Edukimi për karrierën
Të dashur nxënës!
Nëpërmjet kësaj rubrike, dëshirojmë t’ju vëmë në dispozicion disa materiale ndihmëse dhe informacione rreth lëndës “Edukimi për Karrierën”, për klasat e nënta të shkollës 9-vjeçare.
Qëllimi i lëndës Edukimi për Karrierën është t’ju njohë me botën e punës dhe t’ju ndihmojë në përputhjen e aftësive dhe interesave tuaja profesionale, me kërkesat e tregut të punës.
Për të arritur këtë është e nevojshme që Ju të përftoni një vështrim të përgjithshëm mbi profesionet ekzistuese dhe t’ju tregohet rruga që duhet të ndiqni për të arritur arsimimin e dëshiruar.
Ju keni mundësinë të merrni informacione edhe nga vizitat nëpër ndërmarrje dhe nga bashkëbisedimet që mbahen në klasën tuaj nga përfaqësuesit e zyrave mësimore si dhe nga persona të profesioneve të ndryshme.
Përveç kësaj, disa shkolla profesionale në rajonin tuaj ofrojnë informacione në kuadrin e “Ditëve të dyerve të hapura”. Flisni me mësuesit tuaj në lidhje me këtë; merrni informacione nga prindërit, të afërmit dhe shoqëria juaj në lidhje me profesionet e tyre dhe sesi ata kanë arritur të marrin kualifikimin e nevojshëm.
Për ta zgjeruar fushën e informimit, ne kemi dhënë adresa të vlefshme Interneti.
Materialet, që mund t’i shkarkoni këtu janë përgatitur në kuadër të Projektit, “Arsimi Profesional në Shqipërinë Verilindore”, që bazohet në marrëveshjen mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë. Ai financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik. Përgjegjës për zbatimin e projektit është Deutsche Gesellschaft für internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.
Ne ju urojmë shumë suksese në mësime dhe në karrierën profesionale!







