PROTOKOLL

 

I SESIONIT TE PARE TE KOMISIONIT TE PERBASHKET SHQIPTARO-ITALIAN PER BASHKEPUNIMIN SHKENCOR DHE TEKNOLOGJIK

 

Shkoder,             2001

 

 

 

 

Ne zbatim te Marreveshjes se Bashkepunimit Shkencor dhe Teknologjik ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise te Republikes se Italise, e firmosur ne Tirane me 18 dhjetor 1997,

 

Me  _________ 2001 ne Shkoder u mbajt Sesioni i  Pare i Komisionit te Perbashket shqiptaro-italian per te percaktuar programin e aktiviteteve te bashkepunimit shkencor dhe teknologjik per vitet 2001-2005.

 

Delegacioni italian drejtohej nga Z. Lamberto Dini, Minister i Puneve te Jashtme

 

Delegacioni shqiptar drejtohej nga Z. Paskal Milo, Minister i Puneve te Jashtme.

 

Punimet e Komisionit te Perbashket jane zhvilluar sipas rendit te dites se meposhtem:

 

1.       Vleresim i situates dhe i perspektivave te bashkepunimit shkencor dhe teknologjik ne sektore te ndryshem dhe i fushave prioritare per vitet 2001-2005.

 

2.       Projekte te reja.

 

3.       çeshtje organizative dhe financiare.

 

4.       Data dhe vendi i Sesionit te II.

 

 


1- Vleresimi i situates dhe i perspektivave te bashkepunimit shkencor dhe teknologjik ne sektore te ndryshem dhe i drejtimeve prioritare per vitet 2001-2005.

 

Te dyja palet u informuan reciprokisht mbi drejtimet baze te zhvillimit te kerkimeve shkencore dhe teknologjike ne te dy Vendet.

 

Palet u shprehen te kenaqura mbi ecurine e bashkepunimit qe po aplikohet aktualisht dhe vune ne dukje rezultatet pozitive te arritura ne sektore te ndryshem te bashkepunimit dhe ne krijimin e raporteve direkte  ndermjet organizmave perkates.

 

Palet shprehen deshiren per vazhdimin, thellimin  dhe zhvillimin e metejshem te bashkepunimit dypalesh, shumepalesh dhe rajonal ne sektoret e meposhtem me interes prioritar:

 

-         Bashkepunim Nderuniversitar;

 

-         Shendetesi Publike, Organizim Nderspitalor;

 

-         Agronomi, Veterinari, Zootekni dhe Bioteknologji;

 

-         Ambient, Energji dhe Territor;

 

-         Novacione Teknologjike dhe Shkembim Teknologjie;

 

-         Shoqeri Informacioni dhe Telekomunikacione;

 

-         Shkencat e Tokes;

 

-         Kerkime Baze dhe Aplikative;

 

-         Ekonomi;

 

-         Urbanisitike dhe Arkitekture;

 

-         Ruajtje dhe Mbrojtje e Pasurise Arkeologjike, Artistike dhe Kulturore;

 

-         Azhornim profesional, Kurse Formimi dhe Specializimi;

 

-         Aktivitete Shkencore dhe Promovuese.

 

 

 

Situata, perspektivat dhe orientimet per secilin nga sektoret e siperpermendur jane te paraqitura ne Aneksin e II-te

 

Te dyja Palet do te promovojne ne te dy Vendet organizimin e seminareve, workshopeve dhe te ekspozitave te hapura me pjesemarrjen e institucioneve shkencore dhe industriale per te  lehtesuar integrimin e kerkimeve shkencore shqiptare ne programet e Bashkimit Europian dhe favorizimin e shkembimit te novacioneve teknologjike, ne menyre te veçante ne drejtim te ndermarrjeve te mesme e te vogla.

 

Te dyja Palet, do te favorizojne nder te tjera, organizimin e kurseve te formimit per personelin administrativ dhe shkencor shqiptar mbi bazen e programeve te Bashkimit Europian per te permiresuar e partneritetit shkencor dhe teknologjik ne kuadrin komunitar.

 

 

2. Projekte te reja

 

 

Te dyja Palet shqyrtuan dhe aprovuan projektet e reja te bashkepunimit te treguara ne Aneksin IV mbi bazen e kritereve te meposhtem:

 

a- perputhje me drejtimet prioritare te politikave te zhvillimit te shkences dhe te teknologjise te te dy Vendeve;

 

b- mundesite per novacione teknologjike, me prioritet  te veçante zhvillimin e nderrmarrjeve te vogla e te mesme dhe te qendrave te nxitjes dhe te novacioneve;

 

c- perspektivat e perfshirjes se nismave dypaleshe ne programet rajonale  (ne menyre te veçante ato te parashikuara ne kuader te NEQ-i) dhe ato komunitar  (duke iu referuar ne menyre specifike Programit te V-te Kuader).

 

3- çeshtje organizative dhe financiare

 

Palet rane dakort qe bashkepunimi shkencor dhe teknologjik, i financuar drejtpersedrejti nga Palet mbi bazen e burimeve te disponueshme, do te aplikohet ne perputhje me normat kombetare ne fuqi dhe angazhimet nderkombetare te marra nga te dyja Palet. Bashkepunimi mund te vihet ne jete ne format e meposhteme:

 

-         projekte dhe kerkime te perbashketa me interes reciprok;

 

-         qendrime per kerkime afatgjate, jo me pak se nje muaj dhe misione afatshkurter jo me shume se 10 dite;

 

-         organizim i ekspozitave shkencore, seminareve, tavolinave te rrumbullakta, workshopeve, simpoziumeve;

 

-         kurse formimi, azhornimi dhe specializimi ne deget shkencore;

 

-         shkembim i publikimeve, i dokumentacioneve dhe i informacioneve.

 

Komisioni shqyrtoi dhe aprovoi propozimet e Paleve lidhur me shkembimin e punonjesve shkencore pjesemarres per realizimin e projekteve te perbashketa, per sa i takon çeshtjeve organizative dhe financiare qe kane te bejne me udhetimet dhe qendrimet ne Vendin ku kryhet misioni (Aneksi III).

 

4. Data dhe vendi i Sesionit II te Komisionit te Perbashket

 

Sesioni i II-te i Komisionit te Perbashket shqiptaro-italian do te mbahet ne Rome, me gjashtemujorin e pare te vitit 2005. Data e mbledhjes do te percaktohet ne rruge diplomatike.

 

Ne periudhen e ndermjetme do te mund te kryhet, nese kerkohet nga njera nga dy Palet, nje mbledhje per verifikimin e gjendjes dhe te ecurise se bashkepunimit.

 

I perfunduar dhe i firmosur ne Shkoder me           2001, ne dy origjinale, ne gjuhen italiane dhe shqiptare,  duke qene secili nga tekstet i barazvlefshem.

 

 

Per Qeverine e                                                      per qeverine e

Republikes se shqiperise                                republikes se italise

 

Paskal Milo                                                                Lamberto Dini

Minister i Puneve te Jashtme                                   Minister i Puneve te Jashtme

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


 

ANEKSI II

 

 

 

1. Vleresim i situates dhe i perspektivave te bashkepunimit shkencor dhe teknologjik ne sektore te ndryshem dhe ne drejtimet prioritare per vitet 2001-2005

 

A.                 Perfshirja e Bashkepunimit dypalesh ne programet rajonale, shumepaleshe dhe komunitare.

 

Palet vene ne dukje rendesine e pjesemarrjes se perbashket te Istitucioneve italiane dhe shqiptare ne programet shkencore per kerkim dhe zhvillim teknologjik te Bashkimit Europian dhe te Organizmave te tjere Nderkombetare.

 

Ne menyre te veçante, Pala shqiptare do te impenjohet seriozisht edhe ne te ardhmen qe te zgjerohet bashkepunimi dhe lidhjet e Istitucioneve shkencore dhe Universiteteve shqiptare me rrjetin e Qendrave shkencore dhe teknologjike qe perbejne "Sistemin Trieste", ne menyre te veçante me: I.C.G.E.B - Qendra Nderkombetare e Inxhinierise Gjenetike dhe Bioteknologjike; I.C.T.P. -  Qendra Nderkombetare e Fizikes Teorike; I.C.S. -  Qendra Nderkombetare per Shkencen dhe Teknologjine e Larte; Laboratori i Sinkrotronit "ELETTRA"; Qendra e Vezhgimit Gjeofizik; S.I.S.S.A -  Shkolla Nderkombetare e Studimeve te Larta te Avancuara -, ; Qendra e Biologjise Detare ne Trieste. Gjithashtu do te intensifikohet bashkepunimi me ROSTE - Zyra Rajonale e UNESCO-os per Shkencen dhe Teknologjine ne Europe  - me qender  ne Venecia.

 

Nga ana e saj, Pala italiane shprehu gadishmeri te plote per bashkepunim per zbatimin e iniciativave te nisura tashme ose ne faze pergatitje.

Ne menyre specifike:

-         Qendra Nderkombetare per Shkencen dhe Teknologjine e Larte te Triestes (ICS) ka identifikuar tashme tre nisma mbi disa tematika me interes te perbashket si: ambienti (specifikimi i Zones rrethuese dhe i ndotjes se shkaktuar nga industria); kimia farmaceutike (sektore formimi dhe kerkime farmaceutike) per administrimin e ndermarrjeve.

 

Po kjo Qender Nderkombetare per Shkencen dhe Teknologjine e Larte (I.C.S.) dhe Parku Shkencor TECNOPOLIS/CSATA/NOVUS/ORTUS/ i Barit ofrojne  bashkepunim per perdorimin e GIS-it (Sistem Informativ Gjeografik) nepermjet aplikimit te metodologjive dhe te softwar-ve te pershtatshem per krijimin e Bazave te te Dhenave dhe te modeleve intrepretues te territorit ne disa fusha si: bujqesia, perdorimi me i mire i hartave territoriale me ane te te cilave kryhen analiza te nevojshme ujore dhe shperndarja e tyre, si dhe analiza mbi vete situaten territoriale; ambienti, nepermjet nje vleresimi me te mire te gjendjes se erozionit te terrenit; urbanistika, duke promovuar shkembimin e informacionit ne rruge telematike, nepermjet krijimit te sistemeve mbeshtetes per nje ristrukturim korrekt te vendpozicioneve urbane, qe te permiresohen  studimet mbi degradimin urbanistik te nje qendre historike; mbrojtja e ambientit lumor per te cilin propozohen metodologji te bazuara mbi nje evidencim te kujdesshem te te dhenave qe kane te bejne me elemente toksike lumor qe gjenden atje.

Per kete sektor edhe Konsorciumi KORE (Grupimi per Bashkepunimin Universitar Nderkombetar dhe Kerkime), prane Universitetit te Studimeve te Sassari-it, do te jape mbeshtetjen e tij nepermjet organizimit te pervitshem ne Alghero te seminareve, kurseve te formimit dhe te informimit mbi tematika te ambientit qe kane te bejne me Shoqerine e Informacionit, me karakter rajonal.

 

Pala italiane, duke vene ne dukje rendesine e bashkepunimit qe po aplikohet ndermjet Istitucioneve shqiptare dhe Zones "Science Park" te Triestes, do te favorizoje ne menyre te veçante sektorin e teknologjive moderne dhe transferimin  e tyre ne ndermarrjet e vogla e te mesme (SME) si dhe formimin profesional nepermjet metodave te reja te formimit ne distance.

 

Ne menyre te veçante, Qendra Nderkombetare per Shkencen dhe Teknologjine e Larte (I.C.S), me qender Zonen "Science Park" ne Trieste, ka pergatitur tashme krijimin e nje "Forumi Virtual Telematik", i cili duke filluar nga gjashtemujori II i ketij viti do t'i drejtohet mbi te gjitha kerkuesve uniersitare shqiptare. Ky aktivitet do te favorizoje mundesite e bashkepunimit ndermjet industrise dhe kerkimeve ne kuader te Vendeve te NEQ-it. Per te favorizuar keto lloj kerkimesh, Ministria e Puneve te Jashtme italiane ka nenshkruar me I.C.S nje Konvente te posaçme.

 

Zona "Science Park" ne Trieste dhe Parku Shkencor TECNOPOLIS/CSATA/NOVUS/ORTUS ne Bari ofrojne kapacitetet dhe eksperiencen e tyre per te favorizuar novacionet teknologjike dhe organizative te SME duke iu referuar ne menyre te veçante iniciativave qe promovojne bashkepunimin ndermjet ndermarrjeve, shperndarjen e "best practices", formimin i sipermarresve, realizimin e zonave prodhuese, integrimin e filialeve perreth zonave teknologjikisht me te avancuara. Ato jane gjithashtu te gatshme te ofrojne konsulence per percaktimin dhe aplikimin e strategjive dhe te programeve te nderhyrjes, ri-kualifikim dhe promovim te aftesive tekniko-shkencore te ndermarrjeve dhe te administrates publike. Mbeshtetja, kontrolli, "l'help in linea" dhe kualifikimi ne procesin e punes per organizma ekzistuese ose qe do te krijohen me vone ne Shqiperi, do te mund te ndihmonin nxitjen, perhapjen dhe shkembimin e novacioneve teknologjike.

 

Zona "Science Park" nder te tjera  mund te krijoje qendren dhe/ose piken  e referimit per organizimin dhe koordinimin e aktiviteteve shkencore dhe teknologjike.

 

Ne menyre te veçante, vihet ne dukje aktiviteti ERA2000, ekspozite nderkombetare e Shkences dhe e Teknologjise, qe eshte mbajtur ne Trieste nga 10.12.1999 ne 16.01.2000 dhe qe perfshinte nje paraqitje te programeve te kerkimeve te parashikuara dhe tashme ne faze aplikimi ndermjet Italise dhe Vendeve te Nismes se Europes Qendrore (NEQ).

 

Per te favorizuar bashkepunimin ndermjet subjekteve te kerkimeve dhe ndermarrjeve me teknologji te larte, Agjencia e Zhvillimit Italian, Agjencia S.P.I (Zhvillim dhe Promovim Sipermarres), nepermjet S.E.E.D, S.p.A, jane te gatshme te marrin pjese ne aktivitetin e promovimit te projekteve dhe te sherbimeve funksionale duke pasur si obiektiv, kthimin e "Sistemit Trieste" dhe te zonave gjeografike te aferta, ne pika kyçe te bashkepunimit ndermjet SME promotore italiane dhe te Europes Qendrore, Lindore si dhe te zones se Adriatikut. Kjo i referohet, ne menyre te veçante, projektit mbi perdorimin sipermarres te Sinkrotronit te Triestes dhe te iniciativave te marra nga "Zhvillimi Italian" per sa i perket novacioneve.

 

S.E.E.D, S.p.A synon te organizoje, gjate periudhes se vlefshmerise te ketij Protokolli, nje takim me eksperte italiane, shqiptare dhe te Ballkanit me titull: "Nga kerkimet ne bashkepunimin nderrajonal dhe ne tregjet globale: raste eksperience dhe suksesi".

 

Ky aktivitet, qe synon lidhjen e kerkimeve me tregun nepermjet formimit te drejtuesve te rinj te novacioneve duke u bazuar ne strukturat formuese - si nder te tjera Shkolla e Larte ne Ferrara, Bocconi ne Milano, Parku Shkencor i Triestes dhe Qendra Universitare e Bertinoros (Foxhia) - do te mund te çonte ne krijimin e nderrmarrjeve promovuese me asistencen e B.I.C., te Parqeve Teknologjike dhe Shkencore dhe te Inkubatoreve.

 

Gjate periudhes se vlefshmerise te ketij Protokolli, nder te tjerash, S.E.E.D S.p.A dhe B.I.C Friuli Venezia Giulia do te organizojne aktivitete rajonale, qe kane te bejne me novacionet teknologjike dhe qe i bashkengjiten perseri aktiviteteve te Relay Center "IRENE" ne Bolonja, te cilat parashikojne perfshirjen e SME te provincave Triveneto, Marke dhe Emilia Romanja.

 

Pala italiane propozon, ne kuader te aktiviteteve te zhvilluara nga Grupi i Punes "Shkenca dhe Teknologjia" e NEQ te Triestes, pergatitjen e nje programi specifik per shkembime teknologjike ne Shqiperi per t'iu paraqitur Bashkimit Europian, me synim ecjen drejt nje ekonomie me te mire tregu.

 

Palet bien gjithashtu dakort mbi dobine e zhvillimit te bashkepunimit nepermjet pjesemarrjes ne programe te perbashketa ne kuader rajonal qe lidhen me NEQ dhe me programe specifike si INTERREG III, LIFE, TEMPUS CME, CARD.

 

Ne kete drejtim, Rajoni Puglia ka çuar perpara disa projekte qe kane te bejne me novacionet teknologjike ne SME shqiptare ne kuader te Programit INTERREG III.

 

Linjat programatike dhe projektet qe perfshihen ne kete Protokoll, dhe pse ruajne karakteristikat dalluese te raportit dypalesh, mund te perbejne nje pike referimi te rendesishem ne kuader te percaktimit te bashkepunimeve me te gjera me vlere rajonale e shumepaleshe.

 

Ne menyre te veçante, duke u nisur nga tematikat e protokollit, mund te identifikohen, edhe nepermjet nje krahasimi me ato qe kane te bejne me marreveshje paralele, projekte kerkimore, qe mund te propozohen ne kuader te programeve te BE (V.P.Q., INCO-COPERNICUS, etj.). Aktivitetet rajonale ne kuader te Iniciatives te Europes Qendrore (NEQ) dhe ne kuader te iniciativave homologe, nga ana e tyre mund tu atashohen projekteve  te Marreveshjes, veçanerisht ne fazen realizuese.

Kjo lidhje, perveç aspekteve programatike, mund te jete me interes per te tjeret si nje aktivizim i kerkueseve dhe i instrumentave promovues per te cilet eshte formuluar nje shembull domethenes ne Ligji. 212/92. Megjithate, duhet te nenvizohet orientimi dominues i ketij Ligji ne mbeshtjetje te bashkepunimit dypalesh dhe, ne menyre te veçante, te programeve te formimit profesional.

 

ISMES (Instituti Eksperimental Modele dhe Struktura) S.p.A ne Bergamo eshte i gatshem te realizoje projekte ne kuadrin e  Human Capital & Mobility ne kuader te INTERREG III ose LIFE me Institutin i Studimeve te Teknologjise se Ndertimit ne Tirane dhe me Agjencine Kombetare te Mjedisit, si dhe me ente te tjera shqiptare te interesuara nga pikepamja teknike.

 

A.                 Bashkepunimi Nderuniversitar

 

Palet shprehen te kenaqura nga aktiviteti i kerkimeve te perbashketa te zhvilluara nga Universitetet italiane dhe shqiptare.

 

Te dyja Palet do te ofrojne çdo asistence te mundshme per realizimin e projekteve ndermjet Universiteteve te te dy Vendeve dhe do te mbeshtesin aktivitetet formuese duke perfshire Ministrite perkatese: Ministrine e Arsimit, Ministrine e Universiteteve dhe Kerkimeve Shkencore dhe Teknologjike (MURST), ne baze te Memorandumit te Bashkepunimit i firmosur ne Rome me 29.04.98, ndermjet Ministrise Italiane se Arsimit dhe Ministrise se Universitetit dhe Kerkimeve Shkencore dhe Teknologjike dhe Ministrise Shqiptare se Arsimit dhe Shkences.

 

Pala italiane synon te stimuloje Palen shqiptare per projekte dhe programe qe parashikojne krijimin dhe/ose forcimin e grupeve dypaleshe dhe/ose shumepaleshe qe te operojne nepermjet rrjeteve tematike, per te favorizuar ne te ardhmen perfshirjen e Shqipersie ne Programet Kerkimore te Bashkimit Europian.

 

Aktivietet e bashkepunimit nderuniversitar italo-shqiptar jane shume te favorshme ne sektore te ndryshem, si ne kuader te Programit TEMPUS te Bashkimit Europian si dhe ne planin dypalesh.

 

Vihen ne dukje, ne menyre te veçante, projektet e aprovuara nga Komisioni Europian ne Programin TEMPUS ndermjet Universitetit te Studimeve te Parmes dhe atij te Tiranes ne sektorin e biologjise; ndermjet Universitetit te Studimeve Ancona-Macerata dhe atij te Tiranes ne sektorin e ekonomise (ky projekt eshte koordinuar nga Italia, nga Marche Inovation Training- MIT - i Ankones); ndermjet Universitetit te Studimeve te Trento-s dhe i Universiteteve te Gjirokastres dhe te Tiranes ne sektorin e matematikes; ndermjet Universitetit te Studimeve te Firences dhe Universitetit te Tiranes ne sektorin e arkitektures, ndermjet Universitetit te Studimeve te Viterbos dhe atij  te Tiranes ne sektorin e ushqimit; ndermjet Universitetit te Studimeve te Barit dhe atij te Shkodres-Tiranes-Vlores ne sektorin e mjekesise veterinare dhe te shkencave pyjore (behet fjale per dy projekte te caktuara), ndermjet Politeknikut te Torinos dhe Politeknikut te Tiranes ne sektorin e inxhinierise civile; ndermjet Universitetit te Studimeve te Firences dhe atij te Shkodres mbi metodat e mesimdhenies; ndermjet Universitetit te Studimeve te Perugias dhe atij te Elbasanit ne sektorin e shkencave bankare, ndermjet Universitetit te Studimeve te "Tuscia" te Viterbos dhe atij te Tiranes ne sektorin e shkencave agrare (studimi i kultures se ullirit) dhe ndermjet Universitetit te Studimeve e Padovas dhe atij te Tiranes ne sektorin e shkencave mjekesore (behet fjale per dy projekte: i pari, MEPALB ne bashkepunim me Universitetin e Parisit VII dhe projekti KLINIK-ALB ne bashkepunim me institute te ndryshme franceze).

