REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCĖS ZYRA E SHTYPIT

Rruga e Durrėsit, nr. 23 AL-TIRANĖ
www.mash.gov.al

Tiranė, mė 16 shtator 2006
NJOFTIM PĖR SHTYP
Dibra: 95% e teksteve janė
dorėzuar nė shkolla: reforma do tė shoqėrohet me politika sociale
Reforma e liberalizimit tė tregut tė teksteve shkollorė ėshtė njė nga reformat mė tė rėndėsishme tonat. Ajo ka impakt tė menjėhershėm, por edhe afatgjatė nė cilėsinė e teksteve shkollore. Kjo reformė nxit fuqimisht modernizimin e kurrikulės, pra tė pėrmbajtjes sė programit tė shkollės.
Megjithėse reforma e teksteve u krye nė njė periudhė tė shkurtėr (miratimi zyrtar daton marsin e kėtij viti), u arrit qė botuesit, tė ēojnė direkt nė shkolla librat e porositur.
Aktualisht, nga informacionet qė kemi nga qyteti Tiranė dhe nga Drejtoritė Arsimore Rajonale tė tjera nė vend, procesi po shkon mirė dhe deri tani mbi 95 % e vėllimit tė teksteve janė dorėzuar nė shkolla.
Pjesa qė mbetet parashikohet qė tė dorėzohet shumė shpejt.
Me anėn e kėsaj reforme, mori fund saga e tenderėve tė shumė pėrfolur me shtypshkronjat. Mėsuesve ju kaloi pushteti dhe pėrgjegjėsia e pėrzgjedhjes sė teksteve. U rrit cilėsia fizike dhe pėrmbajtjesore e librave. Sistemi qė ne po aplikojmė kėtė vit ėshtė ai qė pėrdoret dhe nė vendet e Bashkimit Evropian si dhe nė vendet e tjera tė rajonit tonė.
Pretendimi i regjimit tė shkuar socialist se ofronin falas tekstet nė arsimin bazė 9-vjeēar ishte njė gėnjeshtėr e madhe. Pėr shkak tė korrupsionit dhe abuzimit, 50 % e mė shumė e prindėrve blinin nė tregun e zi tekste me cilėsi tė ulėt dhe me ēmime tė kripura.
Sivjet, nė arsimin bazė, shteti do mbulojė pjesėn mė tė madhe tė kostos; p.sh. pėr njė libėr qė kushton 2900 lekė tė vjetra shteti do tė paguajė 2000 lekė tė vjetra. Kjo do tė aplikohet pėr 100% tė nxėnėsve tė arsimit bazė.
Kjo reformė do tė shoqėrohet me politika sociale duke rritur subvencionin e shtetit pėr fshatrat dhe shtresat nė nevojė, pėr arsimin bazė 9-vjeēar, madje edhe pėr arsimin e mesėm.
Nga ana tjetėr prindėrit do tė lehtėsohen nga shumė pagesa, qė nė mėnyrė abuzive vileshin prej tyre nga segmente tė arsimtarėve.