V E N D I M
Nr. 248, datė 28.05.1999
PĖR KRITERET DHE PROCEDURAT E DHĖNIES
SĖ LEJES PĖR FUNKSIONIMIN E INSTITUCIONEVE ARSIMORE JOPUBLIKE DHE TĖ
INSTITUCIONEVE ARSIMORE PLOTĖSUESE JOPUBLIKE, KU ZHVILLOHEN LĖNDĖ FETRAE OSE KU
MĖSIMI ZHVILLOHET EDHE NĖ GJUHĖ TĖ HUAJ
Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė
ligjit nr. 7952, datė 21.06.1995 Pėr sistemin arsimor parauniversitar, me
propozimin e Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, Kėshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Objekt i kėtij vendimi janė institucionet
arsimore jopublike dhe institucionet arsimore plotėsuese jopublike, ku
zhvillohen lėndė fetare ose ku mėsimi zhvillohet edhe nė gjuhė tė huaj. Kėto
institucione arsimore funksionojnė nė pėrputhje me legjislacionin shqiptar dhe
me konventat, traktatet dhe marrėveshjet e ratifikuara nga Republika e Shqipėrisė,
duke respektuar realitetin shqiptar, arritjet dhe traditat e shkollės kombėtare
shqiptare.
2. Subjektet private, qė do tė funksionojnė si
institucione arsimore jopublike apo si institucionet arsimore plotėsuese jopublike, ku zhvillohen lėndė fetare ose ku
mėsimi zhvillohet edhe nė gjuhė tė huaj paraqesin kėrkesėn pranė Ministrisė sė
Arsimit dhe Shkencės. Kjo kėrkesė duhet
tė shoqėrohet edhe me kėto dokumenta:
a) Deklaratėn, nė tė cilėn subjekti merr pėrsipėr
respektimin e dispozitave ligjore dhe nėnligjore, qė rregullojnė funksionimin e
institucioneve arsimore jopublike dhe tė institucioneve arsimore plotėsuese
jopublike, ku zhvillohen lėndė fetare ose ku mėsimi zhvillohet edhe nė gjuhė tė
huaj, tė Deklaratės Universale tė tė Drejtave tė Njeriut dhe tė Konventės sė tė
Drejtave tė Fėmijėve.
b) Vendimin e gjykatės sė rrethit Tiranė pėr
regjistrimin si person juridik nė Regjistrin Tregtar, ku tė jetė pėrcaktuar
objekti i veprimtarisė nė fushėn e arsimimit, formimit dhe edukimit.
c)
Dokumentacionin
e nevojshėm, qė vėrteton se kėrkuesi ka njė ndėrtesė, truall dhe mjedise tė
tjera ndihmėse pėr funksionimin normal tė institucioneve arsimore jopublike. Pėr
ndėrtesat, trojet dhe mjediset e tjera, qė janė pronė shtetėrore, nuk do tė
pranohet kontrata e uzufruktit.
d) Vėrtetim nga Inspektoriati Sanitar dhe organet e
pushtetit vendor, se ndėrtesa dhe mjediset e tjera ndihmėse plotėsojnė kushtet
higjeno-sanitare, tė mbrojtjes kundėr zjarrit dhe kėrkesat e tjera tė tė qėnit
institucion arsimor, sipas normave ligjore. Ky vėrtetim duhet tė marrė parasysh
rregullat pėr sigurimin e jetės dhe tė shėndetit, tė mėsuesve shqiptarė dhe tė
huaj, si dhe dispozitat e ligjit pėr shėrbimin shėndetėsor, stomatologjik nė
shkolla, si dhe rregulloren e pėrbashkėt tė Ministrisė sė Shėndetėsisė dhe tė
Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės pėr shėrbimin shėndetėsor nė institucionet
parashkollore dhe shkollore.
e)
Garancinė pėr burimet e financimit, sė bashku me tarifėn
e frekuentimit pėr nxėnėsit.
f)
Dokumentin e numrit tė identifikimit si person i tatueshėm,
tė lėshuar nga zyra e tatim-taksave e degės pranė sė cilės ai ushtron
veprimtarinė, pėr shlyerjen e detyrimeve fiskale.
g)
Emėrtimin e institucionit arsimor jopublik, adresėn,
llojin e institucionit dhe titullin e dokumentit, qė lėshohet nė pėrfundim tė
tij apo tė ēdo viti shkollor.
