Misioni i Ministrisë
Politika e programit të arsimit dhe kërkimit shkencor
Sigurimi i një sistemi arsimor cilësor, të integruar me kërkimin shkencor, që mundëson shanse të barabarta për të gjithë shtetasit shqiptarë, i fokusuar në formimin e qytetarit me ndërgjegje demokratike dhe me njohuri të e nevojshme për t'u përballur me kërkesat e ekonomisë së tregut në përputhje me prioritetet kombëtare dhe evropiane.
Qëllimi i politikave
Edukimi i qytetarëve shqiptarë me vlerat demokratike dhe kombëtare ;
Edukimi mbështetur në të drejtat e njeriut në përgjithësi dhe të fëmijëve në veçanti;
Edukim cilësor që:
1. respekton perspektivën dhe interesat e individit, të komunitetit dhe të shoqërisë,
2. synon arritjen e standardeve arsimore evropiane,
3. ofron njohuri dhe shprehi për t'u përshtatur me kërkesat e ekonomisë së tregut,
4. rrit aksesin e komunikimit për zhvillim profesional e shkencor, duke u përfshirë në rrjetat njerëzore të bashkëpunimit, bazuar në zotërimin e shprehive dhe shkathtësive të nevojshme për përdorimin e ICT dhe gjuhës angleze.
Sigurimi arsimit bazë për të gjithë;
Përshtatje e vazhdueshme e sistemit të arsimit dhe kërkimit me zhvillimet kombëtare, evropiane e më gjerë;
Krijimi i një rrjeti unik kërkimi dhe integrimi i kërkimit me mësimin në arsimin e lartë, bazuar në ristrukturimin e institucioneve kërkimore dhe në shndërrimin e universiteteve në qendra të kërkimit e të zhvillimit teknologjik, krahas procesit mësimor;
Integrimi i veprimtarisë kombëtare të kërkimit e të zhvillimit teknologjik në veprimtarinë shkencore dhe teknologjike rajonale, evropiane dhe botërore;
Zhvillimi dhe përdorimi efektiv i potencialeve njerëzore, arsimore dhe shkencore;
Optimizimi i efektivitetit dhe efiçencës së përdorimit të burimeve financiare;
Performanca e qeverisjes së sistemit të arsimit dhe kërkimit
Dokumenta strategjike të Ministrisë
Strategjia sektoriale e arsimit parauniversitar
Zbatimi i strategjisë së arsimit parauniversitar 2004-2015, e rivlerësuar dhe në proçes miratimi, është në fazën e implementimit të saj në kuadër të projektit Cilësi dhe Barazinë ArsimÂÂÂ. Ky projekt është zbatim i fazës së parë të Strategjisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar dhe ka si objektiv të përgjithshëm përmirësimin e cilësisë të proçesit mësimor dhe rritjen e numrit të regjistrimeve nga shtresat e varfra.
Strategjia sektoriale e arsimit të lartë
Përgatitja dhe miratimi i strategjisë afatgjatë të zhvillimit të arsimit të lartë përfaqëson synimin e MASH në këtë fushë për periudhën 2006-2007. Ky dokument synon institucionalizimin e reformimit të arsimit të lartë në strukturë, në përmbajtje, menaxhim dhe administrim, nëpërmjet zbatimit gradual të procesit të Bolonjës. Afrimi me standardet evropiane dhe unifikimi i kërkimit me mësimin në arsimin e lartë përbën zhvillimet kryesore në këtë fushë për periudhën 2006-2007.
Programet buxhetore të Ministrisë
PLANIFIKIMI, MENAXHIMI DHE ADMINISTRIMI
Politika e këtij programi konsiston ne reformimin dhe forcimin e kapaciteteve menaxhuese të sistemit arsimor.
ARSIMI BAZE (PËRFSHI PARASHKOLLORIN)
Politika e këtij programi konsiston ne sigurimin e kushteve te barabarta për pjesëmarrjen e arsimin e detyruar, për te gjithë fëmijët e moshës. Realizimin reformës arsimore nepërmbajtje dhe metode, duke hartuar kurrikulën e re dhe duke zbatuar gjerësisht standardet e përmbajtjes dhe arritjes. Përmirësimin e menaxhimit te burimeve njerëzore, nëpërmjet rritjes se motivimit te mësuesve dhe trajnimit e kualifikimit te tyre. Zhvillimin sasior dhe cilësor te Arsimit Parashkollor. Matjen e performancës së sistemit arsimor nëpërmjet vlerësimeve dhe provimeve.