 

Vihen ne dukje, gjithashtu, Konventat e meposhtme Universitare, te financuara nga MURST:

Politekniku i Barit dhe Universiteti Politeknik i Tiranes ne sektorin e inxhinierise mekanike; Universiteti i Studimeve te Leces dhe atij te Tiranes ne sektorin e inxhinierise dhe informatikes; Universiteti i Studimeve te Leces dhe atij te Gjirokastres ne sektorin matematike-fizike; Universiteti i Studimeve te Perugias dhe atij te Tiranes ne sektorin e administrimit te ndermarrjeve.

 

Ne sektorin agrar, eshte per t'u vene theksi mbi Konventat ne fuqi ndermjet:

Universitetit te Studimeve "Tuscia" te Viterbos dhe Universitetit te Tiranes, Universitetit te Studimeve te Barit dhe Universitetit te Tiranes; Politeknikut te Barit dhe atij te Tiranes, Universitetit te Studimeve te Kalabrise dhe Universitetit te Tiranes, Universitetit te Studimeve te Bazilikates dhe Universitetit Bujqesor te Tiranes.

 

Per sa i perket sektorit dypalesh, ka filluar me kohe nje aktivitet i perbashket kerkimesh konkrete ndermjet Universiteteve italiane dhe shqiptare.

 

Ne menyre te veçante:

Universiteti i Studimeve te Bolonjes, raportet e bashkepunimit shkencor dhe teknologjik shumevjeçar te te cilit ne shume sektore me istitucionet universitare shqiptare kane dhene nje imazh pozitiv, eshte i predispozuar te permiresoje dhe te favorizoje me tej aftesimin e metejshem te pedagogeve  dhe  kerkuesve shqiptare, duke e konsoliduar dhe zhvilluar me tej gjate kohes se vlefshmerise se ketij protokolli, nepermjet iniciativave qe kane te bejne mbi te gjitha me sektorin ekonomik, bujqesor, te mbrojtjes se pasurise kulturore dhe te formimit profesional te pedagogeve trainues.

 

Universiteti i Studimeve te Firences po aplikon aktualisht nderhyrje te ndryshme  te bashkepunimit shkencor dhe teknologjik ne Shqiperi, ne menyre te veçante me Universitetet e Tiranes dhe te Shkodres (me kete te fundit ka firmosur ne 1995 nje Protokoll shkembimesh kulturore dhe ndihme shkencore e teknologjike, akoma ne fuqi, qe perfshin dhe Universitete te tjera toskane).

Kohet e fundit, Universiteti i Studimeve te Firences ka pergatitur nje projekt mbi mundesite per nje zhvillim organik te ambientit te Liqenit te Shkodres dhe Drinit. Ne fakt po punohet ne menyre qe zona jugore e Liqenit te deklarohet Park Kombetar nepermjet rekuperimit te materialit inert, rekuperimi i te cilit behet gjithmone dhe me i veshtire.  Ne kete menyre Liqeni do te mund te perdoret si per projekte agro-turizmi ashtu dhe per ti dhene vleren e duhur mundesive te ndryshme lundruese dhe te gjuetise ne ate territor. Ne sektorin historik-arkeologjik, Universiteti i Studimeve te Firences do te organizoje nje seminar nderkombetar mbi "Greket dhe Iliret ne Adriatik" dhe do te nderhyje me nje projekt specifik ne zonen e Shkodres ne bashkepunim me Institutin e Monumenteve te Kultures dhe me Institutet e Akademise se Shkencave. Fazat operative pergatitore (germime) per realizimin e ketij projekti do te perfshijne ne Grupin e Punes dhe Universitetin e Studimeve te Leces - Instituti i Arkeologjise - per Palen italiane dhe Universitetin e Shkodres, Muzeu Historik i Shkodres, i Lezhes, Instituti i Germimeve Arkeologjike dhe Muzeu Arkeologjik i Tiranes per Palen shqiptare. Formimi i Komitetit Shkencor-Historik-Arkeologjik eshte i parashikuar per ditet e para te korrikut te ardhshem, ne vijim te  seminarit mbi projektimin e germimeve dhe fillimin e aktiviteteve (vjeshte 2001).

 

Universiteti i Studimeve te Padovas, po zhvillon prej kohesh aktivitete dypaleshe per shkembimin e punonjesve shkencore me Universitetin e Shkodres ne sektorin ekonomik dhe te mbrojtjes se ambientit; me Universitetin e Tiranes ne sektorin odontoiatrik dhe me Universitetin Bujqesor te Tiranes ne sektorin agro-ekonomik.

 

Konstatohen lidhjet intensive midis  Universitetit te Studimeve te Gjenoves, Departamentit te Shkencave te Tokes dhe Institutit te Studimeve dhe Projekteve Gjeologjike te Tiranes; ndermjet Institutit per Zooprofilaksine te Breshas dhe Institutit te Kerkimeve Veterinare te Tiranes; ndermjet Institutit Agronomik te Mesdheut te Barit dhe Universitetit Bujqesor te Tiranes.

 

Ne kuader te Marreveshjes per Shkembime dhe Kerkime, e firmosur ne Tirane me 25.04.1996, ndermjet Politeknikut te Barit dhe Politeknikut te Tiranes, Palet shprehen te kenaqura per rezultatet arritura deri tani dhe angazhohen te rrisin nivelin e dijeve, kryesisht nepermjet kurseve te azhornimit dhe formimit profesional.

 

Per sa i perket aktiviteteve te kerkimeve dhe te azhornimit ne sektorin e bioteknologjive, Pala italiane ve ne dispozicion eksperiencen, kompetencat dhe strukturat e rrjetit te Konsorcium-it Nderuniversitar per Biotenkologjite (CIB) me qender ne Trieste, per studime dhe kerkime ne fushen biologjike, ne menyre te veçante mbi inxhinierine gjenetike dhe per studime mbi ambientin natyral si dhe mbi mbrojtjen e tij, qe kane te bejne ne menyre specifike me bregdetin shqiptar. Partneri shqiptar, perveç universiteteve, mund te jete dhe Akademia e Shkencave te Shqiperise.

 

Ne kuader te perfundimeve te Konferences se Ankones se 19 e 20 majit 2000, Keshilli Kombetar i Kerkimeve shqiptare, nepermjet Istitutit Talasografik te Triestes, eshte i gatshem te organizoje ne Trieste nje seminar rajonal, duke pasur si obijktiv "Studimin e Eko-dinamikes ne Pellgun e Adriatikut".

 

Keshilli italian Kombetar i Kerkimeve po aplikon disa bashkepunime shkencore dhe teknologjike dypaleshe me istitucionet kerkimore-shkencore ne Shqiperi (Universiteti, Akademia e Shkencave te Shqiperise, etj..) ne sektoret e meposhtem: shkenca baze, biologji, gjenetike, ekonomi agrare, bioteknologji, ambient, mjekesi, teknologji te reja, shkenca te tokes dhe metrologji.

 

Universiteti i studimeve te Bolonjes ve ne dispozicion strukturat didaktike te diplomimit ne bioteknologji per te realizuar kurse formimi ne kete sektor. Persa i perket disiplinave te kultivimit te drufrutoreve, Pala shqiptare nenvizon rendesine e programit lidhur me zhvillimin e frutikultures ne Shqiperi ne zbatim me IAM te Barit.

 

 

A.                 Shendeti Publik, Organizimi Spitalor

 

Instituti i Larte i Shendetesise eshte i gatshem te bashkepunoje me institutet shqiptare perkates ne fushen bio-mjekesore dhe  te shendetit publik, duke iu referuar kerkimeve dhe studimeve qe kryhen ne Laboratoret dhe Sherbimet e saj.

 

Ne menyre te veçante, Instituti i Larte i Shendetesise i ofron bashkepunimin e tij Departamentit Epidemiologjik te Institutit te Shendetit Publik te Tiranes dhe Departamentit te Politikave Shendetesore. Ne fakt, eshte parashikuar ngritja e nje biblioteke te specializuar ne politika shendetesore, formimi i drejtuesve kryesore dhe furnizimi me pajisje teknike, informatike dhe multimediale homogjene.

 

Pala italiane eshte e gatshme te bashkepunoje ne sektorin onkologjik, dhe per nje rregullim me te mire te Sistemit Shendetesor shqiptar nepermjet Rrjetit te Istituteve Kombetare Onkologjike te Shtrimit dhe te Sherimit dhe, ne menyre te veçante, me Institutin Kombetar per Kerkime mbi Kancerin te Gjenovas dhe Institutin Regina Elena te Romes per shume aktivitete kerkimi. Fushat e  bashkepunimit te ardhshem do te ishin vecanerisht azhornimi dhe formimi profesional i personelit mjekesor dhe para-mjekesor, si dhe kerkime baze dhe te aplikuara si parandalimi paresor dhe dytesor i tumoreve te lekures dhe trajtimi i tyre ne faze te avancuar; parandalimi i tumoreve te aparatit riprodhues femeror; i tumoreve te rrugeve te frymemarrjes; te epidemiologjise dhe te onkologjise mjekesore dhe radioterapike; te kirurgjika onkologjike, te gastroenterorologjise; te farmakokinetikes (rezistenca ndaj droga, nga EBV, HIV dhe nga tumoret); te imunologjise; te kohezionit qelizore; te gjenetikes molekulare, te funksionit dhe struktures se matrices ekstraqelizore; te proliferimit dhe te diferencimit te proteinave rikombinuese; te tumoreve qe godisin me shume grate (organet riprodhuese, gjirin, etj.) te administrimit te migrimit shendetesor nderkufitar; te  planit kombetar te tumoreve me ane te regjistrimit te tumoreve dhe te vdekshmerise, per te bere nje krahasim ndermjet Sistemit Sanitar italian dhe atij shqiptar.

 

Instituti Kombetar per Kerkime mbi Tumoret  ne Gjenova dhe Qendra e Bioteknologjive te avancuara te Gjenovas do te stimulojne partneret shqiptare ne sektorin onkologjik dhe disiplinat biomjekesore te lidhura me to, per te paraqitur projekte te perbashketa, ne menyre te veçante ne kuader te Programeve Kerkimore-Shkencore te Bashkimit Europian (ne menyre specifike, V.P.Q). Do te nxiten gjithashtu vizita ekspertesh dhe kurse te specializuara formimi duke iu referuar ne menyre te veçante bioteknologjise se aplikuar ne onkologji.

Eksperienca e bashkepunimit nderkombetar e zhvilluar nga Instituti Kombetar per Kerkime mbi Tumoret ne Gjenova do te vihet ne dispozicion te kolegeve shqiptare.

 

Per  favorizimin e proceseve te informimit, te kerkimeve, te transferimit teknologjik dhe te "joint-ventures" industriale, do te organizohet nje seminar informues per krahasimin e eksperiencave ndermjet "Qendrave te Lidhjes" mjekesore-onkologjike te afta te promovojne zhvillimin promovues te bioteknologjive te aplikuara, nepermjet strukturave te kerkimeve dhe te transferimeve teknologjike.

 

Pala shqiptare mirepret informacione mbi format e mundshme  te bashkepunimit mjekesor-onkologjik dhe do te kujdeset t'ia transmetoje ate dhe Institucioneve shendetesore te interesuara.

