Tiranë, më 8 prill 2008

 

Udhëzimi për Maturën Shtetërore 2008, Sa pyetje do të kenë 4 testet e Maturës

Testi i provimeve të Maturës Shtetërore 2008, për secilin nga provimet e detyruara (Matematikë dhe Gjuhë-letërsi) do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 pyetje me përgjigje alternative (13 pikë) dhe 12 pyetje me pergjigje me zhvillim (37 pikë). Në total një maturant duhet të marrë maksimumi 50 pikë për cdo provim të detyruar.

2 provimet me zgjedhje zhvillohen vetëm një herë në vit dhe zhvillohen në një ditë.

Testet e provimeve me zgjedhje të Maturës Shtetërore 2008 do të përmbajnë për secilën lëndë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje me përgjigje alternative (10 pikë) dhe 10 pyetje me përgjigje me zhvillim (30 pikë).

Në total një maturant duhet të marrë maksimumi 40 pikë për cdo provim me zgjedhje.

Kohëzgjatja e dhënies së përgjigjes me shkrim për secilin nga testet e provimeve të detyruara do të jetë 2 orë e 30 minuta.

Kohëzgjatja për dhënien e përgjigjeve me shkrim për të dy testet e provimeve me zgjedhje do të jetë 4 orë.

Matura Shtetërore 2008 përbëhet nga katër provime: 2 (dy) të detyruara dhe 2 (dy) me zgjedhje. Të gjitha provimet zhvillohen me shkrim dhe zhvillohen në ditë të ndryshme (Dy provimet me zgjedhje zhvillohen në të njëjtën ditë) 

Provimet e detyruara të Maturës Shtetërore i jep çdo nxënës që ka përfunduar vitin e fundit të shkollës së mesme 4 dhe 5 vjeçare.

Nxënësi mbetës në provimet e detyruara ka të drejtën e riprovimit në sesionin e dytë (vjeshta).

Për nxënësit kalues në provimet e detyruara dhe që dëshirojnë të vazhdojë shkollën e lartë publike është e domosdoshme të japin edhe provimet me zgjedhje.

Nxënësi që në vitet shkollorë 2005-2006 dhe 2006-2007 ka marrë notë kaluese vetëm në njërin nga provimet e detyruara, e ruan këtë notë edhe në vitin shkollor 2007-2008 dhe nuk e jep sërish këtë lëndë në provimet e detyruara të Maturës Shtetërore 2008.

Nxënësi, i cili është mbetës qoftë edhe në një nga provimet e detyruara të Maturës Shtetërore në sesionin e parë, nuk ka të drejtë të futet në provimet me zgjedhje. Ky nxënës është i detyruar të japë riprovim lëndët e detyruara në vjeshtë dhe, në qoftë se i merr ato, ka të drejtë të futet në provimet me zgjedhje vitin e ardhshëm.

Lëndët dhe datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2008 për sesionin e parë:

Në shkollat e mesme të përgjithshme, me kohë të plotë ose të shkurtuar:

a- Letërsi dhe gjuhë shqipe 09 qershor 2008

b- Matematikë 17 qershor 2008

c- Lëndët me zgjedhje 10 korrik 2008

Në shkollat e mesme pedagogjike:

a- Letërsi dhe gjuhë shqipe 09 qershor 2008

b- Matematikë 17 qershor 2008

c- Lëndët me zgjedhje 10 korrik 2008

Në shkollat e mesme pedagogjike për minoritetin:

a- Gjuha dhe letërsia greke 02 qershor 2008

b- Letërsi dhe gjuhë shqipe 09 qershor 2008

c- Matematikë 17 qershor 2008

d- Lëndët me zgjedhje 10 korrik 2008

Në shkollat e mesme të gjuhëve të huaja:

a- Letërsi dhe gjuhë shqipe 09 qershor 2008

b- Matematikë 17 qershor 2008

c- Lëndët me zgjedhje 10 korrik 2008

Në seksionet dygjuhëshe (Profili shoqëror dhe natyror) :

a- Letërsi dhe gjuhë shqipe 09 qershor 2008

c- Matematikë 17 qershor 2008

d- Lëndët me zgjedhje 10 korrik 2008

Në shkollat e mesme social-kulturore artistike dhe sportive:

a- Letërsi dhe gjuhë shqipe 09 qershor 2008

b- Matematikë 17 qershor 2008

c- Lëndët me zgjedhje 10 korrik 2008

Në shkollat e mesme teknike ekonomike dhe teknike- profesionale 5- vjeçare dhe 3+2-vjeçare:

a- Letërsi 09 qershor 2008

b- Matematikë 17 qershor 2008

c- Lëndët me zgjedhje 10 korrik 2008