probleme tė rėndėsishme shkencore;

- tė marrin pjesė rregullisht nė mbledhjet e Asamblesė, tė Senatit, tė seksionit pėrkatės, si edhe nė organizmat e tjerė tė krijuar nga Akademia;

- tė paraqitin pėr botim nė Akademi punimet e tyre.

Anėtarėt e Akademisė mbajnė pėr tėrė jetėn titullin "Akademik", me pėrjashtim tė rastit kur mbajtėsi heq dorė vullnetarisht prej tij. Ata marrin njė pagė tė caktuar nga Kėshilli i Ministrave, tė cilėn e pėrfitojnė deri nė fund tė jetės sė tyre.

Neni 15



Zgjedhjet e anėtarėve tė rinj tė Akademisė nė fushat e miratuara nga Senati bėhen si rregull ēdo katėr vjet, deri nė plotėsimin e numurit prej 45 anėtarėsh. Pas kėsaj, zgjedhjet bėhen brenda 3 muajve qė nga krijimi vendit vakant.

Personat qė kanė funksione tė larta shtetėrore dhe kryetarėt e partive dhe tė organizatave politike nuk mund tė kėrkojnė pėr t'u zgjedhur si anėtarė tė Akademisė gjatė ushtrimit tė funksioneve tė mėsipėrme.

Neni 16



Propozimet pėr anėtarė tė rinj bėhen sipas kėsaj proēedure:

Senati, me propozimin e Kryesisė sė Akademisė, cakton fushat e shkencės nė tė cilat do tė pranohen anėtarėt e rinj dhe numrin pėrkatės.

Kėshilli Shkencor i institucionit kėrkimor-shkencor ose i shkollės sė lartė tė specialitetit pėrkatės shqyrton dhe vė nė votim tė fshehtė kandidaturat e propozuara nga kryetari i Kėshillit Shkencor a i Senatit tė shkollės sė lartė ose nga njė Akademik, ose kėrkesėn e paraqitur nga personi i interesuar. Quhet i propozuar nga Kėshilli Shkencor kandidati qė ka fituar shumicėn e thjeshtė tė votave. Propozimi ka vlerė kėshillimore.

Seksionit pėrkatės tė Akademisė i paraqiten rezultatet e votimit sė bashku me dosjet e tė gjithė kandidatėve tė paraqitura nė Kėshillin Shkencor.

Mbledhja plenare e seksionit, me votim tė fshehtė dhe me shumicėn e thjeshtė tė votave tė arėtarėve tė seksionit, voton pėr kandidaturat e paraqitura. Rezultatet e votimit, qė ka vlerė kėshillimore, dhe dosjet e gjithė kandidatėve i pėrcillen Kryesisė sė Akademisė, e cila ia parashtron pėr shqyrtim e miratim Senatit.

Nga Senati, nė rast se pėr ēdo fushė tė shkencės ose vend vakant janė paraqitur mė shumė kandidatura se sa numuri i caktuar, zgjidhen aq kandidatė sa ėshtė numri i parashikuar. Po qe se asnjeri nga kandidatėt nuk fiton shumicėn e votave tė tė gjithė anėtarėve tė Akademisė, votimi pėrsėritet veē e veē pėr kandidatėt qė kanė fituar mė shumė vota (aq kandidatė sa ėshtė numuri i caktuar) dhe fitojnė pėrfundimisht kandidati ose kandidatėt qė kanė marrė shumicėn e votave tė tė gjithė anėtarėve tė Akademisė, pas njė votimi tė fshehtė.

Neni 17



Propozimet pėr pranim si anėtarė tė Akademisė tė personaliteteve qė kanė merita shumė tė shquara nė fushėn e krijimtarisė letrare dhe artistike i bėhen Senatit nga Kryesia e Akademisė, pasi pėr kėto kandidatura ka dhėnė miratimin edhe seksioni qė pėrfshin shkencat humanitare.