 

Mbi bazen e Protokollit te Bashkepunimit ne fuqi ndermjet Qeverise se Rajonit te Toskanes dhe Qeverise se Republikes se Shqiperise te vitit 1998, Palet do te zhvillojne aktivitetin e shkembimeve dhe te bashkepunimit ne sektorin shendetesor, nepermjet programeve specifike te rakorduara midis  strukturave spitalore dhe social-shendetesore te Toskanes dhe te Shqiperise.

 

Palet jane te interesuara te vazhdojne bashkepunimin e orientuar drejt formimit dhe perfeksionimit te kuadrove, aplikimit operativ te njohurive te fituara ne sektoret e shendetesise dhe te mjekesise spitalore.

 

Per kete qellim, Shoqata Kombetare per Tumoret, Drejtoria Shkencore e se ciles ndodhet prane Divizionit  Onkologjia Mjekesore e Spitalit "S.Orsola Malpigli" te Bolonjes, informon se qe nga viti 1994 ka ngritur dhe administron Sherbimin Onkologjik ne banese ne qytetin e Tiranes.

Kjo strukture ka lindur mbi te gjitha per te asistuar te "semuret ne fazen terminale" dhe Pala italiane shpreson, qe ne kuader te ketij Protokolli, te permiresoje njohurite e personelit mjekesor dhe para-mjekesor shqiptar qe punon atje.

 

Instituti San.Raffale i Milanos eshte i interesuar per aktivitete te perbashketa me partner shqiptar ne sektoret e organizimit dhe te administrimit spitalor, te kerkimeve baze, te kerkimeve klinike, te kerkim-zhvillimit te aparaturave biomjekesore, te organizimit teknik-shendetesor, edhe nepermjet shoqerise inxhinierike te grupit S.Raffaele-ORTESA dhe Shoqates italiane per Solidaritentin ndermjet Popujve (AISPO).

 

Instituti i Teknologjive Biomjeksore te Avancuara te Milanos, prane Keshillit Kombetar te Kerkimeve, do te nise nje projekt bashkepunimi ne sektorin e tele-mjekesise, te tele-konsultimeve, te informatikes shendetesore dhe te mjekesise parandaluese. Ne kete iniciative, nga Pala italiane do te marre pjese Istituti  Neurologjik "Carlo Besta" i Milanos, Universiteti II i Studemeve te Milanos (Departamenti i Informatikes), Universiteti Poliklinik i Sienes, Universiteti i Studimeve te Triestes, Universiteti i Studimeve te Udines (Departamenti i Shkencave te Informimit) dhe disa struktura shendetesore te Rajonit Puglia (Agjencia Rajonale, Nderrmarrje Shendetesore dhe Spitalore dhe Shoqeri Informatike INSIEL). Per Shqiperine do te perfshihen Universitet.

 

Te dyja Palet njohin rendesine e zhvillimit te tele-mjekesise dhe te epidemiologjise dhe ftojne Istitucionet perkatese shendetesore te bashkepunojne.

 

Pala shqiptare fton Palen italiane te organizoje misione studimore afatshkurter per specialistet  te saj, per te perfituar njohuri sa me te mira ne kete sektor.

 

Universiteti i Studimeve te Firences, Fakulteti i Mjekesise dhe Pala shqiptare shprehen te kenaqura per rezultatet e arritura prane Spitalit Rajonal  te Shkodres ne favor te kurimit te femijeve shqiptare te semure me celebroze.

 

Universiteti i Studimeve te Romes "Tor Vergata" informon se do te vazhdoje te kryeje programe per "promovimin e situates shendetesore te femijeve shqiptare: Lufta kunder te ushqyerit keq", duke perfshire dhe Organizma te tjere, si UNICEF dhe Drejtorine e Pergjithshme te Shendetit Publik.

 

Keshilli italian Kombetar i Kerkimeve informon Palen shqiptare per vullnetin e Istitutit Mutagenesi e i Ndryshimshmeriese te Pizes  per te ngritur ne Durres nje Qender Pediatrike per Parandalim dhe per Diagnostikime me mbeshtjetjen e LIONS  Club Italian.

 

A.                 Agronomia, Veterinaria, Zooteknika dhe Bioteknologjia

 

Ministria italiane e Politikave Bujqesore ne bashkepunim me strukturat kerkimore dhe formuese prane Ministrise italiane te Universiteteve dhe te Kerkimeve Shkencore dhe Teknologjike, eshte per intensifikimin e marredhenieve midis dy Paleve dhe ve ne dispozicion Insitutetet e saj kerkimore dhe eksperimentuese bujqesore per te vene ne jete propozimet, frut te bashkepunimit shkencor te dala nga insitutet kerkimore omologe shqiptare, edhe mbi bazen e deklarates se perbashket mbi planin operativ ne sektorin bujqesor, firmosur nga Ministrat e dy paleve.

 

Te dyja Palet e konsiderojne sektorin bujqesor dhe rural te nje rendesie strategjike dhe do te inkurajojne nje bashkepunim te ngushte, ne vecanti ne fushen e modernizimit teknologjik si proces dhe si produkt, nepermjet eksperteve dhe projekteve kerkimore te perbashketa, pjese e objektivave te Programit 2000 dhe te V.P.Q. te Bashkimit Europjan.

 

Per aktivitetet qe lidhen me formimin dhe kerkimet ne fushen e zhvillimit bujqesor dhe rural, Pala italiane ve ne dispozicion eksperiencen, kompetencat dhe strukturat e C.E.S.A.R (Qendra per Zhvillimin Bujqesor dhe Rural) te lidhur me Universitetin e Peruxhias.

 

Universiteti i Studimeve te Peruxhias, Fakulteti Bujqesor, Insituti i Vleresimit dhe i Kontabilitetit Rural, propozon nje projekt mbi zhvillimin e qendrueshem dhe te integruar ne Shqiperi dhe ne Vendet e Pellgut te Ballkanit, si ne planin shume palesh dhe ne ate rajonal.

 

Pala italiane fton Ministrine shqiptare te Bujqesise dhe Ushqimit te vazhdoje te pranoje konsulencen e pales italiane persa i perket projekteve strategjike mbi politiken bujqesore ne Shqiperi.

 

Instituti Agronomik Mesdhetar i Barit (I.A.M.-B), qender e shkembimeve te kualifikuara shkencore ne nivel nderkombetar, ne bashkepunim me Ministrine e Politikave Bujqesore dhe me Ministrine italiane te Universiteteve dhe Kerkimeve Shkencore dhe Teknologjike, si dhe me Rajonin e Pulias, i propozon Pales shqiptare te vazhdoje studimet dhe kerkimet ne sektoret e mbrojtjes dhe gjendjes shendetesore te frutikultures ne Shqiperi dhe ne ate te  ristrukturimit te rrjeteve kulluese kolektive ekzistuese. Keto kerkime do te cojne, brenda nje kohe te shkurter, ne publikimin e perbashket te nje monografie mbi gjendjen e sektorit bujqesor ne Shqiperi dhe perspektiven e integrimit europian.

 

Instituti i Zooprofilaksise ne Breshia eshte i kenaqur nga bashkepunimi me Insitutin e Kerkimeve Veterinare ne Tirane.

 

Instituti Zooprofilaktik ne Abruco dhe ne Molize (organizem teknik i Ministrise italiane te Shendetesise, Departamenti i Ushqimit dhe i Shendetit Publik Veterinar) me qender ne Teramo, bashke me Institutin Bujqesor Oltremare i Firences, do te vazhdoje aktivitetin e perbashket me Institutin shqiptar per kerkime zooteknike (IKZ) mbi fuqizimin e Sherbimeve Veterinare nepermjet identifikimit epidemiologjik te teknikave laboratorike per prodhimin e serumeve dhe vaksinave ne fushen e shendetit te kafsheve dhe te shendetit publik veterinar. Kjo do te realizohet fale nje pershtatje te shpejte te legjislacionit veterinar shqiptar ne perputhje me kriteret e Bashkimit Europian, duke vene ne dispozicion personelin e tij teknik dhe furnizimin me produkte biologjike dhe reagenteve per profilaksine e semundjeve te kafshet (turbekuloz i gjedhit, bruceloza, plasje, etj.)

 

Instituti Bujqesor Oltremare i Firences do ti jape ndihmesen e tij Institutit te Kerkimeve Zooteknike (IKZ) ne sektorin e riprodhimit te gjedheve nepermjet teknikes se inseminimit artificial dhe duke perdorur teknika te reja laboratorike per trajtimin e materialit biologjik te gjedheve si dhe matrikulimit te tyre.

 

Ndermarrja Bujqesore Didaktike-Eksperimentale, e udhehequr nga Universiteti i Studimeve  Tuscia te Viterbos, Fakulteti Bujqesor, eshte e gatshme te çoje perpara kerkimet dhe shkembimet me Universitetin Bujqesor te Tiranes ne fushen e ullishtarise per tre vitet ne vijim.

 

A.                 Ambienti, Energjia dhe Territori

 

Palet jane dakort te mbeshtesin programe dhe projekte qe kane per qellim shfrytezimin e energjise, perdorimin te ekuilibruar te burimeve natyrore, ambientale dhe teritoriale ne kuader te strategjise se zhvillimit te qendrueshem.

 

Pala italiane informon Palen shqiptare per gadishmerine e Entit per Teknologjite e reja, Energjine dhe Ambientin (ENEA) per te bashkepunuar me organizmat omologe shqiptare per projekte per mbrojtjen e mjedisit,  perdorimin racional te energjise dhe te te rejave teknologjike.

 

Agjencia Kombetare Italiane per Ambientin (ANPA) ne bashkepunim me Agjencine Kombetare Shqiptarete Mjedisit eshte e interesuar per aktivitete  bashkepunimi per  ruajtjen e mjedisit, sigurine dhe mbrojtjen berthamore me partneret homologe shqiptare, duke vene theksin ne mbeshtetjen tekniko-shkencore.

Do te percaktohen dhe nxiten projekte kerkimore ( ne fushen e radioekologjise, te studimit te radioaktivitetit ne agrosistem dhe ne hallkat ushqimore) nepermjet zbatimit te teknikave dhe metodave per nje administrim korrekt te burimeve natyrore dhe te prodhimit bujqesor (permiresimi gjenetik dhe bioteknologjite agroushqimore), si dhe asistence per monitorimin mjedisor dhe te bregdetit.

 

Pala italiane deklarohet e gatshme te prese studjuesit shqiptare prane insitucioneve shkencore ne Ankona, Fano dhe Trieste per kerkime ne sektorin e ruajtjes se Detit Adriatik dhe te brigjeve shqiptare.

 

Ne kete menyre, te dyja palet do te nxisin ne te ardhmen bashkepunimin shkencor midis institucioneve te vendeve respektive si dhe bashkepunimin e mundshem me vendet e tjera te pellgut ne fushen e kerkimeve mbi Detin Adriatik per te realizuar projekte te perbashketa qe do te cojne ne nje njohje me te mire te problemeve te kesaj zone dhe per nje administrim me racional te burimeve.

