Aplikime

 

Mbi Aplikimet

DZHAP ka një sërë funksionesh dhe një nga këto është marrja e aplikimeve dhe lehtësimi i procesit të licencimit të subjekteve private që dëshirojnë të veprojnë në fushën e arsimit të parauniversitar dhe të lartë.

 

A. DZHAP-ja merr në shqyrtim kërkesat për licencim të instuticioneve parauniversitare si kopshtet dhe shkollat e arsimit bazë dhe të mesme profesionale apo të përgjithshme, për të cilat subjektet aplikojnë në Qendrën Kombëtare për Licencim (QKL). 

Shqyrtimi i kërkesave për licencim të institucioneve të arsimit parauniversitar > Më shumë informacion —> 

B. DZHAP-ja merr në shqyrtim kërkesat për licencim të institucioneve arsimore plotësuese si kurset e gjuhës, të matematikës apo të kompjuterit. Aplikimi bëhet direkt në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës.

Shqyrtimi i kërkesave për licencim të institucioneve arsimore plotësuese > Më shumë informacion —> 

C. DZHAP-ja merr në shqyrtim kërkesat për licencimin e institucioneve arsimore private që dëshirojnë ta organizojnë procesin mësimor në gjuhën e huaj.

Licencimi për fillimin e veprimtarisë në fushën arsimit parauniversitar në gjuhën e huaj > Më shumë informacion —> 

D. DZHAP-ja shqyrton dhe kontrollon kërkesat për licencim dhe leje ushtrimi veprimtarie të institucioneve arsimore të larta private, kolegje profesionale, universitete etj. 

Licencimi dhe leja për hapjen e institucioneve arsimore të larta private. > Më shumë informacion —> 

E. DZHAP-ja merr në shqyrtim kërkesat e institucioneve arsimore të larta private për programe studimore. 

Leja për programe studimore për institucionet e arsimit të lartë privat. > Më shumë informacion —> 


Aplikimet për institucionet e arsimit të lartë

Sigurohuni që para aplikimit për leje i keni të gjitha dokumentat e duhura dhe të sistemuara në një dosje të vecantë nga dosja e programeve.

Nisur nga përvoja e mëparshme, kur komunikimi midis subjekteve dhe personave përgjegjës në Ministrinë e Arsimit ishte tepër i shpeshtë për arsye të mungesave të theksuara apo vonesave, DZHAP-ja ka përgatitur disa lista kontrolli (checklists).

Ju jeni të këshilluar t'i përdorni ato në mënëyrë që të reduktohet korrespondenca e tepërt midis palëve dhe të rritet eficienca.

Checklista-t janë të bazuara tërësisht në Udhëzimin e fundit të muajit shkurt 2011.

Shkarkoni Udhezimin nr.11 date 28.02.2011.

Checklistat jane duke u ndryshuar:

 1. Checklist: Licencimi

2. Checklist: Dokumentat e duhura për leje

3. Checklist: Aplikimi për programe të reja

4. Checklist*: Kushtet fizike për t'u verifikuar nga grupi i MASH.

  

Aplikimet për institucionet e arsimit parauniversitar

- Shkollat e arsimit bazë dhe të mesme

- Institucionet arsimore plotësuese (të njëjtat procedura sikur edhe për shkollat e mesme dhe bazë)

- Shkollat e arsimit baze dhe të mesme në gjuhën e huaj apo fetare (kliko këtu për Vendimin e Këshillit të Ministrave)

-Aplikimi për institucionet arsimore parauniversitare tashmë që prej Maj 2009 kryet pranë Qendrës Kombëtare për Licencim.

Sigurohuni që para aplikimit për leje i keni të gjitha dokumentat e duhura.

DZHAP-ja ka përgatitur disa lista kontrolli për ju, në mënyrë që të kontrolloni dokumentacionin tuaj përpara aplikimit (checklists).

Ju jeni të këshilluar t'i përdorni ato në mënëyrë që të reduktohet korrespondenca e tepërt midis palëve.

Checklista-t janë të bazuara tërësisht në Udhëzimin Nr. 33, Datë 1.11.2010.

Ju lutem bashkëpunoni me ne duke kontrolluar fillimisht dokumentacionin tuaj nëpërmjet këtyre listave të renditura sipas rradhës së veprimeve.


1. Checklist: Aplikimi për licencë

2. Checklist*: Kushtet fizike për t'u verifikuar inxhinieri i licencuar.

VINI RE:  Inxhinieret prane DAR/ZA nuk do të ngarkohen më me kryerjen e verifikimeve për plotësimin e normativave teknike nga ana e objekteve që perdoren nga institucionet e arsimit privat.  Verifikimi i përmbushjes së standardeve normative të infrastrukturës të objektit shkollor do të kryet nga një person juridik apo fizik i licencuar pranë Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, i zgjedhur nga aplikanti dhe që do të mbajë edhe përgjegjësinë ligjore për përmbushjen dhe plotësimin e standardeve teknike që duhet të plotësojë një objekt shkollor në çastin e licencimit nga QKL-ja.