Propozimet pėr pranimin e anėtarėve tė jashtėm dhe tė anėtarėve tė nderit i bėhen Senatit nga Kryesia e Akademisė.

Neni 18



Propozimi i anėtarėve, i anėtarėve tė jashtėm dhe i anėtarėve tė nderit bėhet nga Senati. Nė mbledhje duhet tė marrin pjesė jo mė pak se dy tė tretat e anėtarėve.

IV

 

DREJTIMI I AKADEMISĖ SĖ SHKENCAVE

 

Neni 19



Organet drejtuese tė Akademisė sė Shkencave janė Asambleja dhe Kryesia e Akademisė.

Neni 20



Asambleja ėshtė organi mė i lartė drejtues i Akademisė dhe pėrbėhet nga anėtarėt e Akademisė, drejtorėt e institucioneve kėrkimore-shkencore tė Akademisė dhe nga njė punonjės shkencor me titullin "profesor" pėr secilin nga kėto institucione kėrkimore-shkencore (kur ka tė tillė), qė zgjidhen me mandat katėrvjeēar nga Kėshilli Sbkencor i institucionit pėrkatės, me votim tė fshehtė.

Nė Asamble kanė tė drejtė vote vendimore anėtarėt e Akademisė, drejtorėt e institucioneve-kėrkimore dhe profesorėt e caktuar nga kėto institucione, pėrveēse kur nė kėtė Statut parashikohet ndryshe.

Asambleja mblidhet si rregull dy herė nė vit. Nė tė marrin pjesė edhe tė ftuar tė tjerė, pėrveē rasteve kur nė kėtė statut ėshtė parashikuar ndryshe. Asambleja mblidhet edhe kur kėtė e kėrkon njė e treta e anėtarėve tė saj.

Asambleja shqyrton dhe miraton programet shumėvjeēare tė veprimtarisė shkencore tė Akademisė, vendos pėr ēėshtje tė tjera tė rėndėsishme me karakter shkencor e organizativ, miraton statutin dhe ndryshimet qė mund tė bėhen nė pėrmbajtjen e tij, shqyrton dhe miraton raportet e Kryesisė pėr veprimtarinė e pėrgjithėshme tė Akademisė, shqyrton probleme tė zhviIlimit perspektiv tė shkencave nė vend dhe u paraqet propozime organeve kompetente; miraton dhėnien e ēmimeve shkencore.

Asanibleja zgjedh me votim tė fshehtė pėr njė mandat katėrvjeēar kryetarin e Akademisė, zv/kryetarėt dhe kryetarėt e seksioneve, ndėrsa sekretarin shkencor pėr njė mandat pesėvjeēar. Nė kėtė votim marrin pjesė vetėm anėtarėt e Akademisė dhe drejtorėt e institucioneve tė saj.

Neni 21



Rendi i ditės i mbledhjes sė Asamblesė caktohet nga Kryesia dhe miratohet nga Asambleja.

Asambleja merr vendim kur nė mbledhje marrin pjesė shumica e anėtarėve tė saj.

Tė gjitha ēėshtjet zgjidhen nga Asambleja me votim tė hapėt dhe me shumicėn e thieshtė, tė anėtarėve tė pranishėm, pėrveē rasteve kur nė statut parashikohet ndryshe. Miratimi i statutit dhe ndryshimi i tij bėhen, kur votojnė nė favor jo mė pak se dy tė tretat e anėtarėve tė Asamblesė.

Neni 22



Kryesia e Akademisė pėrbėhet nga kryetari i Akademisė, zv/kryetarėt dhe sekretari shkencor.