Palet bien dakort ne lidhje me mundesine e vendosjes ne te ardhmen te nje bashkepunimi si dhe per te cuar perpara bashkepunimin ekzistues midis Vendeve te Pellgut Adriatik dhe Jon, te mbledhur ne kuadrin e Iniciatives Adriatike.

 

Sektoret qe paraqesin interes te perbashket mund te jene si me poshte:

-         Mbrojtja dhe ruajtja e pasurise ujore te Detit Adriatik dhe atij Jon;

-         Bashkepunimi per mbrojtjen dhe ruajtjen e Detit Adriatik ne raste katastrofash natyrore dhe /ose industriale, incidentesh dhe zjarresh.

-         Monitorimi mjedisor

 

ENEL S.p.a. eshte e interesuar te bashkepunoje ne kuadrin e projekteve te perbashketa ne lidhje me te rejat teknologjike energjitike, ne vecanti per perdorimin racional te energjise. Do te behen perpjekje per te inkurajuar bashkepunimin nepermjet shkembimit te informacioneve dhe levizjes se studiuesve per nje rritje profesionale, si dhe organizimi i seminareve, workshopeve dhe ekspozitave shkencore ne lidhje me ndermarrjet e vogla dhe te mesme edhe nepermjet aktiviteve te formimit dhe trainimit te  specializuar.

 

Drejtoria Kombetare e Metrologjise dhe Kalibrimit prane Keshillit te Ministrave te Shqiperise beson  ne nje thellim te bashkepunim, tashme ekzistues, me Keshillin Kombetar Italian te Kerkimeve, Insitutin e Metrologjise“G.Colonnetti” i Torinos, Insitutin “Galileo Ferraris” te Torinos dhe ENEA-n e Romes.

Aktiviteti kerkimor ka parasysh referimin ndaj etaloneve te njesive matese te Sistemit Nderkombetar ne sektore qe paraqesin interes te madh shkencor dhe industrial (prane Insitutit te Metrologjise “G.Colonnetti” te Torinos aktiviteti kerkimor realizohet nepermjet tarimit te kampioneve qe ata paraqesin).

 

A.                 Modernizimi teknologjik dhe trasferimi i teknologjive.

 

Pala italiane nenvizon rendesine e nje bashkepunimi me te mire e te frytshem ne sektorin e transferimit te teknologjive te reja te SME, duke analizuar nevojat specifike dhe duke propozuar sherbime qe do te cojne ne rritjen e konkurences. Ne vecanti, i referohemi Relay Centre IRENE, strukture vepruese ne nivel rajonal – e iniciuar dhe pjeserisht e financuar nga programi CE-INNOVATION – aktive ne rajonet e Triveneto, Marke dhe Emilia Romanja.

 Relay Centre ofrojne: sherbime informimi dhe konsulence (konsulence ne fushen e novacionit, te transferimit te teknologjive dhe perdorimit te rezultateve te kerkimeve); formim profesional; gjetje partneri; asistence ne pergatitjen e propozimeve per programe te perbashketa; informacione ne lidhje me programe kombetare e te perbashketa si mbeshtetje financiare per modernizim. Per sa i perket transferimit te teknologjive, Relay Centre IRENE  merr persiper asistencen ndaj industrise lokale ne lidhje me studimin dhe percaktimin e nevojave teknologjike; gjetjen, nepermjet rrjetit te Innovation Relay Centre IRENE, te partnereve te afte te ofrojne teknologji te reja. Ne rastin specifik te Shqiperise, Relay Centre IRENE, i drejtuar nga ENEA ne Bolonja, eshte e gatshme te coje perpara aktivitetin qe lidhet me nderkombetarizimin, nepermjet nje bashkepunimi me te mire, te vazhdueshem, me struktura analoge pertej kufirit per sa i perket veprimtarive te orientuara drejt SME si dhe per krijimin e rrjeteve te ndermarrjeve (marredhenje furnizimi, maredhenje furnizim-shperndarje), duke ju referuar ne menyre te vecante sektoreve tradicionale (tekstile/konfeksione, kepucari, qeramike). Relay Centre IRENE ofron edhe asistence per: transferimin teknologjik  nepermjet veprimtarive qe lidhen drejtperdrejt me ndermarrjet dhe mbeshtetje te pergjithshme per modernizimin (visita ne ndermarrje, bursa teknologjike, perfshirjen e kapitaleve private per zhvillimin e ndermarrjeve).

 

Sincrotroni ELETTRA i Triestes, ne bashkepunim me I.C.S (Qendra Nderkombetare per Shkencen dhe Teknologjine e Larte) dhe Shoqata e industrialisteve te Triestes si dhe partneret shqiptare,  parashikojne fillimin e zbatimit te nje projekti per perfshirjen ne harta te qendrave shkencore-teknologjike te avancuara e te SME  novatore midis Italise dhe Shqiperise nepermjet krijimit te nje site te quajtur "Forum Virtuale", projektuar per te mbledhur dhe organizuar informacione mbi realitetet shkencore dhe teknologjike, duke organizuar ne te njejten kohe nje arkiv dinamik informacioni qe do te permbledhe te gjitha iniciativat e ndara ne zona projektuese ku jane te perfshira qendrat e regjistruara dhe SME. Nje site e tille do te ofroje gjithashtu programe formimi, projekte kerkimore, shembuj transferimi te teknologjise moderne, iniciativa tregtare.

 

BIC (Business Innovation Center) Friuli Venezia Giulia,  Konsorciumi Nderuniversitar per Bioteknologjite i Triestes dhe Parku Shkencor i Bioteknologjive te Xhenoves propozojne mbajtjen e takimeve midis ndermarrjeve moderne qe kryesojne "Qendrat Moderne" italiane dhe shqiptare.

 

Parku shkencor TECNOPOLIS/CSATA/NOVUS/ORTUS i Barit me ndihmen e CNA Pulia, ne 1999 i ka paraqitur Qeverise Shqiptare nje projekt mbi krijimin e nje "Qendre per zhvillimin e ndermarrjeve te vogla dhe te mesme ne Shqiperi" me detyre favorizimin e aktiviteteve te formimit, transferimit te teknologjise te ndermarrjes.

Qendra, ABDI (Albania Busienss Development Centre of Innovation), e parashikuar te krijohet vitin e ardhshem, do te kete detyre te keshilloje Qeverine Shqiptare per  realizimin e inisiativave qe synojne modernizimin dhe koherente me politikat strategjike te Vendit.

 

Nje objektiv i tille vihet ne jete duke aktivizuar dhe duke aplikuar nje seri veprimesh te inkuadruara ne nje vizion te vetem dhe strategjik qe do te perqendrohet ne aspektet kryesore te jetes ekonomike dhe shoqerore  te Shqiperise, duke kontribuar ne rritjen e aftesise sipermarrese lokale dhe duke ofruar  asistence teknike, drejtuese dhe tregtare ndermarrjeve. Ky veprim do t' i lejoje SME shqiptare te sigurojne prodhime gjithnje me konkuruese ne tregun Europjan-Mesdhetar.

Iniciativat e cuara perpara nga Qendra mund te conin ne nje makro-projekt qe do te realizohej ne kuadrin e Programeve te BE (INTERREG III, JOP, etj.). Midis projekteve, per aktivitetet e Qendres ABDI, eshte edhe ajo mbi krijimin e nje "Sporteli Europa" (Projekt AINE - Albany in Europe) ne mbeshtetje te politikave lokale te zhvillimit. Funksionimi i "Sportelit" do te konsistoje ne ate te furnizimit te te gjitha informacioneve mbi Programin e BE ( skadenca e lajmerimeve, etj., perfshi inicitivat e perbashketa).

 

Qendra ABDI (Albania Business Development Centre for Innovation) do te jete si pike referimi per zonat e reja industriale te dislokuara ne territorin shqiptar ku ndermarrjet italiane, se bashku me operatoret shqiptare, mund te fillojne aktivitete artizanale ne sektoret teknologjike, edhe si  shoqeri te perbashketa.

 

Qendra, duke favorizuar bashkepunimin shkencor dhe teknologjik midis Universiteteve dhe Qendrave Kerkimore midis dy Vendeve, do te ofroje sherbime teknike dhe drejtuese me qellim mbeshtetjen e SME lokale, kryesisht ne fushen e Teknologjise se Larte (teknologjia e informacionit dhe komunikimit; automatizimi, elektronika dhe mikroelektronika).

 

Rajoni i Toskanes dhe ai i Kampanias, mbi bazen e Marreveshjeve respektive te firmosura ( ne 1998 per rajonin e Toskanes dhe ne 1999 per rajonin e Kampanias), nenvizojne interesin dhe vullnetin per te vazhduar bashkepunimin me Insitucionet shqiptare respektive, vecanerisht  me Ministrine e Bashkepunimit Ekonomik dhe Tregtise.

 

A.                 Shoqeria e Informacionit dhe Telekomunikacionit

 

Instituti “Carlo Besta” i Milanos, duke qene ne krye te Keshillit te Kerkimeve te Italise deklaron gadishmerine e tij per te filluar kurset e para ne distance (telemjeksi) ne fushen e shedetesise dhe shendetit publik me Fakultetin e Mjeksise se Universitetit te Tiranes per kurse pasuniversitare

 

Pala shqiptare ve ne dukje bashkepunimin e shkelqyer midis MURST  (CINECA-Bolonje) dhe Ministrise se Arsimit dhe Shkences per krijimin e rrjetit informatik te sistemit arsimor shqiptar. Pala italiane gjithshtu mbeshteti financiarisht edhe krijimin e rrjeteve informatike ne pese universitete shqiptare. Pala shqiptare do te deshironte qe ky angazhim te vazhdonte ne drejtim te krijimit te nje rrjeti te plote akademik informatik ne Shqiperi, me synimin per tu bashkuar me sistemin italian te universiteteve dhe rrjetet europiane. Pala shqiptare, mbi bazen e sistemit te krijuar, ne bashkepunim me perfaqesuesit e Bankes Boterore i kane konfirmuar pales italiane ne takimin e mbajtur ne Tirane me 12.11.1999, gadishmerine per te aplikuar iniciativa ne sektorin e “sistemit arsimor shqiptar” dhe “institutional building”, qe i besohen respektivisht Konsorciumit Cineca te Bolonjes dhe Universitetit Boconi te Milanos. Ky angazhim do te realizohet ne fazen e zbatimit te projektit. Pala shqiptare, Ministria e Arsimit dhe e Shkences duhet te paraqese treguesit e nevojshem mbi permbajtjen e ketyre aplikimeve.

 

Instituti Superior i Telekomunikacionit dhe Informacionit te Romes ofron gadishmerine e tij per te bashkepunuar me institutet homologe shqiptare per realizimin e projekteve te perbashketa ne sektorin e telekomunikacionit, teknikes se komunikimit me frekuence te larte dhe telefonise mobile.

 

Telecom Italia dhe ndermarrje te tjera te telekomunikacionit kane shprehur interes per te bashkepunuar direkt me institutet e kerkimit dhe ndermarrjet shqiptare. Aktivitetet e perbashketa te kerkimit do te zhvillohen ne kuader te telekomunikacionit dhe te sektoreve te lidhur me te.

