Ministri Beja viziton Akademikun profesor Shaban Demiraj
Ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Fatos Beja vizitoi sot Akademikun profesor Shaban Demiraj, i cili fatkeqësisht prej disa ditësh gjendet në Spitalin Ushtarak në Tiranë, për shkak të një frakture në njërën këmbë.
Ministri Beja u shoqërua gjatë vizitës edhe nga Kryetari i Akademisë së Shkencave z. Gudar Beqiraj.
Ministri Beja i uroi shërim të shpejtë akademikut të mirënjohur Demiraj dhe ofroi ndihmën e shtetit, nëse do të ishte nevoja, për një trajtim më të specializuar. Megjithë moshën e thyer të akademikut, mjekët dhe drejori i spitalit ushtarak u shprehën se fraktura nuk është e rëndë dhe do të bëhen gjithë përpjekjet për shërimin e shpejtë të Akademik Profesor Shaban Demiraj.
Profesor Shaban Demiraj këtë vit festoi ditëlindjen e tij të 90-të, e megjithatë Akademia e Shkencave pret të publikojë së shpejti studimin më të fundit të profesorit të shquar.
|