Misioni

I. Sektori i  Zhvillimit të Politikave të e-Edukimit

Sektori i e-Edukimit ne De-E do zhvillojë politikat dhe strategjitë për integrimin e TIK në shkolla. Një nga prioritetet kryesore do të jetë vendosja e kritereve për krijimin e standardeve të teknologjisë në edukim. Ky sektor do të drejtojë ngritjen dhe rritjen e të  gjitha kapaciteteve të TIK-ut në mënyrë sa më pedagogjike, efektive dhe novatore në proceset e mësimëdhënies dhe të mësuarit. Funksioni kryesor i këtij sektori është ndërtimi i kapaciteteve udhëheqëse në DAR-e dhe në shkolla që do të shërbejnë për planifikimin e teknologjive, implementimin dhe vlerësimin e tyre. Detyra të tjera të këtij sektori janë shërbimet konsultuese ndaj shkollave për çështjet e politikave dhe strategjive në lidhje me TIK si dhe do të  shë rbejë  si këshilltar informativ për të lidhur shkollat me burimet dhe ekspertizën e nevojshme në lidhje me TIK në edukim. Gjithashtu, ky sektor do të planifikojë dhe organizojë workshope, seminare, konferenca dhe tryeza të të mësuarit për të nxitur integrimin e teknologjisë së informacionit në klasa. Ky sektor do jetë si pikë mbështetje për sigurimin e burimeve edukative për mësuesit.


II. Sektori i e-Learning

Ky sektor ka për detyrë të eksplorojë dhe eksperimentojë me teknologjitë më të  përparuara dhe me TIK kryesisht të bazuara pedagogjisht për të çuar më përpara proçeset e të mësuarit dhe të mësimdhënies. Ky sektor do të zhvillojë burime të reja të TIK të cilat janë të orientuara pedagogjisht për mbështetjen e proçeseve të mësimëdhënies dhe të të mësuarit. Sekt. e-Learning do të egzaminojë efektet e të mësuarit në distancë dhe të teknologjive multimedia në sisteme dhe nivele të ndryshme të arsimit. Sektori i E-Learning ka pjesë perberese te veten dhe njësinë e TIK ne MASH. Sektori i e-learning do të  sigurojë mbështetje të  plotë të nevojave të MASH-it në  fushë n e TIK-ut  duke përdorur teknologjitë  më te avancaura. Gjithashtu, sektori i e-Learning do të  shërbejë  si pikë  konsultuese për problemet e TIK-ut  në  DAR/ZA.


Vlerat Drejtuese

Drejtoria e e-Edukimit udhëhiqet nga këto vlera:
Vendosjen e standarteve më të larta në komunikim (nivel kombëtar, qeveritar dhe ndërkombëtar) dhe në ndërtimin e marrëdhënieve me palë të treta – për ti shërbyer ngritjes së imazhit dhe reputacionit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës
Promovimin e një klime profesionalizmi për të reflektuar dhe pasqyruar në mënyrë adekuate progresin institucional 

Objektivat

Objektivat afat-gjata të Drejtorisë së e-Edukimit janë si më poshtë: 
Të mbështesë procesin arsimor nëpërmjet teknologjive edukative;
Të zgjerojë dhe të thellojë me tej raportet dhe bashkëpunimin konkret me të gjithë partnerët për arritjen e vizionit të Drejtorisë.
Prioritetet Strategjikë