 

A.                 Shkencat e Tokes.

 

Palet deshirojne nje intensifikim te marredhenjeve si ne planin dypalesh dhe ne ate shume palesh ne sektorin e telerilevimit dhe te telekomunikacioneve edhe nepermjet kurseve te specializimit.

 

Palet nisen nga raportet e mira te bashkepunimit te vendosura midis Insitutit Kombetar Italian te Gjeofizikes dhe Qendres Sizmologjike te Tiranes prane Akademise se Shkencave te Shqiperise ne shkembimin e te dhenave sizmike dhe mikrosizmike me qellim studimin e termeteve.

 

Palet shprehin kenaqesine per bashkepunimin  ekzistent midis Ndermarrjes Gjeofizike (Gjeoalba)  dhe Institutit Kombetar italian te Gjeofizikes.

 

Instituti Eksperimental Modele dhe Struktura (ISMES) S.p.a. ne Bergamo eshte i kenaqur nga bashkepunimi qe ka me Institutin e Studimeve dhe Projektimeve Gjeologjike (Gjeoalba), ne fushen e studimeve te terrenit, sipas Marreveshjes se firmosur ne 1994 midis dy Enteve dhe qe vazhdon te jete akoma ne fuqi.

 

Gjithashtu, Instituti Eksperimental i Modeleve dhe strukturave S.P.A. ne Bergamo ne 1995 ka firmosur nje Marreveshje, akoma ne fuqi, me Institutin e Hidro Projekteve ne Tirane.

 

Universiteti "La Sapienza " i Romes - Departamenti i Shkencave te Tokes dhe Departamenti i Inxhinerise Kimike dhe i Materialeve -, Universiteti i studimeve te Firences - Departamenti i Shkencave te Tokes -, Instituti i mineralogjise i Universitetit te Studimeve ne Ferrara dhe Universiteti i Studimeve ne Ghenove - departamenti i Shkencave te Tokes, Seksioni i Petrografise - jane te kenaqur nga bashkepunimi qe ekziston me Institutin e Studimeve dhe Projektimeve Gjeologjike te Tiranes dhe me Institutin e Teknologjise Minerare ne sektorin e ofioliteve dhe metalogjenezes se tyre, ne fushen metodologjike dhe analitike te itinerareve gjeologjike (dokumenta te zonave minieralmbajtese, kartografi dhe te seksioneve gjeologjike, eksperienca, grumbullim i kampioneve dhe analizave te shkembografise).

 

Nje kerkim i  tille  metrologjik, gjeokimik dhe metalogjenik  do te finalizohet ne inkuadrimin e kushteve gjenetike dhe ne krahasimin e ofioliteve te Shqiperise Lindore me ofiolitet e Mesdheut Perendimor.

 

A.                 Studimi baze dhe i aplikuar

 

Pala italiane do te nxise cdo inisiative te afte te favorizoje pjesemarrjen e Shqiperise ne gjitha aktivitetet e ndryshme shkencore te Qendrave te Triestes (ne vecanti, ICGEB, ICTP, ICS dhe Sincrotrone Trieste Laboratorio ELETTRA).

 

Ne vecanti, Pala italiane mendon te mbeshtese bashkepunimet midis Sinkrotronit te Triestes Laboratorio ELETTRA dhe Insituteve dhe Universiteteve shqiptare. Aktivitetet e filluara mbulojne nje spekter te gjere te kerkimeve: vecimin e rezeve X nga pluhura dhe thithjen e rezeve X dhe metodologjite analitike te ludhura me to; fluorescenca; karakteristikat e semikonduktoreve organike; L analiza dhe kontrolli i ndotjes se mjedisit duke iu referuar ne menyre te vecante mikro-shperndarjes se metaleve te renda ne algat fluviale. Ne te gjitha rastet do te kihen parasysh shkembimet e zbatimeve teknologjike.

 

Insituti Kombetar i Fizikes Berthamore (INFN) i ofron kerkuesve shqiptare qe do te paraqesin kerkese mundesine per te shfrytezuar Sherbimet dhe/ose laboratoret per nje periudhe nje ose dy mujore ne vit. 

 

Insituti Kombetar i Fizikes se Lendes (INFM) i departamentit te Fizikes prane Universitetit te Barit eshte i kenaqur nga shkembimet e realizuara kohet e fundit me partneret shqiptare dhe bazohen ne raportet e mira te vendosura.

 

A.                 Ekonomia

 

Universiteti i Studimeve ne Bolonja propozon te realizoje, ne bashkepunim me Universitetin e Tiranes (Fakuluteti i Ekonomise), nje Qender Studimesh dhe Analizash Ekonomike (CESAE) me qellim formimin e perhershme te ekonomisteve shqiptare.

Kjo Qender, e atashuar prane Universitetit te Studimeve ne Bolonja, do ti lejonte kerkuesve shqiptare te punojne mbi struktura elektronike, te lidhura me internet dhe me akses ne bankat kryesore te te dhenave, te zhvillojne dhe te thellojne njohurite per aspektet edhe te politikes agro-ushqimore.

Kerkimi i pare per te cilen pala shqiptare i ka perkuar CESAE te realizoje, mund te jete ajo mbi "Problemet strukturore te tregut shqiptar te punes dhe te emigracionit".

 

Palet shprehin deshiren per nje zgjerim te ketij bashkepunimi jo vetem nepermjet formave te bashkepunimit kulturor, por sidomos duke iu referuar sferes se punes dhe te ndermarrjeve ne menyre te vecante zbatimit te dinamikave te reja social-ekonomike ne sektore specifike, perfshi edhe ato te komunikimit kulturor, kultures, politikave kulutrore; manaxhimi i politikave dhe strategjive kulturore; marketingu dhe konfrontimi mbi globalizimin e kulturave, shkences dhe ekonomise.

 

1.11 Urbanistika dhe arkitektura

 

Politekniku i Torinos dhe Politekniku i Barit jane te kenaqur nga bashkepunimi me Politeknikun e Tiranes ne fushen e teknologjive te reja te aplikuara ne arkitekture dhe ndertime.

Kjo do te lejoje, brenda nje kohe te shkurter, pergatitjen e projekteve infrastrukturore per tu perdorur ne Shqiperi, ne niven universitar dhe postuniversitar.

 

Universiteti i Studimeve i Ankones, Fakulteti i Inxhinjerise, Instituti i Vizatimit dhe Arkitektures Urbanistike, propozon zbatimin e nje projekti per rritjen urbane te Shqiperise ne bashkepunim me Universitetin e Tiranes dhe qendra te tjera shqiptare te interesuara.

 

1.12 Ruajtja dhe mbrojtja e trashegimise arkeologjike, artistike dhe kulturore

 

Ne fushen arkeologjike, trashegimia e rralle shqiptare, edhe pse ne pjese te madhe per tu studiuar dhe vleresuar, eshte e hapur per studime dhe kerkime per misionet italiane, ne bashkepunim me Ministrine e Kultures, Rinise dhe Sporteve dhe Akademine e Shkencave me institutet respektive.

 

Nje kontribut i posacem do te jepet, gjate periudhes qe ky Protokoll do te jete ne fuqi, per menyren e kryerjes se germimeve ne zonen e Butrintit (quajtur Pompei i Shqiperise) nga Universiteti i Studimeve te Bolonjes, Fakulteti i  Inxhinjerise, Departamenti i Arkitektures dhe Planifikimit Territorial.

Ne fakt projekti  propozon vleresimin e  rrenojave, mbrojtjen e territorit, ndertimeve te reja, analizave ambientale dhe te peisazhit nepermjet perdorimit te fotogrametrise me mundesira te reja dhe procedime inovative te blerjeve te pamjeve dhe trajtimeve arkeologjike nepermjet informatikes (lokalizimi i mbetjeve dhe perkufizimi i zonave). Kontrolli ambiental do te lejoje nje percaktim me te mire te nderhyrjeve dhe zgjedhjeve qe duhen bere ne kuadrin e zhvillimit te kerkimeve.

 

Universiteti i Studimeve te Firences dhe Komuna e Firences shpallin gadishmerine e tyre per realizimin e nje projekti te perbashket ne lidhje me sistemimin e senjalitikes ne zonat urbane qe paraqesin interes historik dhe arkeologjik (ne vecanti, senjalitika pershkruese ne Kalane e Shkodres).

 

Lidhja italiane e pakicave shqiptare (L.I.D.M.A.) e Kozences ka paraqitur nje projekt tre vjecar qe parashikon nje eksplorim te kujdesshem te trashegimive qe gjenden ne territorin shqiptar ( ne vecanti ne rrethet Fier, Berat, Korce), arkivimin e te dhenave mbi bazen e nje sistemi te kompjuterizuar, rendesine nepermjet sistemeve multimediale dhe nepermjet klasifikimit te tyre.

Faza fillestare e projektit parashikon nje kurs formimi me qellim pergatitjen e kuadrove shkencore te afte per te operuar ne sektorin e mbrojtjes se pasurive kulturore.

 

Qe nga 1999, Banka Boterore eshte shfaqur e interesuar per mbrojtjen dhe vleresimin e trashegimise kulturore te Vendeve Bregdetare dhe, per sa i perket Shqiperise, mbi te gjitha nepermjet paraqitjes neper katalogje te pasurive kulturore dhe artistike.

 

Pala shqiptare informon se homologu shqiptar do te jete Qendra Kombetare e Inventarizimit te Pasurive Kulturore.

 

ISIAO (Instituti Italian per Afriken dhe Lindjen), ne kuadrin e marreveshjes se bashkepunimit shkencor te firmosur ne 20.03.1991 ne Tirane me Akademine e Shkencave te Shqiperise, eshte e kenaqur nga bashkepunimi me Laboratorin e Bioarkeologjise me qender ne Rome.

Kerkimet bioarkeologjike te aplikuara te gjetjet arkeobotanike (me qellim rindertimin e bujqesise se lashte dhe te karakteristikave gjenetike te bimeve ushqimore kryesore qe i perkasin si te kaluares dhe te tashmes) mund te te sherbejne si zanafille per lindjen e nje projekti te ri operativ-dypalesh qe paraqet interes nga pikepamja shkencore midis dy vendeve.

 

1.13 Azhornimi profesional, kurse formimi dhe specializimi

 

Gjate perudhes se vlefshmerise se kesaj Marreveshjeje Pala Italiane do te ofroje per studiuesit shqiptare mundesine e pjesemarrjes ne kurse te shkurtra formimi profesional pasuniversitar qe do te zhvillohen ne Itali.

 

Ne kete kuader Grupi IRI mund te kete nje rol paresor ne procesin e formimit manaxherial, duke favorizuar bashkepunimin midis Enteve te Kerkimeve dhe Universiteteve midis dy Vendeve, per te mbeshtetur procesin e modernizimit te teknikave administruese, te inovacioneve ne aktivitete prodhuese dhe te organizatave perkatese.