h)
Planin dhe
programet mėsimore, qė do tė zhvillojė institucioni. Struktura e vitit shkollor
e institucioneve arsimore jopublike, ku zhvillohen lėndė fetare ose ku mėsimi zhvillohet
edhe nė gjuhė tė huaj, tė jetė e barazvlefshme me atė tė shkollave publike tė tė
njėjtit nivel, sė bashku me kalendarin e veprimtarive vjetore. Pėr
institucionet arsimore plotėsuese jopublike, ku zhvillohen lėndė fetare ose ku
mėsimi zhvillohet edhe nė gjuhė tė huaj, duhet tė pėrcaktohet kohėzgjatja,
struktura, nivelet apo modulet e formimit qė zhvillojnė.
i)
Listėn e plotė tė
stafit drejtues, mėsimdhėnės e ndihmės. Pėrcaktimi i drejtorit administrativ
dhe i drejtuesit pėr probleme mėsimore-edukative. Pėr stafin administrativ dhe
mėsimor-edukativ duhet tė paraqiten diplomat pėrkatėse, vėrtetimet pėr
kualifikimet e kryera, dėshmia e penaliteti sė bashku me disa gjeneralitete.
Kur pjesėtarė tė kėtij stafi nuk janė shtetas shqiptarė, pėrveē kėrkesave tė mėsipėrme
do tė paraqesin edhe dokumentacionin e pėrcaktuar, sipas dispozitave ligjore pėr
tė huajt. Ky dokumentacion do tė rinovohet nga
Ministria e Arsimit dhe Shkencės ēdo fillim viti shkollor, sipas ndryshimeve tė
mundshme, nė rast se ka tė tilla.
j)
Listėn e
teksteve bazė, qė do tė pėrdoren nga ky institucion:
- lėndėt mėsimore tė detyruara njėlloj me ato tė shkollave
publike;
- lėndėt mėsimore tė ndryshme nga ato tė planeve mėsimore tė
institucioneve ekuivalente, publike;
- lėndėt me zgjedhje dhe ato fakultative.
Kėto tekste duhet tu vihen nė
dispozicion organeve arsimore, kur njė gjė e tillė kėrkohet nga ata.
k)
Listėn e bazės
materiale, didaktike, qė ka institucioni arsimor jopublik nė shėrbim tė
realizimit tė kėrkesave tė planit dhe tė programit mėsimor.
l)
Miratimin nga
Sekretariaati Shtetėror i Fesė, i planit mėsimor, i programeve lėndore dhe i
teksteve tė pjesės jo laike, pėr subjektet fetare,
vendase apo tė huaja dhe pėr subjektet qė pėrfaqėsojnė subjektet fetare nė
Shqipėri, qė drejtojnė dhe organizojnė institucionet arsimore jopublike dhe
institucionet arsimore plotėsuese jopublike, ku zhvillohen lėndė fetare.
m) Rregulloren e brendshme tė institucionit, e cila
duhet tė ketė si qėllim pėrcaktimin e raporteve ndėrmjet drejtuesve, personelit
ndihmės dhe mėsimdhėnės, nxėnėsve, prindėrve etj.
n)
Rregullat dhe kriteret e vendosura nga institucionet pėr
pranimin e personelit dhe tė nxėnėsve.
3. Institucioni arsimor jopublik dhe institucioni
arsimor plotėsues jopublik ku zhvillohen lėndė fetare ose ku mėsimi zhvillohet
edhe nė gjuhė tė huaj duhet tė ketė regjistėr amze, regjistėr tė veēantė,
regjistėr klase apo formularėt e tjerė, qė nė kėto institucione pėrdoren si
dokumentacione bazė. Nė ēdo rast kėto dokumente u vihen nė dispozicion organeve
arsimore.
4. Pas dorėzimit tė tė gjithė dokumentacionit tė pėrcaktuar
nė pikėn 2 tė kėtij vendimi, me pėrmbushjen e afateve ligjore tė nevojshme,
Ministria e Arsimit dhe Shkencės paraqet kėrkesėn pėr dhėnien e lejes sė
institucionit arsimor jopublik dhe institucionit arsimor plotėsues jopublik ku
zhvillohen lėndė fetare ose ku mėsimi zhvillohet edhe nė gjuhė tė huaj, pėr
miratim nė Kėshillin e Ministrave.
