Miratohet ligji për Arsimin e Lartë
“Dje, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, miratoi ligjin për Arsimin e Lartë, duke shënuar kështu një epokë të re në zhvillimin dhe modernizimin e universiteteve tona.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës do të donte të falënderonte të gjithë deputetët, që morën pjesë aktive në shqyrtimin dhe debatimin e këtij pligji dhe që e përkrahën atë.
Vërejmë me kënaqësi, se rreth 28 amendamente të partive të opozitës janë tashmë pjesë e ligjit, i cili mori përkrahjen e qartë dhe të dukshme nga pjesë të rëndësishme të minorancës.
Ne shpresojmë që ligji të hyjë në fuqi sa më shpejt, në mënyrë që të proçedojmë me reformat e nevojshme, por edhe me zgjedhjet e autoriteteve dhe organeve drejtuese të Shkollave të Larta Publike, sepse ata kanë nevojë për një mandat të ri, për të ecur përpara.
Ministri do t’i drejtohet me një letër Presidentit të Republikës, për t'i kërkuar që brenda mundësive të tij, ta dekretojë sa më shpejt ligjin për Arsimin e Lartë”
Brikena Kollçinaku
Zyra e shtypit MASH
|
|