Shperndahet me sukses fondi i subvencionit te teksteve
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se ka vijuar shpërndarja e fondit të subvencionit të teksteve, fond i parashikuar në buxhetin e shtetit të vitit të kaluar me vlerë 415 milionë lekë të reja.
Njoftojmë se në qarqet Kukës, Dibër, Mat, Shkodër dhe në rrethet, Malësi e Madhe, Mirditë, Lushnjë, Skrapar, Ersekë, Pogradec, Përmet, fondi është shpërndarë në masën 100%. Në qarqet Gjirokastër, Korçë, Lezhë, Vlorë është shpërndarë rreth 94-97% i fondit të parashikuar. MASH u bën thirrje qytetarëve sidomos në qytetet Krujë, Fier, Tiranë, Berat, Librazhd, Durrës, Elbasan, që dëshirojnë të përfitojnë nga subvencioni shtetëror, dhe kanë tërhequr fondin e subvencionit në masën nën 80%, se duhet të paraqiten në zyrat e Postës Shqiptare ku disponohen listat e nxënësve sipas shkollave e klasave përkatëse. Ky është viti i dytë i aplikimit të kësaj skeme, ku fondi i subvencionit të teksteve shkollore i kalon përdoruesit, pra prindërve dhe nxënësve, si në shkollat publike ashtu edhe në ato private.
|
|