Të nderuar prindër!
Ka përfunduar viti shkollor 2011-2012 dhe kemi hyrë në stinën e sezonin e regjistrimeve të reja për vitin e ri shkollor 2012-2013.Ineresi juaj , i familjes suaj dhe, sigurisht dhe së pari, i fëmijës suaj, është përzgjedhja e një institucioni arsimor që të përmbushë kërkesat për edukim dhe arsimim bashkëkohor.Në detyrimin tuaj dhe tonin, në detyrimin tonë të përbashkët, për të arritur më të mirën në arsimimin dhe edukimin e fëmijëve dhe, nëse alternativa juaj është përzgjedhja e një institucioni arsimor jopublik (privat), Drejtoria e Zhvillimit të Arsimit Privat, ju orienton që:përpara se të regjistroni fëmijën tuaj sigurohuni që kopshti, shkolla 9-vjeçare apo e mesme ku do të regjistroni fëmijën të jetë e liçencuar.Liçenca është e vlefshme vetëm në rastet kur:
-
është lëshuar me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës;
-
është lëshuar nga Qendra Kombëtare e Liçencimit (QKL);
-
është lëshuar me Vendim të Këshillit të Ministrave –VKM. (Vetëm për institucionet arsimore jopublike (private) ku zhvillohen lëndë fetare ose ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhë të huaj.







