Misioni

 

Qëllimi kryesor i punës së Drejtorisë së Edukimit Parauniversitar, është:
Hartimi i strategjive dhe politikave të edukimit për zhvillimin e arsimit parauniversitar në koordinim me struktura të tjera të MASH dhe struktura analoge institucionale të nivelit qendror;
Mbështetja juridike e prioriteteve dhe objektivave të MASh të arsimit parauniversitar dhe ndërmarrja e përmirësimeve ligjore në përputhje me zhvillimet e reja arsimore; 
Hartimi dhe zbatimi i suksesshëm i një kurrikule kombëtare cilësore për arsimin parauniversitar si dhe sigurimi i teksteve shkollore cilësore;
Menaxhimi i rritjes cilësore dhe sasiore të Arsimit Profesional, strukturimi i tij me disa nivele sipas Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve (KShK) dhe pajisja e shkollave profesionale me kurrikulën e re bashkëkohore (Kurrikula Qendrore dhe Kurrikula në nivel shkolle, e hartuar në bashkëpunim me biznesin);
Përmirësimi i procedurave të vlerësimit të jashtëm përmes testeve të arritjes në nivel vendi dhe provimeve të lirimit e Maturës Shtetërore dhe rritjes së efektivitetit të monitorimt të procedurës së administrimit sipas standardeve shtetërore;
Përfshirja e sistemit arsimor shqiptar në vlerësime të jashtme ndërkombëtare dhe arritja e rezultateve të krahasueshme.

 

Vlerat Drejtuese

Drejtoria e Edukimit Para universitar udhëhiqet nga këto vlera:

Zhvillimi i vlerave etike në komunikimin dhe bashkëpunimin institucional ndërmjet strukturave, aktorëve dhe specialistëve të përfshirë në proceset e edukimit në arsimin para universitar;
Promovimin e një klime profesionale e të qëndrueshme në angazhimet dhe veprimtaritë e drejtorisë;
Promovim i arritjeve të suksesshme që evidencohen në procesin e hartimit të legjislacionit, kurrikulës, zgjerimit të arsimit të mesëm të përgjithshëm dhe atij profesional, si dhe vlerësimit të arsimit parauniversitar; 
Rritje e pjesëmarrjes së  realizuesve të shërbimit arsimor (mësuesit, specialistët, pedagogët), si dhe klientëve të shërbimit arsimor (prindërit, biznesi, shoqëria civile në përgjithësi) në hartimin e kurrikulës;
Bashkërendimi i punës me sektorë të tjerë në MASH dhe institucione të tjera të interesuara për Arsimin dhe Formimin Profesional, si: Agjencia Kombëtare e Arsimit dhe Formimit Profesional (AKAFP), Instituti Kurrikulave dhe Trajnimeve (IKT), Agjencia e Vlerësimit ë Arritjeve të nxënësve (AVA), Ministria e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, DAR/ZA dhe Shkollat profesionale e teknike;
Sigurimi i transparencës në informimin e publikut në lidhje me cilësinë e shërbimit edukativ e arsimor  të ofruar.


Objektivat

Objektivat afatgjata të Drejtorisë së Edukimit Para universitar janë si më poshtë:

Vendosja e standardeve në fushën e politikave të edukimit dhe legjislacionit, në shërbim të kërkesave të shoqërisë për cilësi në rritje në arsimin para universitar;
Sigurimi i kushteve themelore për një kurrikul kombëtare cilësore dhe për të gjithë, në nivelin parauniversitar, si dhe zbatimi i saj i suksesshëm në procesin mësimor;
Përfshirja me prioritet e fëmijëve 5-6 vjeçarë në të paktën një vit përgatitor;
Konsolidimi i Shërbimit psikologjik shkollor në sistemin parauniversitar;
Zgjerimi i pjesëmarrjes dhe rritjes së efektivitetit të grupeve të interesit në përvijimin e projekteve në fushën e edukimit dhe zbatimin e tyre;
Ndjekja dhe asistenca në procesin e hartimit dhe realizimit të kuadrit ligjor që lidhet me politikat e mënjanimit të braktisjes shkollore, zhdukjes së analfabetizmit, arsimimit të shtresave të margjinalizuara dhe  personave me aftësi të kufizuar; Rritjes nga 20% në 30% e numrit të nxënësve që ndjekin shkollat e arsimit profesional në periudhën 2009-2013, duke shtuar kapacitetet e pranimit nëpërmjet:
Shfrytëzimit të mjediseve të shkollave;
Boshatisja e mjediseve të zëna forcërisht nga qytetarët;
Ndërtimi i reparteve të praktikave profesionale dhe shkollave të reja;
Sigurimi i informacionit specifik për rezultatet e nxënësve në mbarimin e ciklit fillor, provimet e lirimit dhe të maturës shtetërore dhe monitorimi i aktorëve që kanë përgjegjësinë e vlerësimit të sistemit arsimor Parauniversitar;
Krijimi i kushteve për implementimin në Shqipëri të sistemit ndërkombëtar të vlerësimit “PISA”.


Arritjet që Synohen:


Drejtoria e edukimit para universitar synon të arrijë këto rezultate:
Përmbushja e objektivave dhe detyrave të Drejtorisë së Edukimit Parauniversitar në kudër të realizimit të prioriteteve të qeverisë të përcaktuara në strategjinë e arsimit para universitar;
Përmirësimi i mekanizmave ligjorë dhe administrativë, me synim rritjen e besueshmërisë së publikut tek provimet e Lirimit dhe Maturës Shtetërore;
Përfundimi i hartimit të kurrikulës së re për klasën e 11 dhe 12 të gjimnazit si dhe kurrikulën e shkollave të tjera të arsimit të mesëm (Shkollat e gjuhëve të huaja, gjimnazi me kohë të shkurtuar, seksionet dygjuhëshe);
Përgatitja, botimi dhe shpërndarja e 10 dispensave mësimore të drejtimit mësimor ekonomi-biznes në shkollat e ekonomike; 70% të librave të lëndëve me bazë profesionale për drejtimet më të ndjekura mësimore dhe 50% të librave profesional të profileve më të frekuntuara nga nxënësit;
Hapja e 10 drejtimeve të reja mësimore të nivelit të parë dy vjeçar dhe e 10-15 profileve të reja të nivelit të dytë 1 vjeçar në shkollat profesionale;
Ngritja e 5 shkollave të reja profesionale, e 10 bazave prodhuese si dhe pajisja e tyre me makineri dhe mjete të ndryshme;
Mbështetja në nivel institucional e të gjithë aktorëve të përfshirë në procesin e provimeve të Lirimit dhe të Maturës Shtetërore (shkollat dhe në nivel DAR/ZA
Konsolidimi i reformës së  Provimeve të lirimit dhe Maturës Shtetërore nëpërmjet rritjes së efektivitetit  të procesit të administrimit.