 

Instrumentat e Grupit IRI ne kete fushe -Shkolla per Manaxhimin, Konsorciume midis Universiteteve dhe Ndermarrjeve, Kurse formimi, Inkubatore te ndermarrjeve (Business Inoovation Centres) - do te fitojne nje rendesi me te madhe ne te ardhmen e afert nepermjet krijimit te nje Konsorciumi te orientuar drejt formimit te eksperteve dhe trasferimit te njohurive dhe teknologjive.  Konsorciumi synon te ofroje eskperteve shqiptare mundesine e frekuentimit te Kurseve vjetore te kualifikimit te organizuar nga vete Konsorciumi sipas modaliteteve qe do t'i nenshtrohen miratimit te Ministrise se Puneve te Jashtme italiane. Nje mjet i tille kualifikimi mund te zgjerohet ne bashkepunim me Universitete, Ente Kerkimeshe dhe Qendra Ndermarrjesh dhe Inovacionesh.

 

TELECOM ITALIA S.p.A., permes Shkolles se Mesme ''Reiss Romoli'' do te organizoje nje kurs kualifikimi ne degen e ''inxhinjerise se informimit'' per t'i dhene mundesine kerkuesve shqiptare te njohin zbulime te reja teknologjike ne kete sektor.

 

Universiteti i Studimeve te Firences do te organizoje nje kurs formimi per ekspertet shqiptare te sektorit te informacionit me referim te vecante ndaj aktiviteteve qe synojne zhvillimin turistik (Information Professional).

Objektivi do te jete ai i krijimit te profesionaliteteve te inovuara ne tregun shqiptar te punes, duke favorizuar njohurite e teknologjive te informatizimit dhe katalogimit te informacioneve te nevojshme per krijimin e ndermarrjeve turistike - kulturore.

 

Shkolla e Administrates Publike, Fondacioni i Kerkimeve dhe Studimeve Nderkombetare te Firences dhe UNICRI do te organizojne nje kurs formimi specifik per funksionaret publike shqiptare.

 

Gjithmone persa i perket kurseve te formimit post-universitar afatshkurter, CIB (Konsorciumi Nderuniversitar per Bioteknologjite) i Bolonjes propozon kurse te tilla ne sektoret e bioteknologjive mjekesore dhe farmaceutike dhe te bioteknologjive industriale.

 

Ce.S.A.R. (Qendra e Zhvillimit Bujqesor Rural), Rajoni i Umbrias dhe Universiteti i Studimeve te Peruxhas propozojne kurse formimi te ndryshme ne keto sektore:

 - zhvillim rural, i mbeshtetur, i integruar;

-         zhvillim agroushqimor ne Shqiperi.

 

Instituti Agronomik Mesdhetar i Barit do te vazhdoje kurset e shkurtra te formimit post-universitar ne favor te kerkuesve, pedagoget dhe eksperteve shqiptare ne sektoret e virologjise agrare dhe te teknikave te ujitjes se kulturave dhe te fushave ne Shqiperi, gjate periudhes se vlefshmerise se ketij Protokolli.

 

Istituti Zooprofilaktik Eksperimental i Abruzzo-s dhe Molises (organ teknik i Ministrise se Shendetesise italiane, Departamenti i Ushqimit, dhe Shendetesise Publike Veterinare)  dhe Istitituti Agronomik  "Oltremare" i Firences shprehin gatishmerine e tyre per kurse formimi per veterinere dhe teknike shqiptare ne fushen e shendetesise shtazore dhe te shendetesise publike veterinare mbi pershtatjen e legjislacionit veterinar shqiptar me ate te Bashkimit Evropian.

 

Universiteti i Studimeve te Firences do te vazhdoje te organizoje kurse formimi dhe perfeksionimi ne sektorin zooteknik, ne rradhe te pare per te permiresuar ekonomine ne zonat veriore te Shqiperise ne ''Prodhimin Shtazor''.

 

Instituti Agronomik Oltremare i Firences do te organizoje nje kurs formimi per tekniket shqiptare te sektorit agro-ushqimor.

 

Kolegji i Eksperteve Agrare te Romes informon se do te mbeshtese iniciativa ne sektorin me teme: ''Globalizimi, Tregu dhe Formimi ne sektorin agroindustrial me Shqiperine''.

 

Instituti i Artit dhe Restaurimit te Firences i propozon pales shqiptare, Institutit te Monumenteve te Kultures, pjesemarrjen ne nje kurs formimi ne Itali, dhe me pas nje MASTER, gjate periudhes se vlefshmerise se ketij Protokolli, ne sektorin e restaurimit dhe rekuperimit te vendeve historike dhe te trashegimise kulturore ne pergjithesi ne Shqiperi.

 

Universiteti i Studimeve te Bolonjes, Fakulteti i Inxhinjerise, departamenti i Arkitektures dhe Planifikimit Territorial, propozon nje kurs formimi mbi restaurimin dhe konsolidimin e vendit arkeologjik te Butrintit dhe ne qytetin e Gjirokastres per te administruar me mire trashegimine kulturore shqiptare dhe te formoje teknike kompetente ne sektorin e restaurimit dhe rikuperimit.

Ky aktivitet formimi do te vazhdoje tre vjet.

 

Qendra e Studimeve dhe Kerkimeve te Institutit ''Jacques Maritain", seksioni i Triestes propozon organizimin çdo vit ne Itali, per periudhen e vlefshmerise se ketij Protokolli, te aktiviteteve promovuese nderkombetar dhe rajonale mbi ''Komunikimin dhe Administrimin e politikave kulturore publike dhe private'' ne te cilin do te marrin pjese punonjes shkencore te vendeve te Evropes Qendore dhe Lindore dhe te Basenit Adriatik.

 

Universiteti i Studimeve te Padoves dhe Universitetet e tjera te Venetos, ne bashkepunim me Rajonin Veneto, shprehin gatishmerine per te realizuar ne periudhen e vlefshmerise se ketij Protokolli, nje seminar rajonal mbi ekonomine nderkombetare.

 

Palet jane te interesuara per vazhdimin e bashkepunimit te orientuar drejt formimit dhe perfeksionimit te kuadrove, zbatimit operativ te njohurive te fituara ne sektoret e shendetesise dhe te mjekesise spitalore.

 

Ne vecanti:

Instituti i Larte i Shendetesise do te organizoje per Departimentin e Politikes Shendetesore shqiptare (DPS), Ministria e Shendetesise, kurse formimi per drejtuesit e larte mbi pasojat shendetesore te ekspozimit ndaj ndotjeve ambientale; per docentet dhe kerkuesit shqiptare do te kete kurse te politikes shendetesore dhe te ekonomise politike te artikuluar ne riformen shendetesore; mbi sistemet e sigurimeve ne shendetesi; mbi planifikimin e sherbimeve shendetesore; mbi analizen e kosto-fitimit dhe mbi sherbimet nderkombetare. Se fundmi, do te mbahen kurse mbi promovimin e shendetit dhe te edukimit per shendetin permes nje inventari fushatash kombetare te parandalimit; mbi shendetin ne vendet e populluara (shkolla, vendet e punes, spitaleve, etj.) dhe mbi mjekesine etnike dhe emigrimin.

Keto kurse do te zhvillohen ne katervjecarin e vlefshmerise se ketij Protokolli.

 

Universiteti i Romes ''Tor Vergata", Fakulteti i Mjekesise, eshte i disponueshem te organizoje kurse formimi ne sektoret e nevrologjise, te kirurgjise dhe te pediatrise per kerkuesit shqiptare.

 

Universiteti i Studimeve te Romes ''Tor Vergata", Katedra e Higjenes, eshte gjithashtu e gatshme te beje nje MASTER te dyte ne ''Epidemologjine e Sherbimeve Shendetesore shqiptare".

 

Keshilli Kombetar i Kerkimeve italian, ne bashkepunim me Institutin ''Carlo Besta" te Milanos do te realizoje cdo vit, ne periudhen e vlefshmerise se ketij Protokolli, nje kurs formimi ne tele-mjekesi, tele-konsulte dhe informatike shendetesore ne Shqiperi.

 

Keshilli Kombetar i Kerkimeve te Pizes, se bashku me Shkollen S.Anna po ne Pize, dhe te International Heart School te Bergamos shprehen te kenaqur mbi pjesemarrjen e mjekeve shqiptare ne MASTER ne Kardiologjine Pediatrike qe zhvillohet prej kater vitesh ne Pize.

Duke theksuar synimin per te vazhduar me kete aktivitet per tre vite te tjera, Pala italiane uron nje pjesemarrje me te madhe te mjekeve shqiptare te dipartimentit te Kirurgjise Kardiovaskulare te Qendres Spitalore te Tiranes (QUST) ne MASTER-in e Kardiologjise, Kardiokirurgjise, dhe Antestiologjise Pediatrike, derisa te perfitojne teknikat e avancuara jo kirurgjike, pervec atyre tipike te nderhyrjeve te urgjences dhe te kompleksitetit kardiopatik-infantil.

Aktivitetet e MASTER-t do te mbahen prane ish spitalit Pediatrik Apuano di Massa, tani spitali Pediatrik ''G. Pasquinucci'' i Massa Carrares dhe do te administrohet nga Instituti i Fiziologjise Klinike te Keshillit Kombetar te Kerkimeve dhe nga Zona e Kerkimeve te Pizes, me mbeshtetjen financiare te Fondacionit rotary - seksioni i Modenas- dhe te Kryqit te Kuq Italian te Massa Carrares.

 

Pala shqiptare propozon kurse azhornimi per inspektoret sanitare dhe ata te luftes kunder semundjeve infektive ne Shqiperi, si dhe trainimin e higjenisteve dentare ne luften per parandalimin e semundjeve dhe permiresimin e shendetit oral tek femijet ne shkollat fillore.

 

Universiteti i Studimeve te Bolonjes propozon nje kurs formimi ne Kimiken Sasiore me rendesi rajonale.

 

Konsorciumi KORE (Konsorciumi nderuniversitar nderkombetar i Kerkimeve), qe i referohet Universitetit te Studimeve te Sassarit, do te mbaje ne Alghero, ne periudhen e vlefshmerise se ketij Protokolli, kurse formimi ne sektorin ambiental dhe/ose te Shoqerise se Infomacionit.

Keto kurse do te kene nje skadence gjashtemujore ose vjetore dhe do t'i sherbejne kerkuesve, politikaneve dhe ndermarrjeve per te zgjidhur dhe perballuar nje problem thelbesor per mbijetesen e specieve, per shendetin e njeriut, per rritjen e njohurive kulturore dhe shkencore.

Periudha e kryerjes se kurseve do te konkordohet ne rruge diplomatike.

 

Shoqeria LOGO 2000 ne ''Area Science Park'' e afte te organizoje projekte kursesh formimi online. Keto kurse do te karakterizohen nga seksione e ''mesimit ne distance" dhe do te lejojne krijimin e klasave virtuale (computer supported cooperative learning). Pala shqiptare informon se Ministria e Shendetesise eshte pergjegjesja kompetente per projektin.

 

Sherbimet e Integruara te Zones (SER.IN.AR), qe i referohen Qendres Nderuniversitare te Bertinoros (FO) dhe Universitet te Studimeve te Bolonjes, do te organizojne nje kurs formimi te "Design for Quality".