Kryetari i Akademisė duhet tė jetė Akademik. Zgjedhja e tij bėhet drejtpėrdrejt nga anėtarėt e Akademisė dhe drejtorėt e institucioneve tė saj pa ndonjė propozim paraprak. Quhet i zgjedhur ai qė fiton shumicėn e thjeshtė tė votave. Nė rast se asnjė person nuk fiton shumicėn e thjeshtė tė votave, votimi pėrsėritet, duke qenė kandidatė dy personat qė kanė marrė mė shumė vota, dhe fiton kandidati qė merr shumicėn e thjeshtė tė votave.
Zgjedhja e Kryetarit tė Akademisė miratohet me dekret tė Presidentit tė Republikės.

Kryetari propozon nga radhėt e Akademikėve kanndidatėt pėr zėvendėskryetarė, pėr sekretarin shkencor dhe pėr kryetarėt e seksioneve.

Quhen tė zgjedhur kandidatėt qė kanė marrė shumicėn e thjeshtė tė votave. Nė rast se njė kandidat nuk zgjidhet, propozohet njė tjetėr.

Kryetari, zėvendėskryetarėt dhe sekretari shkencor mund tė rizgjidhen nė tė njėjtin funksion, por radhazi vetėm njė herė. Gjatė ushtrimit tė mandatit atyre iu ruhet vendi i punės qė kanė pasur mė parė nė institucionin pėrkatės.

Neni 23



Kryesia e Akademisė zbaton vendimet e Asamblesė dhe nė periudhėn ndėrmjet mbledhjeve tė kėsaj organizon, drejton dhe bashkėrendon veprimtarinė e Akademisė, shqyrton probleme tė rėndėsishme shkencore e organizative dhe merr vendimet pėrkatėse. Pėr gjithė veprimtarinė e saj Kryesia jep Ilogari para Asamblesė.

Kryesia:

- thėrret Asamblenė nė sesion tė zakonshėm ose tė jashtėzakonshėm;

- jep orientime pėr hartimin e programeve tė veprimtarisė shkencore;

- miraton me pjesėmarrjen e drejtorėve tė institucioneve tė Akademisė dhe nė konsultim me ta, ndarjen e kuotave tė buxhetit pėr institutet, tė cilėt i administrojnė nė mėnyrė tė pavarur;

- ndjek realizimin e tyre;

- kujdeset pėr bashkėrendimin e veprimtarisė kėrkimore-shkencore nė sistemin e Akademisė dhe me institucionet e tjera jashtė saj;

- propozon krijimin, riorganizimin dhe shpėmdarjen e institucioneve dhe tė qendrave shkencore sipas proēedurės ligjore tė caktuar;

- vendos marrėdhėnie me institucione tė huaja dhe lidh me to marrėveshje bashkėpunimi.

Neni 24



Kryetari i Akademisė pėrfaqėson Akademinė nė marrėdhėniet e saj me institucionet e vendit dhe tė shteteve tė tjera, siguron lidhjet me organet shtetėrore, thėrret dhe drejton mbledhjen e Asamblesė sė Akademisė dhe tė Senatit dhe ndjek veprimtarinė e institucioneve tė Akademisė.

Kryesia e Akademisė mund tė bėjė mbledhje tė zgjeruara, nė tė cilat ftohen tė marrin pjesė kryetarėt dhe sekretarėt e seksioneve, drejtorėt e institucioneve tė Akademisė dhe drejtues tė hallkave administrative tė aparatit tė Kryesisė.

Nė gjithė veprimtarinė dhe ushtrimin e funksioneve tė tij Kryetari ndihmohet nga zėvendės-kryetarėt dhe sekretari shkencor. Nė rast mungese, ai autorizon njerin nga zėvendės-kryetarėt pėr ta zėvendėsuar nė tė gjitha funksionet e tij.

Zėvendėskryetarėt ndjekin dhe bashkėrendojnė punėn e organizmave qė mbulojnė, miratojnė programet e veprimtarisė sė tyre kryesore shkencore e organizative dhe kontrollojnė rezultatet.

