Ministri Pollo takon Doris Pack
Sot kryetari i Partisë Demokrate të Re dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Genc Pollo së bashku me nënkryetarin z. Tritan Shehu pritën delegacionin e Parlamentit Evropian të kryesuar nga znj. Doris Pack.
Fillimisht biseda u fokusua në diskutimin për procesin e zgjedhjeve, tashmë në vigjilje. Z. Pollo theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve dhe shprehu bindjen se ato do të realizohen në standarde të larta si dhe falënderoi znj Pack për ndihmën e Parlamentit Evropian në ndihmën për kapërcimin e krizës zgjedhore.
Gjatë takimit znj. Pack u interesua edhe për arsimin dhe reformat në të, si Matura Shtetërore, reformat në Arsimin e Lartë, TIK-shkollat etj. Ajo u shpreh se do të angazhohej personalisht që programet e Bashkimit Evropian të bëhen sa më aksesibël për të rinjtë shqiptarë.
|