5. Institucioni arsimor jopublik dhe institucioni
arsimor plotėsues jopublik ku zhvillohen lėndė fetare ose ku mėsimi zhvillohet
edhe nė gjuhė tė huaj, bazuar nė strukturėn e sistemit arsimor apo tė kursit qė
ndjek, duhet tė lėshojė dėftėse apo ēertifikatė notash ose aftėsie pėr pėrfundimin
e njė cikli arsimimi.
6. Institucioni arsimor jopublik dhe institucioni arsimor
plotėsues jopublik, ku zhvillohen lėndė fetare apo ku mėsimi zhvillohet edhe ne
gjuhė tė huaj duhet tė informojė organet arsimore pėr veprimtaritė e ndryshme qė
zhvillon jashtė proēesit mėsimor.
Pjesėmarrja e nxėnėsve nė to ėshtė fakultative. Miratimi
nga prindi, kujdestari apo nga vetė nxėnėsi ėshtė pėrcaktues nė kėtė pjesėmarrje.
Kėto veprimtari organizohen nga njė personel i specializuar dhe nė pėrshtatje
me grupmoshat.
7. Kėto institucione duhet qė pėr projektet dhe
eksperimentimet, me karakter psikopedagogjik e didaktik, tė informojnė organet
mėsimore, qėndrore apo ne rrethe, pasi tė kenė pėrcaktuar motivin dhe
objektivat pėrkatėse. Projekti duhet tė dorėzohet pėr miratim pranė Ministrisė
sė Arsimit dhe Shkencės jo mė vonė se dy muaj para
fillimit tė vitit tė ri shkollor. Ecuria e projektit ndiqet
me pėrparėsi nga specialistėt, duke bėrė vlerėsimet dhe pėrgjithėsimet e
nevojshme.
8. Institucioni arsimor jopublik dhe
institucioni arsimor plotėsues jopublik, ku zhvillohen lėndė fetare apo ku mėsimi
zhvillohet edhe nė gjuhė tė huaj, duhet tė dorėzojė pranė Ministrisė sė Arsimit
dhe Shkencės, brenda afateve tė pėrcaktuara, tė gjitha tė dhėnat sipas
standarteve tė miratura nga Instituti I Statistikės, si dhe tė dhėna tė tjera,
mė tė detajuara, qė mund tė kėrkohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės, pėr
veprimtarinė e tyre arsimore.
9. Ministria e Arsimit dhe Shkencės pėrcakton
kushtet dhe mėnyrat pėr njohjen e ēertifikatave dhe tė diplomave qė lėshohen
nga institucioni arsimor jopublik nė pėrfundim tė njė klase apo cikli, si edhe
tė dėshmive qė lėshohen nga institucioni arsimor joplotėsues nė pėrfundim tė
tyre.
Pėrfaqėsuesi ligjor i institucioneve
arsimore jopublike dhe institucioneve arsimore plotėsuese jopublike ku
zhvillohen lėndė fetare apo ku mėsimi zhvillohet edhe nė gjuhė tė huaj, jo mė
vonė se 15 ditė para fillimit tė vitit tė ri shkollor, bėn rishikimin e tė
gjithė dokumentacionit tė pėrcaktuar nė pikėn 2 tė kėtij vendimi, pasqyron
ndryshimet e mundshme nė rast se ka, plotėson dhe paraqet formularin e pėrgatitur
nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės, pėr gatishmėrinė pėr fillimin e vitit tė
ri shkollor, paraqet kontratat e punės me tė punėsuarit dhe dokumentacionin pėrkatės
pėr pagesėn e kontributeve tė sigurimeve shoqėrore dhe shėndetėsore.
10. Ngarkohet
Ministria e Arsimit dhe Shkencės pėr zbatimin e dispozitave ligjore e nėnligjore
pėr arsimimin, edukimin, formimin dhe kualifikimin nė institucionet arsimore
jopublike (me kohė tė plotė dhe tė pjesshme) dhe tė instutucioneve arsimore plotėsuese
jopublike, ku zhvillohen lėndė fetare ose ku mėsimi zhvillohet edhe nė gjuhė tė
huaj.
Ky vendi hyn nė
fuqi pas botimit nė Fletoren Zyrtare.