Mireserdhe në DZHAP
DZHAP
Drejtoria për Zhvillimin e Arsimit Privat (DZHAP) është krijuar me nismën e Ministrit aktual të Arsimit dhe Shkencës dhe nën përkujdesjen e qeverisë, me qëllim nxitjen e zhvillimin e arsimit privat.
DZHAP e konsideron Arsimin Privat si një alternativë të rëndësishme në ofrimin e shërbimeve publike në fushën e arsimit, e cila përmirëson kushtet në të cilat vepron tregu, rrit konkurrencën dhe inkurajon cilësi në shërbimin arsimor.
DZHAP synon që me veprimtarinë e saj të mbështesë zhvillimin e gjithanshëm të tij e të bashkërendojë, të ndërlidhë, të sintetizojë e të konkretizojë synimet e përpjekjet e aktorëve të ndryshëm në fushën e arsimit privat.
Për të na kontaktuar:
DZHAP-ja e çmon kontaktin e drejtpërdrejtë me subjektet, brenda normave të parashikuara nga ligji dhe brenda orareve të punës, nëse lihet takim më përpara në adresën elektronike ose me telefon, në adresën e e-mail-it dhe numrin e poshtëshënuar, gjatë orarit të punës.
Drejtoria është e vendosur në godinën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Rruga e Durrësit, Nr. 23, Tiranë
Orari zyrtar:
Nga e hëna deri të enjten 8:00 - 16:30 & Të premten 8:00 - 14:00
Tel: + 355 4 2225678
E-mail:







