PROGRAMI PËR FËMIJË “MIQTË E UJIT” & PROGRAMI I PRAKTIKËS VERORE TË PUNËS 2008.
“Të kursejmë ujin dhe të ruajmë burimet tona ujore” është një nga motot e programit “Miqtë e Ujit” të organizuar nga MASH dhe Shoqata e “Ujësjellës Kanalizimeve” të Shqipërisë, tashmë për të dytin vit radhazi. Njëkohësisht, trajnimi pranë ndërmarrjeve të ujësjellësave i studentëve të viteve të pesta të Inxhinierisë së Mjedisit dhe Hidroteknikës është qëllimi i programit të praktikës verore të punës, një bashkëorganizim ky përsëri midis MASH, Fakultetit te Inxhinierise se Ndertimit dhe Shoqatës.
Sot, në 30 Prill 2008, në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës zv. ministri z. Halit Shamata ka nënshkruar per te dytin vit radhazi nje Marrëveshje Bashkëpunimi me Shoqatën e “Ujësjellës Kanalizimeve” per organizimin e Programit te Edukimit per Femije “Miqtë e Ujit”. Kryetari i shoqatës dhe njëkohësisht Drejtor i ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Shkoder, Z. Engjëll Gjondrekaj firmosi në emër të shoqatës.
Ndërsa zëvendës ministrja Adriana Gjonaj nënshkroi një Marrëveshje Bashkëpunimi me Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit përfaqësuar nga Dekani z. Andrea Maliqari dhe Shoqatën për Programin e praktikave verore të punës të studentëve të Inxhinierise se Ndertimit.
Pjesëmarrës ne këtë ceremoni ishin përfaqësues të institucioneve nënshkruese, drejtorë të Ndërmarrjeve të Ujësjellës Kanalizimeve të qyteteve si: Tiranë, Korçë, Shkodër, Kavajë, etj.
Të dyja palët vlerësuan bashkëpunimin gjatë organizimit të programit për fëmijë vitin e kaluar i cili u prit me mjaft interes dhe solli mjaft vlera të rëndësishme tek fëmijët përsa i përket cështjeve të lidhura me kursimin dhe mbrojtjen e burimeve tona ujore. Njëkohësisht, Z. Shamata dhe Z. Gjondrekaj shprehën bindjen e tyre se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe gjatë zhvillimit të programit për fëmijë për këtë vit si dhe gjatë organizimit të Programit të praktikës verore të punës për studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit.
Programi për fëmijë “Miqtë e ujit”
Objektivi i përgjithshëm i programit “Miqtë e Ujit”, është rritja e ndërgjegjësimit tek fëmijët për sa i përket çështjeve të lidhura me ujin, pikërisht në një moshë të re, nëpërmjet një metode interesante dhe interaktive duke kombinuar mësimet mbi principet bazë në lidhje me ujin, me lojëra dhe aktivitete të cilat përforcojnë këto njohuri të marra.
Fëmijët që do të përfshihen në këtë program pilot do të jenë përsëri nxënës të klasave të treta të shkollave fillore në Tiranë, Durrës, Korçë, Shkodër, Kavajë, Pogradec, Gjirokastër, Berat, etj.
Ashtu si dhe procedura e vitit të kaluar, në bazë të Marrëveshjes, shoqata do të marrë përsipër trajnimin në rajonet e sipërpërmendura të mësuesve. Nxënësit e shkollave të përzgjedhura do të marrin materiale si një libërth për fëmijë, për të mësuar më tepër rreth ujit dhe rezervave të tij si dhe edukimin ndaj kursimit dhe ruajtjes se ujit. Mësuesit do të fillojnë tu shpjegojnë materialin nxënësve bazuar në Udhëzuesin për Mësuesit përgatitur nga shoqata.