Sekretari shkencor ndjek zbatimin e vendimeve tė Asamblesė, tė Kryesisė, pėrgatit mbledhjet e tyre, kujdeset pėr paraqitjen e programit shkencor tė Akademisė dhe tė raporteve pėr veprimtarinė e pėrgjithėshme tė saj , nė bazė tė programeve dhe raporteve tė paraqitura nga seksionet dhe organizmat e tjerė.

Neni 25



Kryesia e Akademisė ka aparatin e vet, struktura dhe funksionimi i tė cilit pėrcaktohen nė bazė tė njė rregulloreje tė miratuar nga Kryesia. Aparati ndihmon institucionet e Akademisė pėr realizimin e veprimtarisė sė tyre shkencore dhe administrative.

V

 

SEKSIONET E AKADEMISĖ SĖ SHKENCAVE

 

Neni 26



Asambleja vendos pėr numrin dhe emėrtimin e seksioneve tė Akademisė.

Neni 27



Seksionet e Akademisė janė njėsi tė saj shkencore e organizative, dhe nė pėrshtatje me vendimet e Asamblesė e tė Kryesisė sė Akademisė, kanė pėr detyrė:

- tė orientojnė, tė organizojnė, tė bashkėrendojnė e tė ndjekin veprimtarinė shkencore nė fushat e shkencave qė ato mbulojnė dhe tė institucioneve shkencore qė veprojnė nė kėto fusha;

- tė ndjekin nga afėr gjendjen e zhvillimit tė shkencave qė ato mbulojnė edhe jashtė sistemit tė Akademisė, tė studiojnė dhe tė paraqitin perspektivat e zhvillimit tė kėtyre shkencave, tė bėjnė propozime konkrete pėr ngritje institutesh e qendrash shkencore, pėr ngritje grupesh tė veēanta pėr studime ndėrdisiplinore, pėr ngritje komisionesh studimi pėr probleme tė caktuara tė rėndėsishme, duke aktivizuar edhe specialistė tė jashtėm;

- tė bėjnė propozime dhe tė marrin masa pėr organizim kongresesh, konferencash, simpoziumesh e seminaresh shkencore me karakter kombėtar e ndėrkombėtar pėr probleme ndėrdisiplinore nė fushat e veta.

Neni 28



Seksioni pėrbėhet prej anėtarėve tė Akademisė, drejtorėve tė institucioneve kėrkimore-shkencore tė Akademisė, profesorėve qė bėjnė pjesė nė Asamble (sipas profilit pėrkatės), si edhe sekretarit tė tij shkencor, i cili ėshtė punonjės i aparatit tė Akademisė dhe duhet tė ketė titull shkencor. Gjatė ushtrimit tė kėsaj detyre, atij i ruhet vendi i punės qė ka pasur mė parė nė institucionin pėrkatės. Anėtarėt e seksionit kanė tė drejtė vote vendimore.

Vendimet nė mbledhjen e seksionit merren me votim tė hapur dhe me shumicėn e thjeshtė tė votave tė anėtarėve tė seksionit, pėrveē rasteve kur nė statut parashikohet ndryshe.
Seksioni, si rregull, mblidhet njė herė nė gjashtė muaj.

Neni 29



Seksioni drejtohet nga kryetari i tij, i cili mund tė jetė edhe njė anėtar i Kryesisė sė Akademisė.
Kryetari i seksionit thėrret dhe drejton mbledhjet e seksionit, siguron zbatimin e vendimeve tė tij, raporton pėrpara seksionit, pėrfaqėson seksionin pėrpara Asamblesė dhe Kryesisė, si dhe nė marrėdhėniet me institucionet e tjera.

VI

 

INSTITUCIONET E AKADEMISĖ SĖ SHKENCAVE

 

Neni 30



Nė sistemin e Akademisė bėjnė pjesė institucione kėrkimore-shkencore qė kryejnė kėrkime fondamentale e aplikative nė fushėn e shkencave albanologjike, shoqėrore, natyrore e teknike.

