Kualifikimi i Mësuesve
Edukatorë në arsimin parashkollor mund të jetë një person i cili është diplomuar në shkollat e larta publike ose private të akredituar të mësuesisë.
Mësues në arsimin bazë dhe në gjimnaz mund të jetë një person i cili është diplomuar në shkollat e larta publike ose private të akredituar të mësuesisë.
Mësues i arteve mund të jetë një person i cili është diplomuar në Akademinë e Arteve. Mësuesi i edukimit fizik mund të jetë një person i cili është diplomuar në Akademinë e Sporteve.
Mësues i nxënësve me nevoja të veçanta mund të jetë një person i cili është diplomuar në një shkollë të lartë të mësuesisë dhe ka kryer kurse specializimi në këtë fushë. Procesit të kualifikimit i nënshtrohen dhe mësuesit e arsimit profesional. Mësuesit kualifikohen edhe gjatë karrierës së tyre. Ata kalojnë nëpër tri shkallë të kualifikimit të vazhduar, përkatësisht pas 5, 10 dhe 20 vjet stazh në punë.
Kualifikimi i vazhduar zhvillohet dy etapa:
Etapa e parë: Portofoli profesional i mësuesit, i cili përmban CV, dhe dokumente dhe certifikata të fituara gjatë periudhës në fjalë. Portofoli vlerësohet nga një komision i ngritur pranë DAR/ZA-së ku mësuesi punon.
Etapa e dytë: Testimi i mësuesit
Në këtë etapë kalojnë mësuesit që kanë paraqitur portofolin dhe janë vlerësuar mbi një numër minimal pikësh. Mësuesit i nënshtrohen provimit mbi bazën e një testi.
Vlerësimi përfundimtar mbështetet në kreditit e grumbulluara dhe rezultatet e testimit.
Nëpërmjet këtij sistemi, diferencohet paga e mësuesve sipas meritës profesionale.
Një sistem i ngjashëm po përgatitet edhe për drejtuesit e shkollave.
Kualifikimi i mësuesve 2012
- Udhëzim Nr. 2, datë 20.01.2012 për: "Organizimin e kualifikimit të mësuesve në sistemin arsimor parauniversitar për vitin mësimor 2011 - 2012"
- Rregullore e provimeve të kualifikimit të mësuesve në sistemin arsimor parauniversitar, datë 20.01.2012
Kualifikimi i mësuesve 2011







