Nëshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit
Shqipëria anëtare e asociuar në FP7, mundësi e jashtëzakonshme për komunitetin shkencor.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Genc Pollo dhe Komisioneri per Kerkimin e Bashkimit Europian z. Janezh Potocnik nënshkruan në Bruksel ne selinë e Komisionit Europian, Memorandumin e Mirekuptimit ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Komunitetit Europian mbi associimin e Shqiperise ne Programin e Shtatë Kuadër për Kërkim e Zhvillim Teknologjik, (FP7)
Gjatë kësaj ceremonie ministri Pollo deklaroi:
“ Sot eshte nje dite e shenuar ne kalendarin e integrimit te Shqiperise ne Komunitetin Europian.
Kemi hedhur nje hap te madh e te rendesishem perpara, duke ofruar nje mundesi te jashtezakonshme per universitetet shqiptare, qendrat tona kerkimore shkencore, kompanite private, entet publike dhe agjensite e ndryshme qendrore si dhe individet, per te perfituar financime, teknologji dhe eksperience nga Programi Europian, FP7.
Duke hequr barrierat e fundit qe ndanin komunitetin e kerkuesve dhe studiuesit shqiptare nga koleget e tyre europiane, kemi bere te mundur integrimin e metejshem te vendit ne Hapesiren Europiane te Kerkimit (ERA).
Kjo mareveshje perben ne thelb, kontributin me te madh financiar, qe eshte dhene ne keto 17 vitet e fundit nga qeverite shqiptare ne favor te kerkimit shkencor dhe jemi te bindur se ajo do ti jape nje shtytje te dukshme, zhvillimit social-ekonomik te Shqiperise”.
Ndërsa Komisioneri per Kerkimin, Janezh Potocnik, ne emer te Bashkimit Europian, deklaroi :
“Duke nisur nga Janari 2008 Shqipera do te kete te njejtat te drejta dhe detyrime ne FP7 sikurse dhe vendet antare te Bashkimit Europian.
Juve do tu ofrohen mundesite maksimale per tu bere pjese e projekteve europiane te kerkimit. Ju do te ndani me ne transferten e dijes dhe mundesite e krijuara nga tregjeve te reja. Ne nuk duhet te harrojme qe perfshirja e Shqiperise neHapesiren Europiane te Kerkimit do te jete nje hap paraprak per gjera shume te medha. Kooperimi ne kerkim sjell perfitime ne vetvehte; por eshte gjithashtu nje experience e rendesishme dhe nje mjet per zhvillimin ekonomik ne rrugen e futjes ne BE”.
Programi FP7, eshte instrumenti kryesor i Komisionit Europian per financimin e kerkimit shkencor dhe teknologjise. Fondi ne dispozicion te ketij programi per periudhen 2007-2013 eshte 52 miliard euro.
Ai eshte i pari Program Komunitar ne te cilin Shqiperia aderon.
Në shtator të këtij viti, Këshilli i Ministrave miratoi statusin e vendit të asociuar, në Programin Komunitar “ Programi i Shtatë Kuadër, për Kërkim e Zhvillim Teknologjik”, FP 7 për periudhën 2008-2013. (7th Framework Program on Research and Technological Development.
Anëtarësimi i vendit tonë në programin FP7 realizohet duke financuar nga buxheti afro 200 mijë Euro që janë ¼ e kontributit të Shqipërisë pjesa tjetër do të mblidhet nga fondet e Bashkimit Evropian. CARDS/IPA
Ai përbën në thelb, kontributin më të madh financiar, që është dhënë në këto 15 vitet e fundit në favor të kërkimit shkencor dhe është hapi kryesor në integrimin e vendit në ERA (Hapësirën Evropiane të Kërkimit).
Përfituesit e programit FP 7 janë të shumtë, duke filluar nga institucionet kërkimore shkencore, universitetet, kompanitë private, entet publike dhe agjensitë e ndryshme qendrore si dhe individët, të cilët mund të aplikojnë, duke ndërtuar konsorciume me subjekte homologe të vendeve antare të BE-së, atyre kandidatë dhe kandidatë potenciale, si dhe vendeve të asociuara në këtë program, në përputhje me procedurat e aplikimit. |