Drejtimet themelore tė veprimtarisė kėrkimore-shkencore tė kėtyre institucioneve miratohen nga Asambleja e Akademisė, ndėrsa struktura e organizimit shkencor propozohet nga Kėshilli Shkencor i institucionit dhe miratohet nga Kryesia e Akademisė.

Neni 31



Institucione tė Akademisė janė institutet, qendrat dhe organizmat e tjerė tė mėvetėsishėm tė Akademisė qė kryejnė veprimtari tė pavarur kėrkimore-shkencore nė njė ose nė disa fusha qė mbulojnė, nė bazė tė programeve shkencore tė miratuara vjetore e shumėvjeēare. Ato pėrgjigjen pėr rezultatet e punės dhe gjendjen financiare pėrpara organeve drejtuese tė Akademisė.

Pėr plotėsimin e detyrave tė tyre ato hartojnė projekte, programe e plane, lidhin kontrata me institucione tė tjera dhe vendosin lidhje dhe marėdhėnie bashkėpunimi me institucionet e vendeve tė tjera nė bazė tė legjislacionit pėrkatės.

Neni 32



Institucionet kanė pėr detyrė tė nxitin e tė mbėshtetin nismat shkencore individuale e kolektive tė punonjėsve tė tyre, pėr ta bėrė sa mė efikase veprimtarinė kėrkimore-shkencore dhe aplikative.

Institucionet kanė detyrė qė, sipas planifikimit pėrkatės, tė krijojnė kushte pune pėr punonjėsit, tė venė nė dispozicion tė tyre pajisje, aparatura, materiale arkivore, mjete financiare pėr eksperimente, ekspedita, si edhe tė kujdesen pėr kualifikimin e specializimin shkencor brenda e jashtė vendit. Ato miratojnė pėr botim pėrfundimet e punės kėrkimore-shkencore (monografi, pėrmbledhje, vepra kolektive, organe periodike etj.).

Neni 33



Veprimtaria e institucioneve tė Akademisė organizohet dhe udhėhiqet nga drejtori (pėrgjegjėsi). Drejtori ndihmohet nė veprimtarinė e tij nga zėvendėsdrejtori.

Neni 34



Drejtori (pėrgjegjėsi i institucionit) caktohet ēdo katėr vjet ndėrmjet dy kandidatėve tė pėrzgjedhur nga njė juri sipas proēedurės pėrkatėse tė miratuar nga Asambleja e Akademisė.

Kandidatėt duhet tė jenė punonjės tė shkencės a tė arsimit tė lartė tė profilit pėrkatės qė kanė titullin "drejtues kėrkimesh" (profesor) ose "mjeshtėr kėrkimesh" (asistent profesor). Emėrimi bėhet nga Kryesia e Akademisė sipas kritereve tė proēedurės.

Nė mungesė tė punonjėsve qė kanė titujt e sipėrkėrkuar, Kryesia e Akademisė cakton pėr drejtimin e institucionit pėr njė periudhė njėvjeēare njė punonjės me gradė shkencore.

Mandati i drejtorit mund tė pėrsėritet, por rradhazi vetėm njė herė.
Lirimi ose shkarkimi i drejtorit nga detyra, nė qoftėse kjo bėhet e nevojshme, ėshtė nė kompetencėn e Kryesisė sė Akademisė. Vendimi i Kryesisė ratifikohet nga Asambleja e Akademisė.

