Tiranë, më 5 maj 2008

 

Potocnik në Tiranë, Ministri Pollo: një ngjarje e rëndësishme pas nënshkrimit të Shqipërisë si vend i asociuar në FP7

Me ftesë të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës z. Genc Pollo mbërriti sot në Tiranë Komisioneri Evropian për Kërkimin Shkencor z. Janezh Potocnik (Potoshnik).

Pas takimeve me autoritetet më të larta zyrtare Presidentin Topi, Kryeministrin Berisha, z. Potocnik do të marrë pjesë në një konferencë që do të organizojë MASH, nesër më 6 maj 2008, në nje Ditë Informimi për Programin Kuadër 7 (FP7), Programin COST dhe aktivitetet e JRC (Joint Research Centers) me synim informimin e kërkuesve apo shkencëtarëve të rinj shqiptarë rreth Memorandumit të nënshkruar midis Shqipërisë dhe BE-se per pjesëmarrjen e vendit tonë ne programin FP7 me Statusin e vendit te Asociuar dhe mundësitë që ata mund të kenë nëse aplikojnë në këtë program.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë dhe Kryeministri z. Sali Berisha, Ministri i Arsimit z. Genc Pollo, Ministrja e Integrimit znj. Majlinda Bregu, kërkues shqiptarë dhe evropianë ku do të flitet ndër të tjera edhe për: rritjen e kapaciteteve ne vend per implementimin e programit FP7, politikat e kërkimit shkencor, fondet për kërkimin shkencor, shkëmbim eksperiencash rreth aplikimit në këtë program, etj.

Vendi ynë ka nënshkruar Memorandumin për statusin vend i asociuar në FP7 në dhjetor 2007. “Sot është një dite e shënuar ne kalendarin e integrimit te Shqiperise ne Komunitetin Europian- tha ministri gjatë nënshkrimit të Memorandumit. - Kemi hedhur nje hap te madh e te rendesishem perpara, duke ofruar nje mundësi te jashtëzakonshme për universitetet shqiptare, qendrat tona kerkimore shkencore, kompanite private, entet publike dhe agjencitë e ndryshme qendrore si dhe individet, per te perfituar financime, teknologji dhe eksperience nga Programi Evropian, FP7.”

Programi FP7, eshte instrumenti kryesor i Komisionit Europian per financimin e kerkimit shkencor dhe teknologjise. Fondi ne dispozicion te ketij programi per periudhen 2007-2013 eshte 52 miliard euro.
Ai eshte i pari Program Komunitar ne te cilin Shqiperia aderon.
Në shtator të këtij viti, Këshilli i Ministrave miratoi statusin e vendit të asociuar, në Programin Komunitar “Programi i Shtatë Kuadër, për Kërkim e Zhvillim Teknologjik”, FP 7 për periudhën 2008-2013. (7th Frameëork Program on Research and Technological Development.
Anëtarësimi i vendit tonë në programin FP7 realizohet duke financuar nga buxheti afro 200 mijë Euro që janë ¼ e kontributit të Shqipërisë pjesa tjetër do të mblidhet nga fondet e Bashkimit Evropian CARDS/IPA.

Ai përbën në thelb, kontributin më të madh financiar, që është dhënë në këto 17 vitet e fundit në favor të kërkimit shkencor dhe është hapi kryesor në integrimin e vendit në ERA (Hapësirën Evropiane të Kërkimit).

Përfituesit e programit FP 7 janë të shumtë, duke filluar nga institucionet kërkimore shkencore, universitetet, kompanitë private, entet publike dhe agjensitë e ndryshme qendrore si dhe individët, të cilët mund të aplikojnë, duke ndërtuar konsorciume me subjekte homologe të vendeve antare të BE-së, atyre kandidatë dhe kandidatë potenciale, si dhe vendeve të asociuara në këtë program, në përputhje me procedurat e aplikimit.