Pollo në diten e Tokes: Godina shkollore termoizoluese dhe llampa fluoreshente
Sot në ditën ndërkombëtare të tokës, Ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Genc Pollo së bashku me drejtorin e përgjithshëm të KESH z. Gjergj Bojaxhi zhvilluan një takim me nxënësit e gjimazit P.N. Luarasi.
Ky takim në një nga shkollat e mesme të Tiranës organizohet në vijim të projektit të MASH dhe KESH për kursimin e energjisë elektrike, pas lancimit të fushatës nga z. Pollo dhe Bojaxhi në shkollën 9-vjecare „Qazim Turdiu“ në shkurt.
Ministri Pollo gjatë takimit tha:
„Kam qenë dhe në një shkollë 9-vjeçare lidhur me enrgjinë dhe me përdorimin e saj, por në ditën emblematike të tokës duam të bisedoj me ju dhe grupin e ambientalisteve të gjimnazit P.N.Luarasi për lidhjet e pandashme midis energjisë, prodhimit dhe konsumit të saj, dhe planetit tonë.
Por përtej alarmimit,qe e hasim shpesh përtej ngritjes së vemendjes ne duhet të përqendrohemi se krahas ndërgjegjësimit, që diçka duhet bërë dhe çfarë konkretisht duhet të bëjmë dhe të masim nëse e bëjmë dot apo jo. Sepse vetëm fjalët e përgjithshme për rrezikun dhe nevojën e reagimit nuk janë të mjaftueshme n.q.s nuk dalim në disa konkluzione konkrete dhe praktike në ndryshimin e sjelljes sonë.
Dhe ajo që diskutuam në shkollë ne perendim te Tiranes në takimin e mëparshëm ishte qasja ndaj energjisë elektrike e cila në të shkuarën tonë socialiste, në kohën e partisë së punës pastaj idenë e madhe të shtetit jo gjithmonë ndërgjegjësuar si malli ynë i përbashkët si malli ynë i përbashkët, konsiderohej deri diku dhe si mall konsumi. Edhe për faktin se çmimi ishte shumë i ulët dhe për faktin se fatura jo gjithmonë paguhen në mënyrë të rrëgullt dhe kjo nuk mund të vazhdojë kështu. Prandaj thirrja ime nga takimi ishtë, që të kuptojmë që shpenzimi i madh i energjisë dhe i pavend do të thotë që energjia të shpërdorohet dhe dikush tjetër mos t’a ketë, apo unë vetë mos t’a kem.
Dhe ne mund të kontribuojmë duke ndikuar në gjëra fare të vogla dhe të thjeshta. T’a bëjmë vetë dhe t’u themi dhe prindërve kur të dalin nga shtëpia të mbyllin dritën, mos t’a lenë ndezur kot, apo pajisje të tjera elektroshtëpiake. Duken gjëra të vogla në vëllim për secilin nga ne, por kur kemi parasysh zhvillime të tjera dhe efektin që bëjnë ato në atmosferë apo në glob në përgjithësi. Por nëse disa miliardë njerëz do të sillen në këtë mënyrë atëherë konsumi i energjisë do ishtë më i ulët
Po përmend dy nisma te tjera :
Standarti termoizolues i shkollës. Ne kemi trashëguar godina që në të shumtën e tyre nga vitet 60-70 kur në të shumtën e tyre ky koncept nuk ekzistonte dhe teknologjia ndërtimore nuk ekzistonte dhe në vëmendje e qeverisë së asaj kohe kjo nuk ekzistonte. Ajo që kemi ndyshuar këto dy vjet është që të përcaktojmë një standart ndërtimor për të gjitha shkollat që do të ndërtohen në vendin tonë duke fillua që këtë vit, që ato të kenë në teknologjinë e ndërtimit të tyre, muret e tyre shtresa, apo pajisje të tilla të cilat e rruajnë energjinë brenda. Dhe për t’i ngrohur ato do të duhet shumë më pak korent dhe në kohë vape ato do të jenë më të freskëta. Është një investim i parë që bëhet por që jep e jep frutin e vet në të ardhmen në vijim.
Ose ndriçimi, është i pazëvendësueshëm në një shkollë si dhe në një zyrë.
Ka llampa floreshente që kundrejt asaj inkandeshnte: e para është më e shtenjtë, por është më jetëgjatë dhe kursen më shumë energji. Prandaj dhe po të shikosh nga pikpamja ekonokime dalim më të fituar kundrejte asaj që ne kursejmë.” (fund i citatit)
Projekti synon ndërgjegjësimin e të rinjve nëpërmjet informimit të nxënësve të shkollës bazë dhe të shkollave të mesme për përdorimin me eficencë të energjisë elektrike. Objektivi është edukimi i fëmijëve me metodat praktike të përdorimit të përditshëm të energjisë elektrike, që nxënësit mund ta marrin shumë më mirë në shkollë, duke mësuar, por edhe duke u argëtuar, për të kursyer në këtë mënyrë një burim i cili nuk është i pashtershëm, dhe mbi të gjitha kushton.
Për këtë në të gjitha shkollat bazë dhe ato të mesme prej 3 muajsh po shpërndahen materiale me tema për përdorimin me eficencë të energjisë elektrike. Gjithashtu është menduar edhe organizimi i një ekspozite pikturash në rang kombëtar, me temë “Të kursejmë energjinë elektrike”fituesit e të cilës do të stimulohen me cmime ndërsa imazhet më të mira të realizuara nga fëmijët do të përdoren gjatë fushatës së KESH për informimin dhe edukimin.
|
|