Neni 35



Drejtori (pėrgjegjėsi):

- organizon dhe drejton punėn e institucionit dhe pėrgjigjet pėr tė;

- pėrfaqėson institucionin nė marrėdhėniet e tij me Kryesinė, seksionin pėrkatės dhe Asamblenė e Akademisė, me institucionet e tjera publike dhe private tė vendit dhe me institucione tė huaja;

- thėrret dhe kryeson mbledhjen e punonjėsve te institucionit;

- mbikqyr veprimtarinė e sektorėve, ndjek dhe analizon nė mėnyrė periodike realizimin e planeve tė punonjėsve kėrkimore-shkencore;

- emėron kuadrot ndihmės shkencorė e administrativė tė institucionit dhe vendos pėr 1ėvizjen e tyre brenda institucionit;

- cakton, nė bazė tė fushave tė vendosura nga vetė institucioni ose nga organet e tjera kompetente, punonjėsit shkencorė pėr specializim e kualifikim afatshkurtėr, afatmesėm e afatgjatė, pasi merr mendimin e sektorit shkencor;

- vendos pėr shpenzimet e buxhetit tė miratuar, pasi merr mendimin e pėrgjegjėsve tė sektorėve;

- raporton pėrpara organeve drejtuese tė Akademisė dhe pėrpara Kėshillit Shkencor pėr realizimin e planeve tė punės, pėr kryerjen e veprimtarisė sė institucionit dhe pėr realizimin e buxhetit.

Neni 36



Drejtori ndihmohet nė punėn e tij nga zėvendėsdrejtori, i cili gjithashtu ka mandat katėrvjeēar qė mund tė pėrsėritet, por radhazi vetėm njė herė.
Zv/drejtori emėrohet nga Kryesia e Akademisė mbi bazėn e pėrzgjedhjes ndėrmjet dy kandidatėve tė propozuar nga drejtori.

Zv/drejtori duhet tė ketė titull ose gradė shkencore. Nė mungesė tė punonjėsve me titull ose gradė shkencore caktohet njė punonjės pėr njė periudhė njėvjecare.

Neni 37



Sektori ėshtė njėsi shkencore e specializuar, qė ka punonjės shkencorė tė specialiteteve tė afėrta dhe punonjėsve ndihmėsshkencorė.

Sektori kryen punė kėrkimore-shkencore dhe aplikative nė specialitetet qė mbulon nė bazė tė projekteve e tė planeve tė miratuara. Brenda kėtij kuadri ai vepron nė mėnyrė tė pavarur.

Dy a mė shumė sektorė mund tė formojnė njė department.

Neni 38



Pėrgjegjėsit e departamenteve e tė sektorėve tė institucionit emėrohen nga Kryesia e Akademisė me propozim tė drejtorit (pėrgjegjėsit) tė institucionit ēdo katėr vjet. Ata duhet tė kenė titull ose gradė shkencore. Nė mungesė tė kandidatėve me gradė a titull shkencor mund tė caktohet njė punonjės shkencor pėr njė periudhė njėvjeēare.

Pėrgjegjėsi i departamentit a i sektorit organizon, mbikqyr dhe ndjek gjithė punėn kėrkimore-shkencore e aplikative tė fushės pėrkatėse. Ai pėrfaqėson sektorin ose departamentin nė marrėdhėniet me drejtorinė dhe me sektorėt ose me departamentet e tjera, miraton planet individuate tė punės sė punonjėsve pėrkatės, organizon diskutimin e raporteve teknike e tė punimeve tė tjera tė punonjėsve, kujdeset pėr arkivin tekniko-shkencor tė tij, si edhe propozon ngritjen e punonjėsve nė kategori dhe nė emėrime tė ndryshme.

Neni 39



Punonjėsit shkencorė gėzojnė lirinė e kerkimit dhe tė krijimtarisė. Ata nuk mund tė kenė asnjė pasojė pėr mendimet dhe tezat e shfaqura dhe tė mbrojtura prej tyre, pėrveēse kur kėto cėnojnė dispozitat ligjore nė fuqi.

Punonjėsit shkencorė emėrohen nga drejtori (pėrgjegjėsi) nė bazė tė rezultateve tė konkursit, tė vlerėsuara nga juria pėrkatėse. Kriteret e konkursit pėr emėrimin si punonjės shkencor nė institucionet e Akademisė sė Shkencave hartohen nga drejtori i institucionit e nga pėrgjegjėsi i sektorit pėrkatės dhe miratohen nga Kryesia e Akademisė. Kėshilli Shkencor i institucionit formon jurinė pėrkatėse.

