Tiranë, më 16 qershor 2009

 

Dalin rezultatet e provimit të detyruar të Maturës Shtetërore 2009, për lëndën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe

 

“Përfundoi nxjerrja e rezultateve të provimit të parë të Maturës Shtetërore 2009, Gjuhë dhe Letërsi shqipe.

Pas përfundimit  me sukses të procesit të korrigjimit të testeve  në të katër Qendrat e Vlerësimit në Tiranë, Shkodër, Elbasan e Fier ka filluar qysh dje pasdite printimi i rezultateve në nota të nxënësve.

Sot pas orës 13:00, do të fillojë shpërndarja e rezultateve nëpër Drejtoritë Rajonale dhe Zyrat Arsimore, prej ku do të nisen për afishim në shkollat e mesme.

Në provimin e parë të detyruar të Maturës Shtetërore 2009, Letërsi dhe Gjuhë shqipe, morën pjesë 38.499 nxënës.

Agjensia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve, AVA përshëndet nxënësit, mësuesit, prindërit, punonjësit e DAR/ZA-ve, administratorët dhe vlerësuesit për përmbylljen me sukses të provimit të parë të Maturës Shtetërore 2009 dhe u uron nxënësve suksese në provimet e tjera.”