Kryeministri Berisha dhe Ministri i Arsimit Beja inaugurojnë një shkollë në Kuman, Fier.
Nxënësit e fshatit Kuman, në Fier, nuk do tu duhet të udhëtojnë më për 2 km për të shkuar në shkollë.
Kryeministri z. Sali Berisha dhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Fatos Beja inauguruan sot shkollën e re 9-vjeçare të këtij fshati, një investim i buxhetit të shtetit me vlerë 45 milion lekë, në prani të qindra banorëve' nxënësve dhe prindërve të tyre.
Një muaj më parë 210 nxënësit e arsimit 9-vjeçar të fshatit Kuman udhëtonin deri në fshatin Vidhisht për të marrë dijet.
|