Edukimi për karrierën
Të dashur mësues!
Nëpërmjet kësaj rubrike, dëshirojmë t’ju vëmë në dispozicion disa materiale ndihmëse dhe informacione për punën tuaj në dhënien e lëndës “Edukim për Karrierën”, për klasat e nënta të shkollave 9-vjeçare.
Qëllimi i kësaj lënde është t’u shpjegojë nxënësve botën e punës dhe si ata të përputhin aftësitë dhe interesat e tyre personale me ofertat e tregut të punës. Për të arritur këtë, nevojitet një përshkrim i detajuar i profesioneve ekzistuese dhe shpjegimi i rrugës që duhet të ndiqet për të arritur arsimimin i dëshiruar.
Krahas orës së mësimit, është e nevojshme të organizohen takime me prindërit, vizita nëpër ndërmarrje dhe bashkëbisedime në klasë me përfaqësues të zyrave mësimore, si dhe me persona të profesioneve të ndryshme. Përveç kësaj, disa shkolla profesionale në rajonin tuaj ofrojnë informacione në kuadrin e “Ditëve të dyerve të hapura”. Për ta zgjeruar fushën e informimit, kemi dhënë adresat e disa faqe të vlefshme Interneti.
Materialet, që mund t’i shkarkoni këtu janë përgatitur në kuadër të Projektit, “Arsimi Profesional në Shqipërinë Verilindore”, që bazohet në marrëveshjen mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë. Ai financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik. Përgjegjës për zbatimin e projektit është Deutsche Gesellschaft für internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.
Nëse në lidhje me këto materiale keni pyetje ose nëse dëshironi të kontribuoni në përmirësimin e tyre, mund të kontaktoni Z. Agron Pullumbi (apullumbi@mash.gov.al) në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, ose personat përgjegjës për edukimin për karrierën pranë DAR/ZA.
Ju urojmë shumë sukses në mësimdhënie!
- Edukimi për karrierën – Libri i mësuesit
- Moduli i edukimit për karrierën - Klasa e 9-të
- Orientimi për karrierën - Koncepte dhe përkufizime
- Edukimi dhe orientimi për karrierën
- Elementet e orientimit për karrierën
- Informacione rreth karrierës
- Përdorimi i internetit si mundësi informimi për shkollim apo punësim të mëtejshëm
- Si mësojnë nxënësit
- Intervista e karrierës
- Planifikimi i karrierës
- Politika e shkollës për edukimin për karrierën
- Vlerësimi i programit të edukimit për karrierën
- Pyetësori për vlerësimin e programit të edukimit për karrierën - për nxënësit
- Pyetësori për përmirësimin e programit të edukimit për karrierën
- Ushtrimi - Një ditë në jetën e







