Asistencat dhe Bursat
Nxënësit që ndjekin studimet në institucionet arsimore publike dhe studentët që ndjekin një program studimi të ciklit të parë, me kohë të plotë, në institucionet arsimore publike, mund të përfitojnë bursë dhe përfitime të tjera të parashikuara me VKM, nga buxheti vjetor i miratuar për MASH. Ato administrohen nga DAR/ZA në bashkëpunim me njësitë e qeverisjes vendore (Kryetari dhe Këshilli i zgjedhur), duke i dhënë përparësi nxënësve dhe studentëve me aftësi të kufizuara dhe atyre nga shtresat sociale në nevojë.
Bursat akordohen mbështetur në kritere ekonomike (të ardhura të ulëta të familjes) dhe rezultateve të larta në mësime. Për nxënësit e shkollave profesionale që vijnë nga 16 rrethet më pak të zhvilluara të vendit, (zonat Verilindore dhe Juglindore) dhe ato (pavarësisht nga gjendja ekonomike e familjes) që ndjekin mësimet në degët e bujqësisë, blegtorisë, pyjeve dhe ndërtimit, akordohen dhe bursa.







