Faqja e parëPrindëritArsimi Privat Paraunversitar
Të nderuar prindër!
Ka përfunduar viti shkollor 2011-2012 dhe kemi hyrë në stinën e sezonin e regjistrimeve të reja për vitin e ri shkollor 2012-2013.Ineresi juaj , i familjes suaj dhe, sigurisht dhe së pari, i fëmijës suaj, është përzgjedhja e një institucioni arsimor që të përmbushë kërkesat për edukim dhe arsimim bashkëkohor. Në detyrimin tuaj dhe tonin, në detyrimin tonë të përbashkët, për të arritur më të mirën në arsimimin dhe edukimin e fëmijëve dhe, nëse alternativa juaj është përzgjedhja e një institucioni arsimor jopublik (privat), Drejtoria e Zhvillimit të Arsimit Privat, ju orienton që:përpara se të regjistroni fëmijën tuaj sigurohuni që kopshti, shkolla 9-vjeçare apo e mesme ku do të regjistroni fëmijën të jetë e liçencuar. Liçenca është e vlefshme vetëm në rastet kur:
-
është lëshuar me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës;
-
është lëshuar nga Qendra Kombëtare e Liçencimit (QKL);
-
është lëshuar me Vendim të Këshillit të Ministrave –VKM. (Vetëm për institucionet arsimore jopublike (private) ku zhvillohen lëndë fetare ose ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhë të huaj.
Të nderuar prindër, Ju bëjmë me dije se është jashtëzakonisht e rëndësishme që për fëmijët tuaj të përzgjedhni institucione arsimore të liçencuara, në mënyrë të veçantë kopshte të liçencuara. Në to fëmijët do të hedhin hapat e para, do të mësojnë shprehitë e para, do të edukojnë vullnetin dhe shpirtin krijues të tyre, do të marrin mësimet e para të etikës dhe sjelljes qytetare.Edukimi e arsimimi në këtë moshë është tepër delikat për të ardhmen e tyre, ndaj ju sjellim në vëmendje që të mos bini pre e mashtrimeve të disa bizneseve informale të ashtuquajtura “kopshte” . Të gjitha institucionet arsimore parauniversitare jopublike (private) të liçencuara, që nga kopshtet e deri në shkollat e mesme, kanë detyrimin që të zbatojnë programe, plane dhe tekste të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, detyrime për nivelin pedagogjik të stafit si dhe detyrime të tjera institucionale që sigurojnë shërbim arsimor dhe edukim cilësor dhe të njohur në Republikën e Shqipërisë. Drejtoria e Zhvillimit të Arsimit Jopublik(Privat) ju falënderon për bashkëpunimin e deritanishëm dhe ju fton në bashkëpunim dhe komunikim të vazhdueshëm për të realizuar objektivat e përbashkëta.
Faqja e parëPrindëritArsimi Privat Paraunversitar