ARSIMI I MESËM (I PËRGJITHSHËM)
Politika e këtij programi konsiston ne rritjen e tërheqjes së nxënësve që mbarojnë arsimin e detyrueshëm në arsimin e mesëm të përgjithshëm, krijimin e kushteve optimale pune në shkolla, reformimin e përmbajtjes dhe metodave, përmirësimin e teknologjisë mësimore dhe motivimit të mësuesve, duke synuar rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies.
ARSIMI I MESËM (PROFESIONAL)
Politika e këtij programi konsiston ne reformimin e Arsimit të Mesëm Teknik-Profesional dhe Social-Kulturor sipas nevojave të tregut të punës dhe zhvillimeve të zonave të veçanta të vendit. Rritjen e numrit të nxënësve që studiojnë në këto kategori arsimi, përmes krijimit të mundësive të reja, hartimit të kurrikulave të reja në tërësi dhe me dy nivele në veçanti për arsimin profesional, si dhe zgjerimit të bashkëpunimit me biznesin dhe komunitetin. Përgatitjen më te mirë profesionale e nxënësve, duke ngritur reparte të reja të zhvillimit të praktikave profesionale, kabinete të ndryshme dhe pajisja e atyre ekzistuese me makineri e teknologji të nevojshme. Përshtatjen e strukturës së arsimit profesional dhe atij social-kulturor me sistemin e detyruar 9-vjeçar të arsimit.
ARSIMI UNIVERSITAR
Politika e këtij programi konsiston ne parimet dhe qëllimet e Deklaratës së Bolonjës për të arritur standardet evropiane. Në mënyrë të veçantë, prioritetet janë zgjerimi ikapaciteteve të arsimit të lartë universitar dhe pasuniversitar për t'iu përgjigjur nevojave te shoqërisë për kualifikim, rritja e cilësisë se mësimdhënies nëpërmjet përmirësimit të kurrikulave dhe pasurimit të anës laboratorike dhe pajisjeve teknike, realizimi i autonomisë institucionale dhe financiare, përmirësimi i sistemit te bursave për t'i shpërndarë ato sipas meritave dhe nivelit ekonomik.
FONDE PËR SHKENCËN
Politika e këtij programi konsiston ne reformimin e sistemit të kërkimit shkencor. Menaxhimin e programeve të kërkimit shkencor dhe integrimin e kërkimit shkencor shqiptar me atë evropian. Integrimin e institucioneve dhe biznesit privat në veprimtari kërkimore shkencore.
Përmbledhje e angazhimeve kryesore në 2007
Sipas programeve, Ministria do të ofrojë produktet e mëposhtme në 2007. Këto produkte përbëjnë Planin e Monitorimit të Ministrisë.
Planifikimi, Menaxhimi dhe Administrimi
Objektivat e politikes
Planifikimi dhe futja e sistemeve të menaxhimit me bazë performance në të gjitha institutet, qendrat dhe agjencitë që varen nga MASH.
Zhvillimi i politikave të qarta për funksionet që MASH do të decentralizojë si dhe hartimi i udhëzimeve dhe akteve nënligjore përkatëse për DAR, ZA dhe shkollat lidhur me funksionet e decentralizuara.
Fillimi i funksionimit të EMIS në nivel qendror.
Zhvillimi i politikave të qarta për reformimin e sistemit të financimit dhe rritjen e kapaciteteve përkatëse në të gjitha nivelet.
Miratimi dhe/ose amendimi i ligjeve dhe akteve nënligjore për të nxitur shkollat që të vjelin të ardhura nga shërbimet.
Zhvillimi dhe diskutimi i modelit të financimit për nxënës.
Produktet qe do te ofrohen
86 sisteme te vlerësimit sipas kriterit te performancës.
1 projekt pilot për decentralizimin.
24 Institucione Arsimorete lidhura ne rrjet kompjuterik.
3000 mësues të trajnuarnë përdorimin e TIK.
110 Shkolla teinspektuara dhe te audituara.
Menaxhimi i politikave nesistemin arsimor.
Menaxhimi i politikave arsimore ne institucione.







