Misioni
Hartimi i strategjive e politikave për zhvillimin e arsimit të lartë me objektiva specifikë, të realizueshme, të matshme dhe strategjikë, për përmirësimin e mëtejshëm të kurrikulave dhe të cilësisë së tyre, në bazë të legjislacionit dhe standarteve në fuqi, si dhe në përputhje me Procesin e Bolonjës.
Hartimi i planeve të monitorimit për zbatimin e kurrikulave dhe vlerësimin e cilësisë së tyre, bazuar në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
Pergatitja e te dhenave te sakta statistikore per kerkimin shkencor ne Universitete, sektorin privat e me tej.
Promovimi i Programeve te ndryshme kerkimore shkencore nen ombrellen e BE, si dhe mbajtja e lidhjeve te vazhdueshme me njesite baze qe mbulojne keto programe neper Universitete.
Vlerësimi i veprimtarisë kërkimore-shkencore në vend, zhvillimi dhe përsosja e vazhdueshme legjislacionit për shkencën drejt modeleve bashkëkohore të organizimit, bashkëpunimit nëpërmjet aplikimit në projekte kombëtare e ndërkombëtare, me synim final integrimin në Hapësirën e Kërkimit Shkencor Evropian.
Njohja e diplomave dhe certifikatave të fituara në shkollat e larta të huaja.
Ndjekja e autentifikimit te dokumentacionit akademik shqiptar sipas kërkesave të Institucioneve në vend, Institucioneve të huaja në Shqipëri dhe jashtë vendit.