Shqyrtimi i kandidaturave bėhet jo mė parė se njė muaj dhe jo mė vonė se dy muaj nga shpallja publike e konkursit.

Punonjėsit e rinj qė nuk kanė gradė shkencore, pas fitimit tė konkursit merren nė punė nė bazė tė njė kontrate prove trevjeēare tė lidhur ndėrmjet tyre dhe drejtorit (pėrgiegjėsit). Nė mbarim tė kontratės, nė rast se prova ka qenė pozitive, bėhet emėrimi pėrfundimtar nga drejtori (pėrgjegjėsi).

Punonjėsit shkencorė, mbi bazėn e njė kontrate me drejtuesin e institucionit, gėzojnė tė drejtėn tė shfrytėzojnė pėr qėllime kualifikimi ose pėr veprimtari tė tjera shkencore, tė mbėshtetura financiarisht me fonde tė siguruara me kėrkesa personale, njė ose disa periudha kohore qė nė tėrėsi nuk kalojnė 1 (njė) vit brenda ēdo 5 (pesė) vjetėve, duke pėrfituar pagėn pėrkatėse nga institucioni, sipas dispozitave nė fuqi. Nė raste tė veēanta, po tė tejkalohet periudha njėvjeēare, i ruhet vendi i punės pa pagesė deri nė 1 (njė) vit tjetėr. Kėtu nuk pėrfshihet specializimi i rregullt pasuniversitar.

Largimi nga puna i njė punonjėsi shkencor bėhet me vendim tė Kryesisė sė Akademisė e me propozim tė drejtorit (pėrgjegjėsit).

Neni 40



1. Nė ēdo institucion tė Akademisė funksionon Kėshilli Shkencor

a. Kėshilli Shkencor shqyrton dhe miraton:

- planet e punės shkencore tė institucionit, projektet e kėrkimit dhe tė zhvillimit tė institucionit dhe ato projekte nė tė cilat institucioni bashkėpunon;

- botimet shkencore tė institucionit;

- studimet e kryera nė pėrfundim e nė zbatim tė projekteve;

- marrėveshjet e bashkėpunimit shkencor me institucione tė tjera tė vendit e tė huaja;

- fushat e specializimit afatshkurtėr, afat- mesėm dhe afatgjatė pėr kualifikim dhe specializim;

- raportin e drejtorit pėr realizimin e planeve tė punės tė institucionit dhe pėr shpenzimet e buxhetit.

b) Kėshilli shkencor shqyrton dhe jep mendim:

- pėr programet kombėtare nė tė cilat pėrfshihet institucioni, duke ia pėrcjellė Kryesisė sė Akademisė;

- pėr analizėn dhe vlerėsimin e veprimtarisė kėrkimore tė institucionit, tė bėrė si rezultat i njė kontrolli nga jashtė ose nga vetė institucioni;

- pėr problemet e tjera e nė veēanti pėr ato qė lidhen me studime e investime nė fushat qė mbulon institucioni;
- pėr dhėnien e titujve shkencorė sipas proēedurės sė parashikuar me ligj.

2. Kriteret pėr formimin e Kėshillit shkencor pėrcaktohen nga Asambleja e Akademisė.

3. Kėshilli shkencor zgjedh me votim tė hapėt nga rradhėt e anėtarėve tė tij tė brendshėm njė kryetar, i cili thėrret dhe drejton mbledhjet e Kėshillit.

4. Kėshilli shkencor mblidhet edhe me kėrkesėn e drejtorit (pėrgjegjėsit) ose tė njė tė tretės sė anėtarėve tė tij.

Neni 41



Institutet, qendrat kėrkimore-shkencore dhe organizmat e tjerė tė mėvetėsishėm, nė bazė tė kėtij Statuti, hartojnė rregulloret e tyre tė brendėshme.