Në fillim të muajit qershor, ndërmarrjet respektive të ujësjellës kanalizimeve, do të organizojnë konkurse për 12 vizatimet më të mira të të gjithë fëmijëve në shkollat pjesmarrëse, me temë “Uji nëpërmjet syve të fëmijëve”. Të gjitha vizatimet fituese në nivel lokal, duke përfshirë dhe 12 vizatimet më të mira, do të shfaqen në një ekspozitë e cila do të organizohet nga shoqata, gjatë Konferencës së saj vjetore. Me 12 vizatimet e përzgjedhura do të përgatitet edhe një kalendar për vitin e ardhshëm 2009.
Objektivat specifikë të këtij programi pilot janë:
· Tu sigurojë nxënësve të shkollave të përzgjedhura në të gjithë Shqipërinë njohuritë bazë për të kuptuar konceptet themelore rreth burimeve ujore dhe përdorimit të tyre, duke theksuar fort kursimin dhe mbrojtjen e ujit;
· Të nxisë nxënësit e përfshirë në program për të shprehur njohuritë e fituara gjatë zhvillimit të programit, në formën e vizatimeve ku të reflektohet njëri prej principeve kryesore të trajtuara dhe të mësuara gjatë kësaj kohe të zhvillimit të programit;
· Të bëhet vlerësimi dhe përzgjedhja e vizatimeve për tu ekspozuar në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar duke synuar ndërgjegjësimin e komunitetit mbi rëndësinë e kursimit dhe mbrojtjes së burimeve tona ujore e parë kjo nga sytë e fëmijëve.
Programi i Praktikës Verore të Punës, 2008
Qellimi i pergjithshem i programit te praktikes mesimore eshte qe ta beje profesionin e sherbimit te furnizimit me uje, kanalizimeve e trajtimit te tij te deshirueshem, nje profesion me jetegjatesi qe do te terheqe e do te mbaje ne nivel te kualifikuar, te rinjte universitare te cilet do te kontribuojne ne permiresimin e pergjithshem te realizimeve shumeplaneshe ne sektorin e ujit ne Shqiperi.
Disa nga synimet e ketij programi jane:
· T'u ofrojme studenteve nje mundesi praktike, eksperience pune per te investuar ne fillimin e karrieres se tyre profesionale ne te gjitha aspektet e punes, te mirembajtjes e funksionimit te nje ndermarrjeje te ujesjelles kanalizimeve.
· T'u sigurojme ndermarrjeve te ujesjelles kanalizimeve nje mundesi per te fituar eksperience ne perfshirjen e studenteve praktikante ne planet e veprimeve te tyre dhe per te zbuluar burime kapacitive te praktikanteve me qellim permiresimin e treguesve te ndermarrjeve.
Studentet qe do te pranohen ne kete program mund te jene studente te vitit te katert apo te peste te cilet ndjekin studimet ne Universitetin Politeknik te Tiranes ne Fakultetin e Inxhinierise se Ndertimit prane Departamenteve te Inxhinierise se Mjedisit apo Hidraulikes.
Programi i praktikes eshte planifikuar qe te mund te realizohet ne dy muaj ne sezonin veror me studente te Fakultetit te Inxhinerise se Ndertimit prane Departamenteve te Inxhinierise se Mjedisit apo Hidraulikes. Praktika do te realizohet ne ndermarrjet e ujesjelles kanalizimeve te Republikes se Shqiperise bazuar ne nje marreveshje zyrtare ndermjet ndermarrjeve pritese dhe studentit praktikant qe ka firmosur me ndermarrjen respektive si dhe bazuar ne nje marreveshje tjeter zyrtare ndermjet shoqates dhe studenteve praktikante.
Studenti praktikant do te bashkepunoje me drejtorin e ndermarrjes pritese per te identifikuar ceshtje apo probleme specifike, per te cilen studenti praktikant duhet te zhvilloje nje raport te zgjeruar me shkrim, ne te cilen te rekomandoje zgjidhje per problemin e ngritur gjate kohes se praktikes ne ndermarrje.
|