Tiranë, më 12 qershor 2009 |
|
MASH rishpall konkurrimin publik për përzgjedhjen e subjekteve që do të prodhojnë dhe shpërndajnë metoda origjinale të mësimit të gjuhëve të huaja në shkollat shqiptare
Komisioni i Miratimit të Teksteve Shkollore pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës rishpall konkurrimin publik për shtëpitë botuese dhe distributorët që do të dëshirojnë të shpërndajnë në shkollat shqiptare për vitin shkollor 2009-2010 metoda origjinale për mësimin e gjuhëve të huaja nga klasa e tretë deri në klasën e dymbëdhjetë. Afati kohor për hapjen e ofertave me tekstet përkatëse në konkurrimin publik do të jetë data 17 qershor 2009, ora 10: 00, në MASH në sallën e mbledhjeve. Oferta dhe të gjithë dokumentet e kërkuar (përveç tekstit i cili duhet të jetë në gjuhën përkatëse të huaj) duhet të përgatiten në gjuhën shqip . Për informacione të mëtejshme rreth paraqitjes së ofertave të interesuarit t'i drejtohen Komisionit të Miratimit të Teksteve Shkollore pranë MASH ose të vizitojnë faqen e internetit të MASH www.mash.gov.al (http://www.mash.gov.al/kurikulat/vendim%20shpallje%20konkurrimi.GJUHET%20E%20HUAJA.doc ).
|
|