Neni 42



Pranė Kryesisė se Akademisė funksionon Kėshilli i Botimeve dhe Shtėpia Botuese.

1. Kėshilli i Botimeve, i kryesuar nga kryetari i Akademisė, pėrbėhet nga studiues tė kualifikuar tė fushave kryesore tė veprimtarisė, botuese shkencore tė Akademisė.
Pėrbėrja e tij miratohet nga Asambleja e Akademisė.

Kėshilli i Botimeve ka kompetencė:

- tė caktojė kriteret themelore pėr botimet e Akademisė dhe tė. miratoje planin e organeve tė reja periodike ose mbylljen e organeve ekzistuese;

- tė pėrcaktojė ndarjen e kuotave tė botimeve ndėrmjet fushave tė ndryshme tė shkencės;

- tė miratojė botimin e veprave tė rėndėsishme e ndėrdisiplinore me karakter kombėtar.

2. Shtėpia Botuese ka pėr detyrė tė pergatitė pėr shtyp dhe tė ndjekė botimin e veprave, monografive, pėrmbledhjeve etj., qė janė miratuar nga institucionet e Akademisė, tė ndjekė botimin e organeve periodike qė pėrgatiten nga redaksitė pėrkatėse dhe tė kujdeset pėr shitjen dhe shpėmdėrjen e tyre brenda dhe jashtė vendit.

Struktura, buxheti dhe numuri i punonjėsve tė saj miratohen nga Kryesia e Akademisė.

Neni 43



Pranė Akademisė funksionon Biblioteka shkencore me degėt e saj. Ajo siguron dhe administron literaturėn shkencore, nė radhė tė parė pėr institucionet e Akademisė, vendos lidhje me biblioteka dhe institucione tė tjera brenda dhe jashtė vendit pėr shkėmbim literature e pėr pasurim fondesh.

Struktura, buxheti dhe numuri i punonjėsve tė Bibliotekės shkencore miratohen nga Kryesia e Akademisė.

DISPOZITA TĖ FUNDIT

 

Neni 44



Akademia e Shkencave ėshtė person juridik. Persona juridikė janė edhe institutet e qendrat kėrkimore-shkencore qė bėjnė pjesė nė sistemin e Akademisė.

Selia e Akademisė sė Shkencave ėshtė nė Tiranė.

Akademia ka stemėn e saj.

Neni 45



Akademia ėshtė institucion buxhetor. Mjetet financiare pėr veprimtarinė e saj sigurohen nga buxheti i shtetit nė bazė tė programit tė problemeve kryesore shkencore tė paraqitura prej saj. Ato mund ta plotėsohen edhe nga fondacione, shėrbime tekniko-shkencore qė ajo kryen nėpėrmjet instituteve tė saj pėr persona jurdikė e fizikė jashtė sistemit tė saj, si edhe nga projekte, dhurata, subvencione e sponsorizime.

Tė ardhurat financiare qė institucionet e Akademisė sigurojnė nė bazė tė parimeve tė ekonomisė sė tregut, nga projektet, nga shėrbimet tekniko-shkencore, nga veprimtaritė fitimprurėse pėr tė tretė dhe nga donacionet, nė pjesėn mė tė madhe lihen nė dispozicion tė institucionit pėrkatės sipas kritereve tė caktuara nga Kėshilli i Ministrave.

Pasuritė e patundėshme qė sot janė nė pėrdorim tė Akademisė sė Shkencave dhe tė institucioneve tė saj janė pronė e Akademisė.

Shteti njėkohėsisht, me anė tė sistemit tė taksave, tatimeve dhe kreditimeve, favorizon zhvillimin e veprimtarisė shkencore tė institucioneve tė Akademisė pėr tė rritur nivelin e financimit nga burime tė tjera nė raport me financimin nga buxheti.
Masat dhe format e kėtij favorizimi pėrcaktohen me ligj.

 


Faqe kryesore