Del udhëzimi i ri për nxënësit e ngujuar
MASH marrëveshje me UNICEF për arsimim të barabartë
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka nxjerrë udhëzimin e ri për arsimimin e nxënësve të ngujuar për shkak të gjakmarrjes.
Udhëzimi i njohur si projekti “Shansi i Dytë” i vitit 2004 nuk parashikonte administrimin e dokumentacionit dhe regjistrimin e nxënësve, nuk parashikonte monitorimin e procesit nga DAR dhe MASH dhe as një shërbim psikologjik të veçantë për këta nxënës.
Marrëveshja e Bashkëpunimit me UNICEF
Në kuadër të zbatimit të Strategjisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar, për të krijuar shanse të barabarta në edukimin e nxënësve, e kryesisht të fëmijëve që janë të ngujuar për shkak të fenomenit të gjakmarrjes Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me UNICEF po zbaton projektin “Të mbrojmë fëmijët nga fenomeni i gjakmarrjes”, projekt i cili ka filuar në shtator të vitit 2006.
Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit MASH, në bashkëpunim me UNICEF, paralelisht me sensibilizimin, njohjen e situatës në vazhdimësi, trajnimin e mësuesve për të punuar me nxënësit e ngujuar po vazhdon arsimimin e nxënësve të ngujuar, në kushtet e shtëpisë.
Si objektiva kryesore të projektit përmendim:
· Ndërgjegjësimi i zyrtarëve në nivel kombëtar dhe lokal, të shkollave dhe komuniteteve mbi fenomenin e gjakmarrjes.
· Parandalimi i dhunës në komunitet, nëpërmjet trajnimeve të mësuesve, që do të shërbejnë si agjentë të paqes, tolerancës dhe respektimit të ligjit.
· Sigurimi dhe zbatimi i të drejtave të fëmijëve të prekur nga ky fenomen, për të drejtën e arsimimit sidomos, nëpërmjet sigurimit të materialeve të nevojshme dhe shkollimit në shtëpi.
Si rezultat i punës së bërë nga DAR/ZA, si dhe organizata të ndryshme joqeveritare, për sensibilizimin e opinionit shoqëror në tërësi, por dhe të familjeve që janë në gjakmarrje, numri i fëmijëve të ngujuar po zvogëlohet vazhdimisht. Sot në të gjithë vendin numërohen 87 fëmijë të ngujuar, kryesisht në Shkodër dhe Malësi e Madhe. Mësuesit që punojnë me këta fëmijë zakonisht banojnë afër këtij komuniteti dhe janë gjithsej 22 mësues në rrethin e Shkodrës dhe 5 mësues në Malësinë e Madhe.
Cfarë përmban udhëzimi?
MASH ka udhëzuar të gjitha Drejtoritë arsimore rajonale, zyrat e arsimit dhe drejtoritë e shkollave të forcojnë bashkëpunimin me organet e pushtetit vendor, për të evidentuar rastet e fëmijëve të ngujuar dhe të sigurojnë shërbimimin arsimor por edhe psikologjik të barabartë për këta fëmijë
-
Plani mësimor vjetor me fëmijët e ngujuar:
a. Për klasat I, II, III, VI, VII:
| Nr |
Lëndët |
Kl. I |
Kl. II |
Kl. III |
Kl. VI |
Kl. VII |
| 1 |
Gjuhë amtare |
160 |
140 |
130 |
110 |
110 |
| 2 |
Histori |
- |
- |
- |
10 |
10 |
| 3 |
Matematikë |
80 |
90 |
90 |
60 |
60 |
| 4 |
Fizikë |
- |
- |
- |
20 |
20 |
| 5 |
Dituri natyre/Biologji dhe edukim shëndetësor |
- |
- |
10 |
20 |
20 |
| 6 |
Gjeografi |
- |
- |
- |
10 |
10 |
| 7 |
Të drejtat e njeriut |
10 |
20 |
20 |
20 |
20 |
|
Orë gjithsej |
250 |
250 |
250 |
250 |
250 |
b. Për klasat IV, V, VIII:
| Nr |
Lëndët |
Kl. IV |
Kl. V |
Kl. VIII |
| 1 |
Gjuhë shqipe |
80 |
70 |
50 |
| 2 |
Lexim |
50 |
50 |
50 |
| 3 |
Histori |
10 |
10 |
10 |
| 4 |
Matematikë |
80 |
70 |
60 |
| 5 |
Fizikë |
- |
- |
20 |
| 6 |
Dituri natyre/Biologji |
10 |
20 |
20 |
| 7 |
Gjeografi |
- |
10 |
10 |
| 8 |
Kimi |
- |
- |
10 |
| 9 |
Të drejtat e njeriut |
20 |
20 |
20 |
|
Orë gjithsej |
250 |
250 |
250 |
2. Viti mësimor është jo më pak se 25 javë dhe mësimi zhvillohet tre herë në javë, me 10 orë/javë. Orët e mësimit janë 45 minuta.
3. Aty ku ka më shumë se një nxënës, që u përkasin klasave të ndryshme, punohet me sistemin e klasave kolektive.
4. Kur është e mundur, nxënësit grumbullohen në një nga familjet (vatrat mësimore) që ka fëmijë të ngujuar. -Në vatrat mësimore ku ka nxënës të arsimit fillor, jep mësim një mësues i këtij cikli, ndërsa për vatrat mësimore ku ka nxënës të klasave 5-8 jep mësim një mësues i ciklit të lartë. Në çdo dy vatra mësimore të klasave 5-8, që janë pranë njëra-tjetrës, jep mësim një mësues i lëndëve shoqërore dhe një mësues i lëndëve natyrore, duke u alternuar, me qëllim që të mbulohet mësimdhënia në lëndët kryesore.
5. Nxënësit regjistrohen në klasat dhe shkollat përkatëse në dokumentacionin bazë të shkollës. Çdo mësues mban një fletore regjistër. Të dhënat e fletores regjistër hidhen në regjistrin e klasës, një herë në javë. Të dhënat përfundimtare hidhen në amzën e shkollës dhe nxënësit në fund të shkollës pajisen me dëftesë bazuar në rezultatet e fituara.
|
|