 

Gjithashtu SER.IN.AR. do te organizoje nje MASTER mbi ''Design dhe projektimi per inovacionin e prodhimit" me karakter rajonal.

 

Keshilli Kombetar i Kerkimeve, Instituti i Metrologjise ''G. Colognetti" i Torinos do te mbaje nje kurs formimi/informimi ne sektoret e riferimeve te kampioneve primare te njesive te matjes te Sistemit Nderkombetar per sektoret me interes te gjere shkencor dhe industrial.

 

Universiteti i Studimeve te Bolonjes do te organizoje nje kurs formimi per docentet shqiptare per te promovuar kompetencen baze edhe ne nivelin e informatikes dhe  te programimit te aresimit informatik.

Metodat e perdorura jane multimediale dhe te artikuluar ne tipologji organizative dhe komunikuese sipas permbajtjes dhe afateve te punes.

Per periudhen e dyte te mbeshtetjes dhe te mesimit parashikohen seminare per krijimin e grupeve specifike te punes per problematikat.

Ne perfundim te vitit te pare te formimit do te jete thelbesore individualizimi i nje numri te caktuar docentesh ne vend te cileve do t'u besohen detyrat e koordinimit, per ndertimin e risurseve intelektuale qe mundesojne ne menyre progresive perftimin e nje autonomije projektuale.

Eshte gjithashtu e dobishme pergatitja e nje harte te risurseve ekzistuese ne nivel rajonal (qendra dokumentacionesh, shkolla-pilot, etj.) per te mundesuar forma te ndryshme nderlidhjeje (vizita te udhehequra, shkembim materialesh, etj).

 

Parku shkencor TECNOPOLIS/CSATA/NOVUS/ORTUS i Barit propozon nje kurs formimi mbi ''Manaxher te kerkimit dhe te teknologjise ne Shqiperi", me qellim formimin e nje grupi te pare formuesish (20 persona) te Qendres ABDCI (Albania Business Development Centre for Innovation).

 

Rajoni i Toskanes dhe Rajoni i Kampanias, mbi bazen e Protokolleve te Marreveshjes te nenshkruar me Qeverine shqiptare perkatesisht ne vitin 1998 dhe ne 1999, shprehin gatishmerine e tyre per te organizuar kurse formimi dhe pergatitjeje profesionale per kerkuesit shqiptare te interesuar per zhvillimin e SME artizanale dhe turistike shqiptare.

 

1.14. Manifestime shkencore dhe aktivite promovuese

 

Palet, ne periudhen e vlefshmerise se ketij Protokolli, do te promovojne realizimin e manifestimeve promocionale te meposhtme:

Universiteti i Studimeve te Bolonjes do te organizoje ne Itali seminare dhe kuvende ne sektorin e agronomise dhe te kultivime te barerave; te pemtarise (Zhvillimi i sistemit te pemtarise dhe vleresimi i prodhimeve lokale me zbatimin e teknikave te prodhimit te integruar me nje impakt ambiental te reduktuar); mekanizimi dhe inxhenjeria agrare (Zhvillimi dhe administrimi i mekanikes se vogel dhe infrastrukturave bujqesore); mbrojtja fitosanitare (lufta kunder paraziteve); mbrojtja dhe perpunimi i prodhimeve bujqesore, ne vecanti per prodhimet e perimeve; zooteknika.

 

Parku Shkencor TECNOPOLIS/CSATA/NOVUS/ORTUS i Barit shprehet i kenaqur per rezultatet e arritura dhe per marredheniet e restaturuara pas Ekspozites S&T ARCHIMED, te mbajtur ne Bari nga 23 ne 27 shkurt 2000, ne te cilen moren pjese dhe shqiptaret. Ky event do te perseritet ne vitet ne vazhdim gjate periudhes se vlefshmerise se ketij Protokolli.

 

Universiteti i Breshes propozon realizimin, ne periudhen e vlefshmerise se ketij Protokolli, te disa seminareve mjekesore.

Ne vecanti, per vitin 2000 jane ne program keto seminare:

-         Menaxhimi dhe administrimi i shendetesise ne B.E. dhe ne Vendet e Lindjes dhe te Adriatikut

-         Bioteknologjite e mjekesise riprodhuese. 

 

Ne vjeshten e vitit 2001 eshte parashikuar te mbahet ne Milano, me kujdesin e Institutit ''Carlo Besta'', nje kuvend rajonal qe do te ilustroje fazat kryesore te mjekesise parandaluese korrekte permes perdorimit te telemjekesise dhe te telekonsultes.

Kjo ngjarje i drejtohet te gjitha vendeve te Zonave te Adriatikut dhe Jonit, Ballkanike dhe te Evropes Qendrore dhe Lindore.

 

Shoqata Onlus “Med-Med” me IDI (Instituti Dermatologjik i Romes) do te realizojne mbledhje dhe seminare me tema nga mjeksia e pergjitheshme, telemjeksia, pediatria, neurologjia, dermatologjia, etj. ne Shqiperi dhe Itali me karakter rajonal.

 

Shoqata Italiane e Terapisteve te Rehabilitimit (AITR) e Romes propozon te mbaje ne Rome ne vitin 2001, ndoshta prane Qendres INAL te Budrio-s, nje seminar rajonal mbi terapite me te fundit dhe inovative ne sektorin e rehabilitimit te pacienteve qe kane bere operacion prerje gjymtyresh. Ne kete seminar do te marrin pjese edhe partneret e tjere te Zones Qendrore - Lindore dhe Ballkanike qe prej kohesh bashkepunojne me kete Shoqate. Per kete vit Shoqata Italiane e Terapisteve te Rehabilitimit e Romes do te jete e kenaqur te ftoje miqte shqiptare ne Budapest, ne vjeshte, per takimin rajonal tashme te programuar.

 

Shoqata ALA, ne bashkepunim me Shoqaten Italiane ''Lufte Tumoreve'' dhe Spitalin Maggiore Niguarda te Milanos, propozon organizimin - ne periudhen e vlefshmerise se ketij Protokolli - tre Takime Nderkombetare, me karakter rajonal: nje mbi ''Parandalimin e SIDA-s tek te rinjte''; i dyti per ''Luften kunder nikotizmit'' dhe i treti mbi: ''Semundjet e transmetueshme seksualsht ne Shqiperi: Kurimi dhe parandalimi per shendetin e gruas''.

Manifestimi te ketij lloji mbahen ne fakt cdo vit, ne Itali dhe ne vendet e tjera te Evropes Qendrore - Lindore dhe Ballkanike.

 

Universiteti i Studimeve te Romes ''Tor Vergata'' do te organizoje ne vitin 2001 nje seminar mbi ''kontrollin dhe parandalimin e semundjeve te diarrese, perfshire dhe koleren, me referim te vecante ndaj bonifikimit te ujrave te pijshem ne Shqiperi''.

 

Se bashku me Qendren Kombetare per Kerkimin dhe Zhvillimin e Materialeve te Brindizit eshte i disponueshem te organizoje nje seminar ne Shqiperi mbi ''Zhvillimin dhe organizimin e sherbimeve ne mbeshtetje te rritjes se sipermarresve'', ne periudhen e vlefshmerise se ketij Protokolli.

 


ANEKSI III

 

Dispozita per zbatimin e qendrimeve me afat te shkurter e te gjate te financuar drejpersedrejti nga Palet

 

1.      Palet do te financojne nje maksimum prej 20 projektesh ne vit. Per cdo projekt mund te zgjidhet nje qendrim afatshkurter apo afatgjate. Qendrimi afatshkurter nuk do t'i kaloje 10 ditet; ai afatgjate mund te zgjase nje muaj.

 

2.      Pala italiane vendos qe, ne vijim te rregullave te brendshme te reja qe kane te bejne me keto qendrime, perseritja e qendrimit per te njejtin projekt, gjashte muaj pas te parit, do te behet vetem ne rast nevoje absolute.

 

3.      Projektet te cilave do t'u jepet mbeshtetje financiare, do te jene ne menyre paresore ato te treguara ne Shtojcen IV.

 

4.      Shpenzimet e udhetimit do te jene ne ngarkim te paleve ftuese.

 

5.      Kompensimet mujore per qendrimet mujore afatgjata prej nje muaji do te jene:

-         per shqiptaret, nga LIT 2.000.000 gjithckaperfshirese

-         per italianet, pala shqiptare rezervon te drejten te informoje ne rruge diplomatike mbi kompensimet dhe modalitetet e qendrimit sipas normativave shqiptare ne fuqi 

                           

1.      Kompensimet ditore per qendrimet afatshkurtra do te jene: 

- per shqiptaret, nga LIT 180.000 qe perfshijne gjithcka 

- per italianet, pala shqiptare rezervon te drejten te informoje ne rruge diplomatike mbi kompensimet dhe modalitetet e qendrimit sipas normativave shqiptare ne fuqi

 

2.      Keto shuma per qendrimet si afatgjata ashtu edhe ato afatshkurtra, do t'i paguhen kerkuesve shqiptare plotesisht ne momentin e arritjes se tyre prane Ministrise se Puneve te Jashtme ne Rome apo prane Zyrave Provinciale te Thesarit te Institucionave Italiane mikpritese; kerkuesve italiane do t'i paguhen prane institucioneve pritese shqiptare.

 

3.      Pjesemarresit ne keto shkembime duhet te dergojne nje relacion perfundimtar brenda nje afati kohor prej 14 ditesh nga perfundimi i misionit.

 

4.      Palet bien dakord qe Pala ftuese te jape, mbi bazen e dispozitave ne fuqi ne secilin Vend, sigurimin shendetesor te detyrueshem dhe sigurimin ndaj fatkeqesive, duke perjashtuar ato odontoiatrise dhe per semundjet e mbartura.

 

5.       Dergimi i kerkesave perkatese te qendrimit per kerkime dhe misione afatshkurtra do te behet permes rrugeve diplomatike  te pakten tre muaj para dates se parashikuar per fillimin e qendrimit apo te misionit.

 

6.      Aktivitetet qe do te zhvillohen bashkerisht do te pergatiten nga partneret e te dy vendeve dhe do te shqyrtohen  me pas per aprovimin e tyre nga Ministria e Arsimit dhe Shkences per kerkuesit shqiptare dhe nga Ministria e Puneve te Jashtme per ato italine.

 

7.       Kerkesat per qendrimet duhet te jene te shoqeruara nga dokumentacioni i meposhtem, ne dy kopje:

-         curriculum vitae

-         programi i punes i aprovuar nga partneret qe tregon titullin e kerkimit, daten e fillimit dhe kohezgjatjen e misionit

-         deklarate ne lidhje me kthimin e shumes se paguar ne rast nderprerjeje te misionit;

-         dokumentacioni i pergatitur ne gjuhen angleze ose italiane

Vendi prites do te jape pergjigje permes rrugeve diplomatike brenda kater javesh nga data e parashikuar per mbrritjen e kerkuesit, ne lidhje me pranimin ose jo te kandidatures.

 

 



Faqe kryesore