Tiranë, më 1 maj 2009 |
|
MASH shpall konkurrimin publik për përzgjedhjen e shtëpive botuese që do të prodhojnë dhe shpërndajnë tekste të huaja në shkollat shqiptare
Komisioni i Miratimit të Teksteve Shkollore pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës vendosi sot të shpallë konkurrimin publik për shtëpitë botuese që do të dëshirojnë të prodhojnë dhe shpërndajnë tekstet e Biologjisë, Kimisë, Fizikës, Shkencat e Tokës, për klasën X (e dhjetë) të gjimnazit.
MASH do të vërë në dispozicion për shqyrtim nga shtëpitë botuese të interesuara tekstet e huaja të përmendura nga data 2 deri më datë 6 maj në orët 8:30 deri në 16:30, si dhe në datë 7 Maj 2009, ora 08:30 - 14:00 pranë KMT, MASH. Për informacione të mëtejshme rreth paraqitjes së ofertave të interesuarit t'i drejtohen Komisionit të Miratimit të Teksteve Shkollore pranë MASH ose të vizitojnë faqen e internetit të MASH www.mash.gov.al .
|
|