Ministria e Arsimit dhe Shkencës në mbështetje të programit "Cilësi dhe Barazi në Arsim"
- Data
- 22-10-2010
- Ora
- 09:30
- Vendi
- Tiranë
- Info
Ministria e Arsimit dhe Shkencës në mbështetje të programit "Cilësi dhe Barazi në Arsim" organizoi Konferencën e tetë për rishikimin 6-mujor të realizimit të programit vjetor të reformës. Në prezantimin "Arritjet kryesore te reformës në sistemin arsimor për vitin 2010" ministri i arsimit dhe shkencës z. Myqerem Tafaj , e cilësoi programin "Cilësi dhe Barazi në Arsim" si një sinonim të reformave arsimore dhe theksoi kategoritë e reformës së deritanishme arsimore: Aktet ligjore dhe nënligjore të arsimit të larte dhe atij parauniversitar, reforma kurrikulare, reformat institucionale, përmirësimi i kushteve të të nxënit dhe zhvillimi i kapaciteteve profesionale.Me tej ministri Tafaj shpjegoi objektivat e projektit CBA për vitin 2011 dhe te ardhmen e bashkëpunimit me Bankën Botërore pare ne këndvështrimin e strategjive të saj për arsimin deri ne vitin 2020. Ministri theksoi se objektivat e strategjive tona të zhvillimit të arsimit në të gjitha nivelet janë plotësisht në përputhje me strategjitë e Bankës botërore për arsim deri në 2020.
Me pas një pasqyre e detajuar e progresit te deritanishëm te programit dhe planifikimin për vitin 2011 u dha nga sekretari i përgjithshëm i institucionit, dhe nga drejtoritë përkatëse.







