487 punonjës të konvikteve u kalojnë në varësi bashkive. Nisma ne vijim te politikes decentralizuese dhe në shërbim të qytetarëve
“Ju sqarojmë se njoftimi i sotshëm i dale ne faqe te pare te disa te perditshmeve se dje qeveria vendosi shkurtime drastike ne personelin arsimor eshte i pavertete dhe druajme se rrjedh nga keqkuptimi e mosinformimi. Qeveria ka vendosur qe konviktet per nxenesit e shkolles se mesme te transferohen ne administrim te pushtetit vendor, pra bashkive perkatese. Krahas konvikteve, bashkive u kalojne edhe personeli i ketyre konvikteve (gjithsej 487 punonjes) deri tani ne varesi te MASH.
Kjo eshte nje mase ne vijim te politikes decentralizuese dhe te menaxhimit te sherbimeve me prane perfituesve, me prane qytetareve.
Skema e propozuar nga MASH i shërben administrimit më të mirë të konvikteve, rritjes së transparencës dhe luftës ndaj korrupsionit.”
Në përgatitjen e këtij vendimi janë ngritur grupe pune të përbashkëta me ekspertë të njësive të Pushtetit Vendor dhe përkatësisht nga Bashkia e Tiranës dhe Durrësit, për propozimin e skemës së re, e cila do të ofrojë shërbime më cilësore ndaj nxënësve dhe qytetarëve. Njëkohësisht skema e propozuar i shërben decentralizimit të shërbimeve arsimore drejt njësive vendore, menaxhimit më të mirë të konvikteve, rritjes së transparencës dhe luftës ndaj korrupsionit.
MASH dhe Ministria e Brendshme, në synim të arritjes së objektivave të përcaktuara, kanë ndjekur politikat e programit të qeverisë për të rritur numrin e kuotave të përcaktuarar të pranimit në arsimin e mesëm të përgjithshëm si dhe atë profesional e social-kulturor në mënyrë të vijueshme, duke shfrytëzuar në maksimum të gjitha kapacitetet fizike dhe administrative të institucioneve të arsimit parauniveristar.
Njësitë e pushtetit vendor në bazë të këtij vendimi janë përgjegjëse dhe do të vendosin vetë për numrin e punonjësve, strukturat analitike, rregullat për marrjen në punë dhe emërimin e tyre. Njëkohësisht njësitë e pushtetit vendor do të vendosin vetë për skemën e adminsitrimit të konvikteve të sistemit parauniversitar me synim plotësimin e kushteve të jetesës për nxënësit që vijnë nga shtresat sociale në nevojë si dhe për ata nxënës të cilët e kanë të pamundur rikthimin në vendbanimin e tyre. |