RED/EO

1. Drejtoritë Arsimore Rajonale (DAR) janë përgjegjëse për zbatimin e politikave te zhvillimit për arsimin parauniversitar në nivel rajonal, për menaxhimin e burimeve njerëzore, për sigurimin e cilësisë në shkollat publike dhe jopublike, si dhe për organizimin e certifikimit të mësuesve në rajon, përmes bashkëpunimit me institucionet e specializuara. Numri i tyre është 14 dhe shtrihen 12 qarqe të vendit.


2. Zyrat Arsimore (ZA), të vendosura në 24 bashki të vendit, janë përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit mësimor-edukativ, për menaxhimin e burimeve njerëzore, grumbullimin e informacionit statistikor, mbikëqyrjen e klasave dhe veprimtarive kurrikulare dhe ekstra-kurrikulare dhe menaxhimin e burimeve financiare për disa elemente.